SHBA mbyll bazat ushtarake në Europë

9 Janar 2015, 00:04Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllin 15 baza ushtarake në Europë, ka konfirmuar Sekretari i Mbrojtjes,Chuck Hagel.
Pentagoni pohon se kjo lëvizje do të shpëtojë 500 miliardë dollarë në vit nga buxheti amerikan dhe vjen pasi ushtria amerikane po e kthen vëmendjen e saj nga Azia.

ShBA ka emëruar bazën e quajtur RAF Lakenheath, si bazën e parë permanente në Europë për F-35.
Amerika aktualisht ka më shumë se 60.000 trupa të stacionuara në Europë, shumica e të cilave gjenden në Gjermani, Itali dhe Britani.
Gjithsesi numri i trupave do mbetet i njëjtë. Shumë prej bazave të mbyllura janë baza të vogla, të mbetura që nga Lufta e Ftohtë.

Sekretari i Mbrojtjes,Chuck Hagel tha se Amerika e çmon shumë suportin marramendës të bazave europiane.

Ndryshimet do të thonë një reduktim rreth 2.000 personash gjatë viteve të ardhshme, nga personeli në Britani.

Hagel tha se ai e kupton që kjo do të thotë humbje vendesh pune, ndaj falenderoi ata që mbështetën Forcat Ajrore të Amerikës për dekada me radhë.

Vende të tjera ku do mbyllen baza ushtarake amerikane përfshijnë Gjermaninë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Italinë. Përgatiti:J.H

2 komente në “SHBA mbyll bazat ushtarake në Europë”

  1. muci says:

    Ci keni kto lajme chuck hagel ka muaj qe seshte me min mbrojtje…

  2. bimi says:

    Amerika e cmon shume suportin marramendes…

    Redaksia, gjeni ju lutem nje redaktor per gjuhen shqipe, se jeni gazeta online me e lexuar ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje