OBSH: Luftëtarët e ISIS në Irak janë prekur nga Ebola

2 Janar 2015, 17:33Bota TEMA
OBSH: Luftëtarët e ISIS në Irak janë prekur nga Ebola

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pohuar se Ebola mund të ketë prekur edhe luftëtarët e ISIS.  OBSH ka pohuar se është duke investiguar rreth raporteve që vijnë nga Iraku, ku militantë të ISIS ndodhen në spital me shenjat e virusit vdekjeprurës, i cili ka shkaktuar 8000 të vdekur ne Afrikën Perëndimore gjatë 2014-ës.

Sipas tre mediave  një numër i paverifikuar i  militantëve islamik ka  shfaqur shenja të sëmundjes së frikshme, në një spital në qytetin e Mosulit, i cili mbahet peng nga ISIS, 250 kilometra në veri të Bagdadit.

Raportet që vijnë nga pro-kurdët dhe por-irakianët mbeten ende të pakonfirmuara, por OBSH ka kërkuar të lidhet me zyrtarët e ISIS për të ofruar ndihmë nëse janë prekur nga Ebola.

Qeveria e Irakut ende nuk ka thënë zyrtarisht nëse bëhet fjalë për Ebola apo jo.

Qyteti i Mosulit është nën kontrollin e ISIS që nga qershori i vitit 2014 dhe javët e fundit mësohet se grupi terrorist ka ekzekutuar dhjetëra doktorr që kanë refuzuar të kurojnë luftëtarët islamik.

Sipas një raporti të një gazete proqeveritare në Irak, “al SAbaah” virusi është sjellë në Mosul nga terroristë që kanë ardhur nga vende të ndryshme si dhe nga Afrika.

Simptomat e Ebolas janë të ngjashme me ato të malaries, ndaj dy sëmundjet mund të ngatërrohen lehtësisht.

Gjithsesi shumë pak luftëtarë të ISIS mendohet se kanë udhëtuar nga Afrika Perëndimore ku shpërtheu Ebola, drejt Irakut dhe Sirisë./ Përgatiti: J.H

 

10 komente në “OBSH: Luftëtarët e ISIS në Irak janë prekur nga Ebola”

  1. as says:

    Ua futi daj Sam-i me marifet! Kerma u kthefshin te gjithe!

    1. pilo lala says:

      Kjo eshte tamam pune e mire e CIA. Po ta kene bere kete, do i shuajne veten ata.

  2. meti says:

    epo shyqyr de , vdekshin te gjithe

    1. m says:

      Po keta idiotet perse po afrojne ndihme qe tju priten kokat pasi t”i sherojne. Hej sa budallenj ka kjo bote! Ata u shofshin me rrenje nga Ebola!

  3. Wendy-B says:

    hahahahahaha Do ja kene sjelle velleznit afrikane te Harrameve.

  4. elinor,.,,.. says:

    Perendimi duhet t’i ndihmoje ISIS-et. Dhe ata premtojne se nuk do presin me koka… vetem me plumb mbas veshi.

  5. A says:

    Shtetet dhe Qeverite e Shqiperise dhe Kosoves te marrin masat e duhura nga shqiptarucet qe kane shkuar si “luftetar” ne vendet arabo islamike si Shteti debil ISIS, te cilet neqoftese te kthehen te kontrollohen me imtesi edhe nga ana shendetesore se mos t’na sjellin semundjen vdekjeprurese EBOLEN. Te mira pre ketyre vendeve injorante nuk kemi, por me sjellur edhe EBOLEN kjo na duhet.
    Prandaj i them EDI RAMES, TAHIRIT dhe BEQES te marrin masa rradikale sa jemi ne kohe, se pastaj mbetet vetem fjalet e ngushellimeve qe nuk i hyjne kujt ne pune. Prej islamikeve vetem keto gjera pret.

  6. pjatalarsi says:

    Eboles se trupit po i gjindet dermani, por eboles se kokes se ketyre si t’ia bejme!? E ka thene Allahu, thone keta, dhe as topi nuk i luan nga mendja e tyre!

  7. antispiuni says:

    Keshtu ka kosto me te ulte lufta. Keshtu pati bere edhe Kolombi dikur….! ?

  8. L M says:

    nuk e kuptoj pse OBSH kerkon ti ndihmoje ata te krisurit.e meritojne ebolen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje