Francë, vdes policia femër nga sulmi i mëngjesit. 2 policët bashkiakë u qëlluan me kallashnikov

8 Janar 2015, 09:53Bota TEMA

Pasiguria mbizotëron në Francë  qysh prej paradites së djeshme. Pas ekzekutimit gjakftohtë të 12 personave, një tjetër sulm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris në orën 08:06 minuta, në Porte-de-Chantillon.

Dy policë bashkiakë janë qëlluar me kallashnikov nga një burrë me kokë të rruar dhe me jelek anti-plumb. Policia femër raportohet se ka ndërruar jetë pas plagëve të marra, ndërsa kolegu tjetër i saj, i plagosur nga sulmi mbetet në gjendje të rëndë.

Sulmi ka ndodhur kur Franca është në gjendje të lartë alarma pas ngjarjes në Charlie Hebdo dhe ku janë marrë masat Nr.1 kundër terrorizmit.

Mediat franceze thonë se agresori është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë, nga ku ka kryer dhe sulmin ndaj policëve.

Një i dyshuar është arrestuar nga policia, por ende nuk dihet nëse ai është perosni që qëlloi mbi dy policët.

Ndërkohë raportohet se gjatë natës ka pasur sulme të ndryshme ndaj objekteve të kultit të fesë islame./j.h

 

2 komente në “Francë, vdes policia femër nga sulmi i mëngjesit. 2 policët bashkiakë u qëlluan me kallashnikov”

  1. tfgs says:

    pune ‘zizu’-she,varu kkkkkkkkkkkk…………

  2. janullatos arxidoglyftoi says:

    Prapë nje kusheri i larget i turkofagosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje