Hakmarrjen e ish-partneres së presidentit Hollande, tani do ta shihni në kinema

5 Janar 2015, 18:04Bota TEMA
Hakmarrjen e ish-partneres së presidentit Hollande, tani do ta shihni

Bestseller-i i ish-zonjës së parë të Francës, Valerie Trierweiler që flet për marrëdhënien e saj  me presidentin në detyrë, François Hollande do të shndërrohet shumë shpejt në film, njoftoi sot media lokale.

“Kompania ime filmike po adopton së bashku me ish-zonjën e parë librin e saj dhe besojmë se filmi do të jetë një bashkëpunim ndërkombëtar”, deklaroi producentja Saida Jawad në një intervistë me revistën ”Gala”’.

Jawad, mikeshë e Trierweiler, theksoi se nuk kishte aspak ndërmend ta politizonte këtë film.

“Unë dua thjesht të tregoj historinë e një gruaje në dashuri, edhe pse kjo histori është e jashtëzakonshme pasi objekt i afeksionit të saj është një president”, tha Jawad.

“Tema e filmit është universale”, shtoi ajo.

Libri i Trierweiler, me titull ”Merci Pour Ce Moment” (”Faleminderit për këtë moment”), tregon marrëdhënien e ish-gazetares me presidentin socialist francez, para ndarjes së tyre vitin e kaluar.

Për shkak të zbulimit të detajeve personale të presidentit Hollande, që dëmtuan figurën e tij publike, libri ka qenë mjaft i suksesshëm.

Gjatë katër ditëve të para u shitën 145 000 kopje.

1 komente në “Hakmarrjen e ish-partneres së presidentit Hollande, tani do ta shihni në kinema”

  1. lysien says:

    Ncncncncnc,kaq budallenj te jene francezet te meren me idiotizma te tilla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje