Anija “Astrolabe”, e nisur nga Antarkrida në 26 dhjetor, pas vetëm afro 20 km lundrim, ka mbetur e bllokuar në mes të akullit, pa pasur mundësi të kthehet pas.
Në bordin e anijes ndodhen dhjetëra studioues të etnive të ndryshme, mes tyre pesë italianë, te cilet i përkasin të gjithë strukturave të kërkimit. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Kërkimit, Corrado Leone ka thene se do t’u duhen ende gjashtë ditë lundrim, per te mberritur ne destinacion.
Në Astrolabe, përveç 12 anëtarëve të ekuipazhit dhe pesë italianëve, gjenden edhe studiues francezë, australianë dhe nga Zelanda e Re. Pas ndryshimit të drejtimit të erës, mesditën e së shtunës, anija nisi të lëvizë ngadalë dhe nëse gjithçka shkon mirë, gjatë ditës së të dielës pritet që anija të dalë në det të hapur.
Ndërkohë, një vit më par anija ruse “Akademik Shokalskiy” mbeti e bllokuar për një javë në akull me 52 pasagjerë në bord. / E.D