Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të tjerë të mbytur në Detin Java, pasi avioni i Air Asia me 162 persona në bord përfundoi në fund të detit pas një avarie nga moti i keq.
Autoritetet indoneziane të kërkimit thanë se kanë loklaizuar bishtin e avionit në fund të detit, ndërsa do vijojnë punën për gjetjen e të gjitha pjesëve të tij, në mënyrë që dhimbja e familjarëve të lehtësohet sadopak.
Deri tani 39 trupa janë gjetur në det, ndërsa ekipet e kërkimit veç disa pjesëve të avionit kanë gjetur edhe çanta dhe sende personale të viktimave të ketij aksidenti të rëndë ajëror.
Sipas ekipeve që po merren me hetimet se ç’ka ndodhur me avionin, por edhe megjetjen e trupave të pajetë të pasagjerëve, mendohet se shumë prej tyre mund të jenë ende brenda trupit të avionit. /j.h