Tragjedi në Kanada/ Burri në depresion vret 8 anëtarë të familjes dhe veten

31 Dhjetor 2014, 14:57Bota TEMA
Tragjedi në Kanada/ Burri në depresion vret 8 anëtarë

Nëntë të vdekur  ka qenë bilanci tragjik, pas një krimi brenda familjes që ndodhi në Kanada.

I dyshuari i krimit është Phu Lam, 53 vjeç i cili u gjet i vdekur, dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.
Fillimisht autori hapi zjarr ndaj 37 vjeçares Cindy Duong duke e ekzekutuar atë me armë në banesën e saj në qytetin perëndimor, Edmonton të Kanadasë. Më pas ai ka vrarë edhe shtatë vetë të tjerë, mes tyre edhe dy fëmijë të cilët ishin nën moshën 10 vjeçare, 4 gra dhe 2 burra.
Policia e Kanadsë, njofton se po zhvillon hetime për vrasjen e tetë njerëzve dhe se ky është rast i dhunës familjare nga një person me probleme. Vrasja e 6 të rriturve dhe e 2 fëmijëve, qartas është kryer nga njeriu me depresion, i cili më vonë është larguar nga ky qytet dhe më pas vrau veten në një restorant”, tha shefi i policisë së Edmonton, Rod Knecht.
Vrasje të ngjashme në Kanada janë shumë të rralla. Në qytetin Edmonton, me 878.000 banorë gjatë 2013 janë regjstruar 27 vrasje, por ngjarja e fundit është tragjedia më e madhe që prej 1956 ku u vranë 6 persona.

2 komente në “Tragjedi në Kanada/ Burri në depresion vret 8 anëtarë të familjes dhe veten”

  1. teodori says:

    PD:Ja se c fare do te thote ta drejtosh vendin si Edi Rama.Njerez ne gjithe boten , te merzitur dhe te stresuar nga situata qeverisese ne Shqiperi i japin fund jetes se tyre dhe familjareve.Kjo eshte katestrofa qe po i sjell Edi Rama botes.

    1. @ teodori says:

      O bole! Ne Kanada ka ndodhur krimi, jo ne Durres, ç’hyn Edi Rama ketu??? Apo ke pare enderr qe Rama eshte kryeminister i Kanadase? Ik o bole, fshatar gdhë, futi ndonje pjate pershesh me uje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje