Umberto Eco: Jemi në luftë! ISIS është nazizmi i ri

8 Janar 2015, 15:10Bota TEMA
Umberto Eco: Jemi në luftë! ISIS është nazizmi i ri

Çfarë duhet të thotë njeriu i shkretë përpara fakteve të tilla?” Së pari, Umberto Eco nxiton të sqarojë se nuk e ka lexuar ende “Nënshtrimin”, romanin e ri të Michel Houellebecq, e si pasojë nuk mund të flasë: “Bota është e mbushur me njerëz që flasin për libra të cilët nuk i kanë lexuar, bashkë me ata që thonë se e njohin Kur’anin, ndërkohë që nuk e kanë lexuar asnjëherë”. Por, në lidhje me kushtet prej ku buroi atentati i Parisit ka ç’të thotë që çke me të. “E sigurtë është se kanë ndryshuar modalitetet e luftës”, thotë Eco. “Po zhvillohet një luftë dhe ne jemi brenda saj deri në fyt, ashtu sikurse kur unë isha i vogël dhe i jetoja ditët e mia nën bombardimet që mund të vinin nga një moment në tjetrin, pa e ditur. Me këtë lloj terrorizmi, situata është ekzaktësisht si ajo që kemi përjetuar gjatë luftës”. Romani i ri i Ecos, Numri Zeri, që pritet të dalë sot, hyn në kategorinë e fantapolitikës edhe pse përqëndrohet në të kaluarën e afërt (sezoni i Duarve të Pastra) dhe jo në një të ardhme të afër, si romani i Houllebecq. Dhe nuk janë gazetarët kurajozë të revistës satirike Charlie Hebdo, por të tjerë lloje gazetarësh, shumë më pak të nderuar.

Edhe buja që ka shkaktuar një libër, si “Nënshtrimi”, sigurisht që nuk është e paprecedentë: “Në historinë e njerëzimit e kemi parë shumë herë. Edhe dënimi me vdekje i Salman Rushdie, për librin e tij Vargjet Satanikë lidhej me një roman… Dhe nuk ishte risi as atëherë. Njerëzit janë masakruar gjithmonë për një libër: Bibla kundër Kur’anit, Ungjilli kundër Biblës etj. Luftërat e mëdha kanë shpërthyer prej feve monoteiste për një libër. Keni parë ndonjëherë animistë që janë përpjekur të pushtojnë botën me armë? Janë fetë e librit që provokojnë luftëra për të imponuar idenë që përmbajnë tekstet e tyre. Luftërat pagane ishin të gjitha lokale. Ndoshta pak edhe ato romake… Por kartagjenasit luftuan për arsye tregtare, dhe jo për të imponuar kultin e Astartit”.

Umberto Eco ka shkruajtur romane dhe libra, që nga “Emri i Trëndafilit” deri tek më i fundit “Histori e tokave dhe vendeve legjendarë”, që ka në qendër fantazitë perverse (dhe të dhunshme) të shkaktuara nga disa vepra, letrare apo jo, që ndoshta në krye të herës nuk aspironin të paraqiteshin si të vërteta absolute: “Ka dy mijë vjet – thotë – që marrim seriozisht “Eneidën”: Augusti na ka vendosur mbi themele pretendimesh të rëndësishëm. Ka me qindra tekste që janë shndërruar në fantazma të rrezikshme, mbi të gjitha për shkak të atyre që nuk i kanë lexuar”.

A e ndan Eco analogjinë e përshkruar nga Emmanuel Carrere, autor i romanit “Mbretëria” (ngjarjet zhvillohen në dekadat e fillimit të Kristianizmit), një analogji mes kohës që kalojmë dhe epokës që çoi nga qytetërimi greko-romak, tek ai judeo-kristian? “Më duket e pranueshme, ndodh ajo që fatkeqësisht ka ndodhur gjithmonë, vetëm se tani jemi edhe ne brenda… Tridhjetë vjet më parë kam shkruajtur një artikull, ku thoja se ndodheshim përballë jo më një emigrimi si ai i italianëve në Amerikë apo në Zvicër, por një migrimi, dhe migrimet janë globalë, janë shumë të përhapur në hapësirë dhe zgjasin shumë. Që atëherë shkruaja se deri kur të mbërrinim në një ekuilibër të ri, do të derdhej shumë gjak. Qytetërimi perëndimor, e ka apo jo forcën për të qëndruar, por gjendet përballë një procesi kolosal migrimi, ashtu si i ndodhi Romës shumë shekuj më parë”.

Paradoksi për të cilin flet Houellebecq është që bota myslimane nga pikëvështrimi social është më pranë të djathtës ekstreme, e cila dëshiron ta shtyjë me të gjithë forcat. “Nuk më duket e drejtë që të flitet me përgjithësi duke thënë “myslimanë”, ashtu si nuk do të ishte korrekte të gjykonim Krishtërimin mbi bazën e metodave të përdorura nga Cesare Borgia. Por sigurisht që mund të thuhet për ISIS-in, që është një formë e re nazizmi, me metodat e veta të shfarosjes dhe vullnetin apokaliptik për të marrë kontrollin e botës”.

Perspektiva që qytetërimi perëndimor në krizë, të bëhet aleat me vende arabë, a është thjeshtë një fantapolitikë romanesh? “Shkrirja në një e qytetërimeve është një gjë që mund të ndodhë falë migrimeve. Kur në Itali të ketë 50 milionë jashtëkomunitarë dhe 10 milionë italianë, do të ndodhë ndoshta ajo që ka ndodhur dy mijë vjet më parë. Në fund të fundit ka ndodhur më parë në Azi dhe gjetkë: mongolët në Kinë etj”.

Nuk mund të mohohet që është një version i cili shkakton frikë, kur e mendon sot: “Eshtë e qartë se të gjithë ndryshimet e mëdhenj na terrorizojnë. Shikoni, mua pak vite jetë më mbeten, por kam nipër, dhe uroj që të mësojnë të jetojnë me këto perspektiva. Pastaj, nuk do të ishte aq terrorizuese të imagjinonim një outlet në vend të Duomos, për shembull”.

Ky është një vizion që edhe mund të materializohet: “Sigurisht, dhe ka nga ata që me siguri do të kënaqeshin”. (bota.al)

11 komente në “Umberto Eco: Jemi në luftë! ISIS është nazizmi i ri”

  1. genti lac says:

    Mbyllni xhamite hiquni pashaportat te dushuarve edhe arrestime e debim nga vendi. …kshu luftohet. ..Jo me Liri te tepert. ..

    1. Adriatik says:

      Kthehuni ne identit Umberto. Rrenjet kristiane te Evropes nuk mind te mohohen.

      Ndalni pushtimin !!

      Po pushtoheni nga rraca e shkretetires.

      Shpejt do jete vone !!

  2. kadi says:

    E ka fjalen per kristianet Hitler e Duce,Ah mor fashisti i lales!

  3. bosi says:

    islami kerkon te qe njerezit te mendojne dhe jetojne si pedofili ne shek e 6.ky pedofil u tha myslimaneve se lejohen deri 4 gra ndersa per vete mori 8 njeheresh dhe tha per mua beri perjashtim allahu.ne kuran dhe hadithe thuhet se u martua me gruan e djalit te adoptuar dhe edhe ne kete rast tha ma shpalli allahu.po kush e lexon kuranin ne perkthim anglisht dhe versioni arab shikon sh idiotlleqe dhe e kupton se nuk eshte fjala e zotit por nje perrall arabe me copeza t kopjuara nga bibla dhe torah

  4. ledigaga says:

    Nqs nje islamist mban 4 gra ne menyre legale,nje grua ose nje burre kristian i mban ose shkon ne menyre ilegale me po kaq dashnore ose dashnore.Biles nje kristiane pasi ka kaluar 10 mije burra,tani ka vendosur te fejohet….Mendoj se feja nuk duhet te meret me deshiren e koqeve e dafllaqeve.Feja nuk duhet te meret me asgje sepse eshte askushi.Ligji,i percaktuar nga njerezit eshte i vetmi rregullator i rendit,harmonise,mirkuptimit e ndeshkimit.

  5. ANDI says:

    HIPOKRISIE
    Jam nga te paret thaujse qysh 10 vjetesh kundra Sali Rom Berishes islamiste, qe une shkruaj ne kete faqe te Temes qe dy gjona jane ma te keqijat ne nje shoqeri:
    1- Komunizmi dhe 2- Islamismi.
    Ta gezoni Xhamine ne Tirane dhe ne çdo katund te Shqiperise sone qe per 50 metra rruge i fusin mjekrroshet nje xhami.
    Une ka qene ne disa fshatra te Shqiperise kete vit dhe ç’ka me beri pershtypje ishte fakti qe te rijte e fshatrave degjojne muzik Turko-Koqevare alla islamike (folklori yne i vertete mori fund) dhe shume pak muzik moderrne oksidentale. Nuk eshte rregjimi poiltik qe ia ndalon rinise por menyra e te jetuarit e influencuar nga islamismi kosovar gjithashtu.
    TURP EDI RAMA NQS NUK RREAGON NE KETE NDALIM TE MJEKRROSHEVE DHE xHAMIVE NEPER FHSTRA ET NE TIRANE.
    Shume thjeshte ndalimi: çdo veper fetare kishe apo xhami te votohet nga populli dhe jo thuthuqet si Lul pd-ja apo te jere ne pushtet per vota te pranojne gjithçka.
    O sot o kurre, thirrini mendjes sa s’eshtre vone.

    1. lemi says:

      andi
      del ti e ndali,se Edi Rama ka leju mu ndertu.

  6. uka says:

    E kemi thene edhe here tjeter,komunizmit t’i rruash bolet me brisk kapitalist!

  7. MARA says:

    Pse shqetesoheni kaq shume??? Per tezen qe po hedh ne tavoline Eco?-Apo kunder luftes midis qyteterimeve?

    Numrat qe perdorin te krishteret jane arabe…

    Kjo eshte spiralja e jetes, dikur ishin arabet ne kulmin e qyteterimit, rane arabet u ngriten anglo-saksonet, tani pse te pengohen arabet, sic shprehen ketu disa komentues???

    Perse te “qerohen”, jashte vendit, te mos ngrihen xhamite etj? ne mos sot nje dite ata do te ngrihen sepse edhe ata kane shkencetare edhe ata jane te mencur…shto faktin qe perendimoret sjellin ne jete pak femije…keshtu supremacia ne numer do te sjelle sundimin e botes prej tyre…

    Perendimi duhet te mos nxise lufte, perkundrazi te jape me shume te drejta per ta.

    Toka eshte atdheu i te gjitheve racizmi eshte i frikshem

  8. mono says:

    Si ju pelqen Europa o njerez? Me katedrale Duomo, Notredame, Westminser Abbey etj apo doni t’u veme minare ketyre sic bene Hagia Sofian ne Kostandinopoje/Stamboll?!

  9. .,.,., says:

    @MONO….E DUAM KONSTANDINOPOJEN ME SHEN SOFINE….KU ISHTE EUROPA NE ATE BOTE???

    FRANCA E MANIFESTIT KOMUNIST..DJEPI I KOMUNIZMIT…”TRENI I FERRIT” TE KUJTOHET?

    SHQIPTARET JANE EUROPIANE POR JO RACISTE. EUROPA GJUMASHE, EUROPA E INATEVE TE FSHEHTA, EUROPA NEURONACIONALISTE….TE MBLEDHI MENDJEN….

    FRANCA T’I MBAJE ARABET E TE KRENOHET ME TA, SEPSE NE ATO TOKA FLITET GJUHA FRANCEZE FALE KOLONIZIMIT PREJ FRANCES…

    TANI ARABET ME SA DUKET U NGOPEN ME XHAMITE DUAN TE JENE TE BARABARTE MES TE BARABARTEVE….FRANCE! EUROPE!!! SHEMBNI MURET RACISTE…KRIJONI BARAZI PER NJEREZIT…PER TE GJITHE!!! KRIJONI MUNDESI PER TE GJITHE!!!

    KETE SHKENDI QE SAPO NDODHI MOS E NEGLIZHONI…

    ARMIKU IM ESHTE VELLAI IM. NUK DUAM LUFTE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje