Plani ekonomik i Putinit: Bukë e vodkë

11 Janar 2015, 14:56Bota TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin, po mundohet ta kapërcejë krizën e tanishme ekonomike duke ndërhyrë në sektorin financiar, por masat nuk po sjellin sukses.

Por, Putini ka dështuar të dalë me politika konkrete që do të sillnin zhvillim për të përmbushur boshllëkun e krijuar prej sanksioneve të ashpra ekonomike të Perëndimit.

Plani ekonomik i Putinit është i bazuar në produkte që historikisht janë të lidhura me rusët: bukë dhe vodkë, raporton KD.

Putini ka folur në konferencën e fundit të vitit të kaluar për mbështetjen e bizneseve të vogla, amnisti të përgjithshme për ata që kthejnë kapitalin në vend dhe nxitje të teknologjisë ruse.

Por asnjëri prej propozimeve nuk kishte brenda vetes detaje sesi do të mund të arrihej ndryshimi dhe të rikthehej zhvillimi.

2 komente në “Plani ekonomik i Putinit: Bukë e vodkë”

  1. sherifi says:

    Si ne dikur buke dhe dhalle.

  2. Zigur Qarri says:

    Mbas 1 Shkurtit,nje liter Vodka jo me shume se 5 Euro.
    Ligj qe qeteson ruset dhe i garanton pushtetin Putinit.
    Tek ne duan te ngrejn çmimin ujit te pijshem,qe vetem i pijshem nuk esht,
    kur dihet qe ne te gjith Boten per ujin dhe buken ka politika sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje