Franca, krizë me një pengmarrje të dytë. 2 të vdekur, vrasësi i polices bashkiake mban peng 5 persona të tjerë

9 Janar 2015, 14:56Bota TEMA
Franca, krizë me një pengmarrje të dytë. 2 të vdekur,

BBC shkruan se dy persona kanë mbetur të vdekur nga i  njëjti person, i cili besohet se ka vrarë ditën e enjte edhe policen bashkiake. Ndërkohë raportohet se një grua dhe 4 fëmijë mbahen peng.

Ndërkohë në Dammartin-en-Goele, 35km në veri të Parisit,  të dyshuarit e masakrës së  Charlie Hebdo  mbajnë gjithshtu një person peng.

Parisi vazhdon të mbetet i çorientuar dhe në qendër të sulmeve  të njëpasnjëshme gjatë 3 ditëve të fundit.

Një person i tretë i lidhur me vëllezërit Kouachi ka vrarë ditën e  djeshme policen bashkiake, ndërsa ditën e  sotme ka marrë peng 5 personat në një supermarket në Vincennes në Paris. Ai dyshohet se po mban peng edhe fëmijë.

Deri në mesditë u fol se policia kishte rrethuar dy vëllezërit Kouachi, të cilët kishin marrë peng një grua në një ndërtesë afër Aeroportit të Parisit. Ndërsa më vonë u zbulua se nuk bëhej fjalë për pengmarrjen e një gruaje, por të një burri dhe u saktësua se gruaja që shihni ne fotot bashke me personin me ngjyre, dyshohet se jane bashkëpuntore.

Amedy Coulibaly, 32 vjeç besohet se është autori që qëlloi policen bashkiake pas shpine dhe se mban peng personat ne nje dyqan në Vincennes. Policia ka lëshuar urdhër arresti për dy personat. Amedy, që shihni në foto, nga dëshmitarët thuhet se shoqërohet nga një femer,  e identifikuar si Hayat Boumeddiene, 26 vjeçe. Këta njerëz janë të  armatosur dhe rrezikshëm“, sipas deklaratës së policisë./j.h

 

6 komente në “Franca, krizë me një pengmarrje të dytë. 2 të vdekur, vrasësi i polices bashkiake mban peng 5 persona të tjerë”

  1. Mevlan Celebiu says:

    junullatosi i ka fajin,
    se jan kto greget qe i bejn kete gjera, ato jan terrorista na jena feja e paces.

  2. fizikani i kozmosit says:

    “plasi ne kavaj”!
    “plasi dhe n shkoder”!
    …..
    kto ishin parrullat e renijes se komunizmit ne shqipni para 25 vjetsh
    tash duhet me thon
    “plasi ne paris”!
    plasi edhe ne,,,..”!
    nuk thon kot se historija persitet.
    car ti besh te tjerve do te t bejn, prandaj mos bo keq.
    mbaj mend sesa keq esht sjell ambasadori frances ne krizen e ambasadave ne tiran ne koh t ramizit. sesi donin ti perdornin njerzit si mish per top per qellimet e tyre..shkatrrimin e shqipnis.
    lexo ca thot xhelil gjoni tash… donin ti ngujonin ata te ambasadave ne sheshin skernderbej per ta turpnu shqipnin historikisht.
    tash le t ja nijn shijet turpit rte tyre ..
    njerzit e nguju dhe duke luftu me arm ne qender te parisit!!!!
    po t bosh keq do gjejsh keq!!!
    esht ligji i dyt i njutonit ky,cdo veprim ka kunderveprim.

  3. kaurri realist says:

    Desperados!

  4. Ruso says:

    zidane , benzema,e lloj lloj muxhahedin nuk e duan europen sado dolars qe tu japesh ,ata e kuptojne qe jane njerez te dores se dyte apo te trete sado pasuri qe te vene,kamikaz jane e do jene.

  5. Gjethi says:

    U be kacurel ky muhabet, ka dicka qe nuk shkon, do ta hajne kot myslimanet.

  6. Ajaxs says:

    Ne çlirimin e pengjeve u vrane 4pengje qe ishin te lidhur te dera me bomba. Aty u plagosen disa police te dera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje