A do të jetë ngritja e Kinës paqësore?

4 Janar 2015, 18:42Bota TEMA
A do të jetë ngritja e Kinës paqësore?

Besjan Hajrullahu*

Kjo është një pyetje që me gjasë do të dominojë një pjesë të madhe të debatit intelektual në dekadat e së ardhmes. Pyetja e parashtruar nuk korrespondon me rrethanat e së tashmes, sepse nuk do të ishte në harmoni me situatën e tashme  të marrëdhënieve botërore. Në të vërtetë kjo është më tepër një pyetje që korrespondon me dekadat e ardhmshme. “Ngritja e Kinës” është një term, që përdoret për të përshkruar aftësitë e zgjeruara, ndikimin dhe sinergjitë e ndërlidhura dhe që ka arritur të bëhet një fenomen global në aspektin ekonomik, diplomatik, dhe ushtarak. Prandaj kjo pyetje vlen për një periudhë në të cilën Republika Popullore e Kinës do të arrijë një zhvillim më të madh ekonomik, një standard më të lartë jetësor për qytetarët e saj dhe një fuqi më të madhe “të forte” e “të butë” (hard & soft power). Pasi që zhvillimi ekonomik tjetërson mënyrën e sjelljes së shteteve, bën që “ndryshimi“ potencial të jetë me i zbatueshëm. Andaj, “ndryshimi” në vetvete do të ketë implikime në zhvendosjen e fuqive botërore dhe gjithashtu në perceptimin e RPK-së në arenën ndërkombëtare.

Rendi anarkik dhe i komplikuar botëror e bën  sot të vështirë që çështja kryesore të vlerësohet tërësisht, duke na detyruar të teorizojmë për zhvillimet e së ardhmes. Për të arritur deri në pikën ku jemi të aftë për t’iu përgjigjur çështjes kryesore me më shume qartësi, së pari duhet të shqyrtojmë këto çështje të tjera të rëndësishme: “A është ndërvarja ekonomike botërore garanci që ngritja e Kinës do të jetë paqësore?” “Cilat janë qëndrimet e shteteve fqinje të Kinës?”

Dinamika e Kinës në raport me rendin botëror

Kushtet e rënda ekonomike gjatë erës maoiste shtynë përpara nevojën për të përvetësuar qasje të tjera nga Qeveria Kineze për zhvillimin ekonomik. Kjo nënkupton që Kina nuk do të kishte mundur të ketë zhvillim ekonomik pa kooperimin me komunitetin ndërkombëtar. Marrja e së drejtës së anëtarësimit në OBT në vitin 2001 ishte një hap i madh përpara për zhvillimin ekonomik të Kinës dhe gjithashtu një gjest simbolik që paraqiste Kinën si të gatshme për të bërë kompromise dhe kooperime me komunitetin ndërkombëtar. Procesi të cilit Kina iu nënshtrua për ta bërë ekonominë e saj të përshtatshme me kërkesat e OBT ishte i vështirë pre t’u realizuar. Edhe pse procesi ndikoi në “sovranitetin” e Kinës, pasi që legjislatura kishte nevojë të ndryshohej dhe t’i përshtatej legjislaturës së re, megjitheate procesi perparoj sic ishte planifikuar. Kjo nënkupton që Kina përvetësoi një qasje më neoliberale kundrejt komunitetit ndërkombëtar, që e paraqet atë si një shtet të orientuar nga status kuoja. Sidoqoftë, mund të themi  që sjellja e Kinse ka ndjekur një kalkulim të kujdesshëm të analizës së risk-benefitit. Kjo do të thotë se Kina ka qenë e gatshme për të kooperuar vetëm pasi të ketë vlerësuar që benefitet do t’i tejkalonin humbjet në aspektin afatgjatë, duke pranuar fillimisht një pozitë të pafavorshme. Dhe siç e tregoi koha, hyrja ne OBT dëshmoi të ishte një investim shumë i dobishëm.

Në sfera të tjera, siç mund të jetë ndryshimi klimatik lidhur me emetimin e dyoksidit të karbonit, Kina është treguar shumë e zëshme. Kina ka ruajtur një qëndrim shumë të fortë kundrejt vendeve të zhvilluara lidhur me çështjen e ndryshimit klimatik, pra duke ndjekur një realizëm politik. Zhvillimi ekonomik gjatë tri dekadave të fundit për Kinën ka ardhur me një kosto shumë të madhe, siç është përkeqësimi i vazhdueshëm i ambientit të saj. Gjatë vitit 2020 Kina pritet të jetë emetuesi më i madh i dyoksidit të karbonit, që e bën Kinën defakto faktor në kooperimin ndërkombëtar për ndryshimin klimatik. Megjithatë, gjatë samitit të Kopenhagës në vitin 2009, Kina shfaqi një opozite të zëshme kundër iniciativës së bërë nga vendet e zhvilluara lidhur me rishikimin e protokollit te Kyotos dhe me imponimin e  kërkesave të reja për emetimin gazrave nga vendet në zhvillim. Kina konsideron që emetimet e tepruara të bëra historikisht nga vendet e zhvilluara të jenë faktori kyç për degradimin aktual të ambientit. Me fjalë të tjera, Kina i konsideron vendet e zhvilluara si përgjegjëset kryesore për nxehjen globale dhe sipas saj do të ishte padrejtësi që vendet në zhvillim të llogariten si përgjegjëse për veprimet e vendeve të zhvilluara. Nëse vëzhgohet ky argument objektivisht duket që është paksa hipokrizi të kërkohet nga Kina të sakrifikojë zhvillimin ekonomik në këtë fazë, kur dihet se ende është në procesin e zhvillimit të shtresës se mesme. Në anën tjetër Kina nuk mund të kërkoj të ketë një vendimmarrje më të madhe në çështjet botërore, siç  ajo kërkon me ngulm në mënyrë të vazhdueshme, pa shendrruar veten ne nje faktor më të madh duke ndërmarrur me shumë pergjegjsi për çeshtjet boterore. Në këtë aspekt faktet paraqesin Kinën si një shtet me tendenca revizioniste. Fatkeqësisht ky seksion nuk e ka mundësinë të hyjë më thellë në detaje lidhur me çështjen e parashtruar, por sidoqoftë ne mund të vëzhgojmë që Kina gjatë tri dekadave të fundit ka përfituar jashtëzakonisht shumë  nga bashkëpunimi me sistemin ndërkombëtar, në vend se të mbështetej tërësisht në fuqinë e fortë, që do të thotë që çështjet praktike kanë pasur prioritet krahasuar me çështjet ideologjike në spektrin ndërkombëtar. Sipas Johnson-it, Kina nuk mund të konsiderohet si një fuqi revizioniste, por më tepër si një fuqi status kuoje. Duket sikur Kina anon me tepër si një fuqi status kuoje, për shkak të kufizimeve të imponuara nga sfidat e saj të brendshme, që do të thotë se Kina në këtë kohë është më tepër e fokusuar në zhvillimin e saj ekonomik sesa të sfidojë rendin aktual botëror. Sidoqoftë, Kina ndryshon qasjen e saj kur dyshon se sovraniteti i saj mund të dëmtohet ose kur SHBA-të  ndryshojnë normat ndërkombëtare duke ndërmarrë aksione të njëanshme ushtarake nëpër botë. Zhvillimi ekonomik tjetërson sjelljen e shteteve, dhe qëllimet janë të pakuantifikueshme, prandaj ne nuk mund të përcaktojmë krejtësisht se çfarë sjell e ardhmja  për Kinën. Ne mund të vëzhgojmë një zhvendosje të paradigmës duke shikuar sloganet qeveritare kineze, nga “Paqe dhe Harmoni” në “Ëndrra kineze”. Ky mund te jete një indikator që Kina është e gatshme të ndërmarrë një rol më të vendosur dhe më me përgjegjësi në arenën globale, duke kërkuar që në  botë  të ketë një rend multipolar.

Ndërvarja ekonomike dhe fqinjët

Mbase argumenti më i fuqishëm në mbështetje të nocionit që “ngritja e Kinës” do të jetë paqësore, krahas argumentit të posedimit të armëve bërthamore, nga vende të ndryshme, është argumenti i ndërvarjes ekonomike. Teoria e propozuar nga Micheal Mandelbaum-i, sugjeron që duke promovuar ndërvarësi dhe një integrim më të fuqishëm ekonomik, vendet mund të përfitonin në mënyrë të konsiderueshme në sferën e sigurisë dhe të ekonomisë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, bota filloi të përqafojë strategji më tepër të orientuara nga tregu dhe kapitalizmi, përfshirë këtu pjesërisht edhe Kinën. Ky ndryshim shtroi rrugën për trendin e globalizimit që lehtësoj zhvillimin ekonomik për vendet e pazhvilluara, sërish përfshirë këtu edhe Kinën, që kishte një GDP-i për kokë banori më të ulët sesa vendet afrikane në të kaluarën. Në këtë mënyrë rreth 600 milionë njerëz u nxorën sipër kufirit të varfërisë. Megjithatë, sipas Kenneth N. Waltz-it ndërvarja ekonomike jo gjithnjë prodhon paqë, por në fakt mund të jetë burim për konflikte ndërmjet vendeve.

Kriza financiare në 2008 dëshmoi se ndërvarësia financiare mund të ndikojë në perçimin “epidemik”  të krizës në botë. Kriza tregoj që vendet janë shumë më të ndijshme ndaj ndryshimeve të ekonomise boterore seç ishte paraparë, dhe kjo paraqet ndërvarësinë ekonomike si burim për destabilizimin politiko ekonomik . Nëse e vëzhgojmë ndërvarësinë ekonomike të Kinës, fqinjët e Kinës dhe ShBA-të, duke e përfshirë këtu edhe faktorin e sigurisë si një variabël, ne mund të vëzhgojmë një dinamikë shumë komplekse midis tyre. “Ngritja e Kinës” gjatë tri dekadave të fundit përmes ngjarjeve të brendshme dhe të jashtme ka pasur implikime në ndryshimin e perceptimit të saj nga shtetet fqinje. Këto ngjarje kane tjetërsuar në mënyrë të vazhdueshme opinionin publik, politik dhe të biznesit gjatë viteve të fundit. Zhvillimi ekonomik i Kinës ka qenë një burim i madh për dyshime dhe kokëçarje për fqinjët e saj, pasiqë Kina ka filluar të dominojë ekonomikisht Azinë si ekonomia e dytë më e madhe në botë. Andaj janë shtruar pyetjet nëse ky fakt do te ndikojë që politika e jashtme kineze të përvetësojë politika me tone më revizioniste. Ky trend ka krijuar një lëvizje në “pllakat tektonike” të gjeopolitikës ne Azinë Lindore. Sipas Jae Ho Chung-ut vendet e  tjera të Azisë Lindore kanë tendenca “balancimi” dhe “bandwagon” kundrejt Kines. Sipas skemës së portretizuar nga punimi i tij hulumtues mund të shohim se vendet si Japonia, Koreja Jugore, Mongolia, Australia dhe Filipinet kanë tendenca balancimi ndaj Kinës, kurse vende si Mjenmari, Kamboxhia, Vietnami, Indonezia, Koreja Veriore, Laosi dhe Tajlanda kanë tendenca bandwagon ndaj Kinës. Kjo do të thotë se disa shtete e konsiderojnë zhvillimin e Kinës si  një faktor rreziku për sigurinë e tyre, kurse shtetet e tjera të Azisë Lindore e shohin si një faktor stabiliteti dhe një burim të madh për zhvillimin e tyre ekonomik. Sido që të jetë, Qeveria e Kinës në mënyrë të palodhshme është munduar të qartësojë se ngritja e saj është krejtësisht paqësore dhe se Kina kërkon të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar. Gjithashtu Qeveria e Kinës ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që sovraniteti i saj të dëmtohet.

Si përfundim,nuk ka asnjë dyshim për një ngritje të Kinës në botë gjatë tri dekadave të fundit, ose mbase një ri-ngritje siç do ta përshkruante Angus Maddison-i. Ngritja e fuqive të reja në botë në vetvete sjell implikime për status kuon relevante. Koncepti i njohjes “annerkenung” i Hegelit duket të jetë një instrument i fuqishëm për të kuptuar qenien njerëzore dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për të kuptuar dinamikat ndërshtetërore. Sipas Hegelit, lufta për njohje është burim i çdo konflikti dhe burim për çdo shkëlqimi njerëzor. Është dëshira për të imponuar vlerat dhe konceptet tona mbi të tjerët ajo që krijon dialektikën “pronarë – skllav”. Sipas Williams-it “Hegeli i koncepton marrëdhëniet ndërkombëtare si një luftë për njohjen midis shteteve. Ashtu siç përshkruhet përballja origjinale ndërmjet individëve autonomë  si një lufte për jetë a vdekje, gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet shteteve sovrane janë të krahasueshme me luftën e  jetës dhe të vdekjes për njohje që përfshin mundësinë për luftë”. Kjo do të thotë që në  rastin e ndërveprimit midis shteteve sovrane koncepti i njëjtë është i aplikueshëm, por me ndryshimin që në këtë rast tejkalohet dimensioni finit i individit autonom dhe antagonizmi shtrihet në rrafshin ideologjik.

*Autori është Student në studimet master në Universitetin e Fudan-it, Shanghai , Kinë

 

10 komente në “A do të jetë ngritja e Kinës paqësore?”

  1. Pelasgian says:

    Per mendimin tim bota do te vazhodoje te jet e dominuar nga Perendimi me lider AngloSaksonet ( USA/Canada,Angli,Australi dhe EU )pavarsisht rritjes apo uljes se Kines . Ne fakt ne shume debate rreth ” ngjitjes se Kines ” flitet per nje ngjitje qe u KRIJUA nga Amerika dhe vendet e tjera t’Europes dhe kur ta shikojne te nevojshme ( apo nqs rrezikohen ) i fusin zbritjen sikur ish Bashkimit Sovjetik .

    Kina si fillim te permirsoje jeten e qytetarve te saje ne cdo aspekt dhe te mendoje me shume per tregun e saj te brendshem (qe eshte gjigand po aq sa exporti , ndoshta edhe me i madh ) dhe pastaj te mendoje per influencim jasht kufijve . Edhe Hanet e dine mire qe jashta Kines eshte sikur ne kohe te kolonializmit ku Amerika me shoke komandojne .

  2. ardi mamurrzaku says:

    Kina nuk duhet absolutisht te nenvleftesohet.?!
    ato jane fuqia e pare ekonomike,kane ne dore pothuajse me shume se gjysmen e afrikes ne dore,dhe borxhin publik amerikan dhe te disa shteteve eropiane…
    ato jane shume te mirorganizuar dhe pothuajse nuk gabojne ne cdo afar per interesat e tyre.
    po kolonizojne evropen dhe nje pjese tbotes ne menyre te organizuar.
    JANE DHE SHUME NACIONALIST

  3. katarakti says:

    Tema e trajtuar nga autori eshte interesante per rrjedhat qe do te marre bota gjate 10-vjeçareve te ardhshem. Por fatkeqesisht shkrimi ishte nje lloj mish -mashi sepse i mungonte koherenca. Dukej sikur eshte i ndertuar copa copa duke marre pjese dhe opinione here te njerit ekonomist dhe here te tjetrit. Prandaj tingellonte si i shkruar nga ndonje ose disa teoriciene te ekonomise liberale. Per me shume ne te mbizoteron nje veshtrim dhe nje gjuhe shume teknike.
    Per mua historia eshte shume e thjeshte. Ngritja e Kines filloi te pershpejtohet vrullshem pas renies se Murit te Berlinit dhe krijimit te ekonomise globale. Kriteri i kesaj ekonomie eshte çvendosja e teknologjise dhe prodhimtarise nga vendet e zhvilluara drejt botes se trete dhe shitja e prodhimit po ne vendet e zhvilluara. Ne kete menyre fitimet e shumekombesheve u dhjetfishuan gjate ketyre 30 vjeteve. Por niveli i mireqenies ne Europe dhe Amerike ka rende dukshem. Edhe ne rast se nuk ka rene edhe me shume kjo spjegohet se keto vende po jetojne duke thelluar borxhet shteterore. Si Greqia, Italia, Spanja etj. Ten Hsio Pini ishte lideri kinez qe i hapi rrugen zhvillimit te Kines. Ai i ftoi shumekombeshet dhe korporatat e huaja te prodhonin mallrat e tyre ne Kine ku rrogat jane 30 here me te ulta se ne vendet perendimore. Dhe multinacionalet u sulen si mizat drejt mjaltit. Kina fitoi me kete rast teknologjine perendimore dhe menyren e prodhimit. Tani ajo ia arriti qellimit dhe nuk ka nevoje me shume per keto shumekombeshe. Mos te harrojme se ne Kine kemi nje ekonomi kapitaliste qe eshte nen thundren e Partise Komuniste Kineze. Dhe ka shume mundesi qe pas jo me shume se 15 vitesh Kina te jete fuqia e pare ekonomike, ushtarake dhe politike ne bote. Dhe interesat e saj do te jene primare, siç ishin interesat e Amerikes gjate shekullit te kaluar. Dhe kush do te dale kunder Kines do ta pesoje keq. Kina qe sot ka nje sufiçit te tmerrshem monetar dhe tregtar me SHBA-ne. Per mua bota do te udhehiqet nga Kina gjate ketij shekulli. A do te jete kjo me mire apo me keq per njerezimin kjo mbetet te shihet. Per mendimin tim do te jete me keq pasi kemi te bejme me nje sistem autoritar ku nuk pyetet as per te drejtat e njeriut as per ato te kombeve.

    1. Pelasgian says:

      Kina historikisht ka qene nje GJIGANT prej letre . Shkrimi yt eshte shume i sakte per sa i perket zhvillimit te Kines por besoj qe NATO bashke me vendet e tjera aleate te Amerikes nuk do lejonin kurre nje Kine qe komandon boten . Plus Kina ka edhe super kundershtar ne kte arene dhe te cilet jan gjiogant gjithashtu si psh – India dhe Japonia . Ushtarakisht as qe behet fjale te dominoje Kina ne bote , madje s’do ket as “sukseset” e ish bashkimit Sovjetik .

      Sa i perket ekonomise vendet Europiane duhet te zgjohen e te kuptojne qe nuk konkurrohet me nje vend qe i trajton puntoret si Skllever dhe i paguan shume here me pak . Europa duhet te ule monedhen e saj unike dhe te forcoje doganat e saj sepse shume favore ju behen produkteve kineze ndersa ne Kine te kontrrollojne edhe me te voglin detaj kur bohet fjala per importim te mallrave europiane . Vetem kshtu Europa mund te rinise ekonomine e saj .

      Amerika pati rritje rekord kte 3 mujorshin e fundit me +5% . Ne te njejten rruge te Amerikes duhet te eci dhe Europa .

      Kina ka tashme teknologjine e vendeve perendimore por ska “kreativitetin ” e tyre . Do ngelen gjithmon kopjac , aq sa edhe fjala ” mesim ” mund te perkthehet edhe ” kopjim ” ne Kinezce .

      Ende sot cdo gje te ushtrise e kan te kopjuar nga Ruset , telefona dhe pc i kopjojne nga Amerika ndersa makinat nga Gjermania dhe Japonia .

    2. Arben says:

      PATJETER QE DO JETE MIRE ORE, CFARE QUAN ME NJEREZIM TI???!!!!

    3. Aleksi says:

      ja fute krejt kote, sepse shkrimi ishte shum mire i ndertuar dhe qe ngrinte ceshtej qe do te duhen marre me serjozitet nga vendet e perendimit. Kina eshte sot nje super fuqi. Prandaj cunit qe ben master ne kine i uroje shum suksese, sepse jemi ngopur me ca analiza te doktoreve tane qe e kan bler diplomat ne ndonje universitet privat.. apo..

  4. Arben says:

    PO KUR KANE NDODHUR NDONJEHERE KETO RROKADA PA LUFTE, QE TE NDODHIN SOT.

    EDHE KJO GJENDJE KU ESHTE SHQIPERIA DHE BOTA PERENDIMORE SOT, A NUK TE DUKET LUFTE????!!!!!!

    PARA NJA 10 DITESH ME DUKET, ARRITEM NJE REKORD TE RI, 6 VETEVRASJE BRENDA 24 OREVE.

  5. qytetar says:

    Kina eshte paqesore.

  6. Tradhetia says:

    Teme interesante, per mua Kina, nje shtet i madh me popullsi mizeri, xhahile, me kerkese vetem per mbijetese perben nje kuceder te hekurt qe s’ka nevoje te shpalli lufte per t’u shpallur nje nga polet boterore, per momentin poli i Azise dhe s’ka force qe mund ta ndaloje ne ‘ngjitjen e vagonave te tjere’, proces qe do vijoje me shpejtesi te nxituar, mjafton te shohim sfiden e saj ne Ballkan, perfshi edhe Greqine e prandaj Amerika qe i krypsha trute, mos fleje mbi dafina po te mbaje mire Turqi- Shqipni- Poloni se Kina e kap leprin me qerre dhe eshte ne te drejten e saj, mos harrojme detajin qe flet per largpamesine brilante te Kines: ne cdo vend Kina mbjell nje Chinatown dhe ne abstragim te saj une shoh China- togat e spiuneve kineze, aktive dhe potenciale qe jane ‘kuajt e Trojes’, se pari ne Washington e Moske, qe punojne si urithet, e provume nga historia qe nje ‘KaleTroje’ eshte ‘leva e Arkimedit’…
    Kshtqe mendoj qe Amerika duhet t’i vrase shuuuuume trute.
    Dhe tjetra: – te ruaje ‘kopshtin’ nga ‘kim filbat’; ene ne Washington ka armiq te Amerikes, tha.
    Ta mbyll me nje ‘paradigem’ qe ka arritur deri ne Shqiperi nja nji shekull te shkuar, ne formen e nji orakullimi te nji dervishi ne Elbasan, qe Dynjane do e mbysi ‘mizeria e verdhe’!
    Keshtu punon Kina, Ameriqi!
    Prandaj do i ngjiten vagona pas, pada!
    E pra tangerllikut Hegelian per ‘çkëlqimin’ Lider-Padron mbi skllever
    I kane dale brinat me kohe, Ameriqia e ka provu mire, prandaj te ulet te mendohet mire,
    nese s’ka koka te marre ca kineze a turq, shqiptare e ku di une.
    Keshtu Kina.
    Kujtese
    Para syve kemi psh ate qe osht e dukeshme ne surratet njerezore
    nga ‘trimeria’ e Çingis khanit (: qoka te races mongole ke ene ne Shqiperi
    ku nuk arriu furia mongole)
    Gjsesi lajmi pozitivia o qe bota po bohet poli- polare, shpeton miletin nga skllaveria, shpeton Dragojt nga fodulleku qorr!
    Me qorr duket se mbeten cifutet, thote njoni. Se kon inotin e modh qe i kane kerbaçu gjaate, ky o halli…
    Eh, lum ai qe DI te fitoje, tha. Te fitoje qendrueshem, fjala, pra te fitoje ate qe duhet…

  7. rasimi says:

    Kina eshte ngrit. Me GDP sipas PPP eshte mbi SHBA. Me GDP sipas foreign exchange trade eshte pak nen SHBA. Per dhjete vjet e kalon dhe e le ke ura (me keto ritme qe eshte rritur 40 vjetet e fundit).Ceshtja eshte a do ti shtype si morra fuqite e tjera apo do vazhdoje te beje lojen gjeopolitike (me te zgjuar te shekullit/trick of the century) qe ti lere te hajne koken e njeri tjetrit ne nje lufte boterore (sic beri Amerike ne te paren dhe te dyten).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje