Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaci është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.
Në ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Arsimit dhe e Sporteve të Shqipërisë Lindita Nikolla, ish-kryeministri Pandeli Majko, kryetarja e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, pedagogë e studentë etj.
Gjatë fjalës së tij Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule iu referuar marshimit të djeshëm në Paris, ku sipas tij roli dhe shëmbulli që kanë dhënë shqiptarët në arënën ndërkombëtare ishte shumë i madh, për tolerancën dhe harmoninë fetare.
Titulli iu dha Thaçit me motivacionin për kontributin e shquar, reformat e thella në lirinë e vendit si dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës si dhe kontributit ndërkombetar.
Duke nënvizuar rolin e Thaçit në Qeverinë e Kosovës, rektori Dhori Kule u ndal në kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall më 17 shkurt 2008 kur Thaçi si kryeministër drejtoi të gjithë prosin politik dhe diplomatik.
“Dua të konfirmoj se Universteti i Tiranës ka marrëvshje bashkëpunimi me Kosovën , për lëvizjen e studentëve nha trojet në Shqipëri, shëmbimet etj’, tha Kule.
Ndërsa nga ana e tij, zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se “marrja e këtij titulli është një mirënjohje s thellë dhe nderim pasi liria gjëndet e mbrojtur sidomos në ambjentet e universitetit”.
Ai shtoi se “përveçse kam lidhje shpërtërore me Shqipërinë, tanimë do të kem dhe lidhje formale me të që konsiston dhe në marrjen e këtij titulli”.
Gjithashtu Thaçi shprehu dhe përkrahjen që Kosova ka marë nga Shqipëria, pavarsi që sipas tij, nuk do të ishte bërë e mundr pa bashkpunimin me Shqipërinë.
Thaçi u shpreh se këtë çmim ia dedikon bashkëtshetarëve të tij që dhanë jetën për liri.
Mos!!! I paskan ngrene hakun. Per nga niveli i mencurise, i duhej dhene te pakten titulli “profesor” ose “akademik”…
Mosni
Padrejtesi!
Une mora vesh se kjo Doktorate po pergatitej per studiusin, akademikun, fotografin, skenografin, monografin, stilografin, memografin, hajdargrafin Dr,Dr.Dr Prof.Prof Prof. Fate Velaj, njeriun qe mbane gjalle Edi Ramen dhe Rrilindjen E Shqiperise tone te famshme.
Per merakun tuaj po recitoj ca vargje te rilindasit tone Fate qe sic e thote dhe vete ne nje emision televiziv ngriti mjerzit ne kembe bile njeri mori makinen dhe u nis per ne Korce per te vizituar varrin e babait!
Mora koven me kujtime
Dhe e hodha ne nje grop me gelqere…
http://youtu.be/cwXLltD_Jko
Vertet turp per kombin dhe doktoraturat e saj!
Sa padrejtesi qe behen ne Shqiperi!
Duhej ta merrte Fatja para Nard Ndokes ?
Po jepini nje here diplomen e shkolles te mesme pastaj bejeni doktor…ha ha ha po cu kujtuat tani xhamen?Servila!