Një vit më parë në këtë kohë, isha duke shkruar një libër për pesimizmin dhe pasojat e tij mpirëse në shoqërinë tonë. Megjithëse do doja të isha gabim, koha nuk ka provuar ende se kam qenë duke parë gishtin. E kisha parë hënën, pavarësisht se s’mund t’i numëroja të gjitha retë që e rrethonin.
Evropa mbetet një kontinent pesimist, Mesdheu është një liqen i ndotur nga të gjitha mbetjet e shekullit të kaluar, nga papunësia dhe rebelimi politik si në Greqi, nga terrorizmi akut si në Francë, nga autokracia dëshpëruese si në Turqi, nga konfliktet etnike si në Palestinë, nga luftërat fetare si në Siri, nga gjumi i mirëqënies pa ëndrra si në Slloveni, nga kapriçot e politikës hedoniste si në Itali, ndërsa Shqiperia, që është edhe në liqen edhe në continent, jeton prej disa kohësh në shenjën e Henës, pra në pesimizem dhe do t’i duhen vite për të ndryshuar shenjë.
Një nga gjërat që kam shkruar është se pesimizmi është një virus, pra një sëmundje e përkohshme, një prishje humori që i kap shoqëritë herë pas here, ashtu siç preken trupat nga virozat apo gripet e stinës dhe se, si të gjitha virozat, ai mund të kurohet më ndryshime graduale, të imitueshme dhe të blera lirë në tregun e reformave të botës.
Por këtë javë jam bindur se ngjarje si ajo e Charlie Hebdo mund të jenë një shpëtim, një kapërcim, një pikë kthese, deri diku e ngjashme më check- point Charlie në Berlin, pra një derë nga e cila, duke ardhur nga ngrica dhe izolimi, kalon në një klime më të zbutur dhe më të durueshme, efekt të cilin e kanë provuar të gjithë ata që përgjatë dyzet viteve kaluan nga një anë e murit të Berlinit në anën tjeter.
Ky krahasim natyrisht çalon, sepse në fakt Charlie Hebdo më shumë se check- point Charlie që ishte një derë e palëvizshme, i ngjan një komete që përplaset më shpejtesi dhe për shkak të befasisë, forcës dhe tronditjes ndryshon gjithë ekosistemin dhe sjelljen e gjallesave që sulmon. Ajo që dua të them është se, ndoshta Charlie Hebdo mund t’i japë botës energjinë që i jep kometa: pra t’i sigurojë një trupi statik, lëvizjen e munguar të reformave, nevojën për të marrë masa parandaluese dhe sigurisht optimizmin e duhur bestyt se është në natyrën e njeriut të bëjë mirë edhe kur ben keq.
Me pak fjalë ajo që besoj është se Charlie Hebdo mund të ndikojë në transformime të shpejta të botës ku jetojmë dhe dua ta shpjegoj pse:
Duke nisur më Evropën. Ndryshe nga çfarë parashikohet pra, se Charlie Hebdo mund të favorizojë partitë ekstremiste kryesisht të djathta që po vetafrohen për t’i siguruar Evropës një korracë të nevojshme mbrojtëse përballë rrezikut të emigracionit dhe islamizimit, efekti mund të jetë i kundërt sepse ka gjasa të arsyeshme se Charlie Hebdo nuk do jetë lapsi që i skicon rrugën ekstremizmit por viza e kufirit të tij.
Megjithëse kanë arsye të jenë të frikësuar nga vala e dhunshme e emigracionit, që shërben si urë e terrorizmit, popujt e Evropës kanë poaq arsye të gjejnë dalje dhe shpëtim duke transformuar elitat e tyre politike nga brenda pa i zëvendësuar ato më eksperimente të djathta dhe të panjohura siç është rasti në Francë, Angli dhe shumë shpejt edhe në Gjermani. Eshtë e vërtetë se dominimi i gjatë dhe i rreptë fiskal i Gjermanisë, kriza ekonomike, kufizimet financiare dhe papunësia i kanë lodhur të gjithë, por kjo lodhje dhe ky dëshpërim jo detyrimisht mund dhe do të çojnë në triumfin e ekstremit të djathtë. Lidershpi tradicional dhe i pluhurosur evropian, që nuk përfaqëson as luftën e ftohtë mekanike, as të tashmen teknologjike dhe aq më pak të nesërmen robotike, mund të transformohet nga brenda më elita më optimiste të cilat mund t’i sigurojnë Evropës pozitat e konkurrencës së humbur më tregjet emergjente të botës. Evropa ka vuajtur shumë për t’u plagosur, ka lexuar dhe shkruar shumë për vetëvrasjen, ka vizatuar aq shumë natyrën e ndryshueshme të njeriut dhe sigurisht ka aq pasuri sa për të kuptuar se mbyllja, fshehja dhe izolimi më shumë dëmton guackën sesa detin.
Besoj se Charlie Hebdo ka ardhur për t’ia dhënë këtë mundësi. Ai do ta shtyjë Evropën të kërkojë ndryshimin e çarçafëve dhe jo të krevatit, pra të transformojë dhe jo të zhvendosë kursin e saj ekonomik dhe politik, së pari duke u hapur dhe jo duke u mbyllur ndaj islamit, së dyti duke zbutur raportet më Rusinë që në këtë kontekst marrin një rendesi jetike sepse një pjesë tjetër e botës që mund të ndryshojë nga Charlie Hebdo është vetë Rusia.
Evropa po e kupton se aciditeti më Rusinë është i pafrytshëm dhe madje helmues. Vetë Evropa e pas Charlie Hebdos do t’ia japë Rusisë këtë mundësi duke ia lehtësuar sanksionet që po ia rrënojnë ekonominë duke çimentuar pushtetin e njeriut që duan të dobësojnë: Vladimir Putinit.
Opozita që lind nga shtresat e mesme është gjëja për të cilën Rusia ka më shumë nevojë sot. Por të dyja, edhe opozita edhe klasat e mesme, siberizohen dhe ngrijnë më shumë nga kufizimet dhe në të kundërt gjallërohen dhe marrin mobilitet nga liria.
Në historinë moderne saksionet nuk kanë rezultuar asnjëherë të frytshme qoftë në rastin e Iranit dhe Kubës dhe aq më pak të Koresë së Veriut si binjake e vetme e Shqipërisë që kemi jetuar. Sanksionet nuk e kanë rrëzuar dot rregjimin e ajatollaheve në Iran, ato nuk krijuan terren për opozitat në Kubë dhe përkundrazi e lanë dyzet vjet në këmbë komunizmin në Shqipëri, që ndryshe nga të gjitha rregjimet që flasim, i vuri sanksione botës si përgjigje paradoksale të një reciprociteti që nuk ekzistonte.
Evropa dhe Rusia kanë sot më shumë nevojë se kurrë për njëra tjetrën sepse kriza dhe beteja e gjatë më terrorizmin do të kërkojë aleatë të mëdhenj dhe të mobilizuar, kushte të cilat Rusia është gati t’i përmbushë duke kërkuar në shkëmbim që ushtritë rivale të NATO-s të mos u afrohen kufijve të saj. Në këtë llogjike Putini mund të jetë viktima e parë e shpejtë e Charlie Hebdo sepse liria dhe demokracia janë kundërshtarët e tij më të vështirë dhe më të fortë dhe për fat të mirë të dyja kanë sensin e duhur të humorit.
Ndërkaq Islami do pësojë ndikimin më të madh nga Charlie Hebdo sepse ai ka marrë goditjen më të fortë. Natyrisht që bota nuk pret që Islami të reformohet brenda ditës, të nxjerrë gratë nga perdet në dritë dhe t’u japë mundësi popujve që i besojnë të votojne lirisht për të zgjedhur udhëheqësit që duan. Do duhet shumë kohë që islami të demokratizohet por këtë nuk e kërkon askush prej tij. Të paktën jo që nesër. Dhe jo menjëherë.
Ajo që pritet është prakticiteti i islamit, pra kalimi nga një gjendje hyjnore në një gjendje humane. Një islam praktik do të ishte më i dobishem se një Islam i ri, por një islam i ri nuk do të ishte detyrimisht praktik. Ai do t’i garantonte fuqi gjithë botës islame dhe do t’i jepte armëpushim gjithë botës jashtë islamit.
Çështja ku në ngaterrohemi sot, nuk është reformimi i Kuranit si normë hyjnore por i interpretuesve të tij tokësore. Ata duhet të ndryshojnë metodën e leximit. Vetëm kaq. Dhe leximi si akt është më i lehtë se vizatimi pasi nuk kërkon modele që mund të kthehen në objekte idhujtarie duke konkurruar Zotin dhe shumë më paqesor se humori ngaqë nuk të nxit të qeshësh kur nuk do dhe kur nuk duhet. Leximi kërkon vetëm vullnet dhe dritë, çka islami i ka por edhe nëse nuk i ka në masën që duhet, mund t’i marrë borxh përkohësisht në historinë e iluminizmit perëndimor, çka përbën në fakt edhe refuzimin e tij të madh. Ngërçin e tij të pakapërcyeshëm.
Islami nuk do të marrë borxh dritë në perendim. E refuzon duke u rrotulluar rreth vetes më paranojën e një planeti që nuk do të kthehet në satelit dhe prandaj sapo është goditur nga një komete.
Këtu gabohet.
Askush nuk pret që Muhameti të flasë ndryshe nga çka folur, sepse Kurani nuk është lost in translation, nuk është një gabim në përkthim, nuk është një libër që mund ta korrektosh, por gjithë bota po pret që interpretuesit e tij të pranojnë se në fund të fundit profeti ka qenë një njeri praktik që u adoptua me kushtet e kohës kur jetonte dhe prandaj ky është një shembull i thjeshtë për t’u ndjekur dhe ndoshta i vetmi shembull që mund të ndiqet pa sakrifica të panevojshme.
Natyrisht Evropa duhet ta ndihmojë Islamin të reformohet gradualisht, duke i hequr presionin, frikën e asimilimit, paragjykimet, kushtëzimet postkolonialiste dhe po ashtu duke i njohur aftësinë praktike, avantazhet decentralizuese dhe autonominë e brendshme, kaq e nevojshme për të modernizuar një doktrinë që mund t’i kthehet misionit të vet primar: garantimit të paqes mbi një planet ku disa duan të lexojnë, disa duan të shkruajnë, disa duan të vizatojnë, disa duan të filmojnë të parët dhe shumë të tjerë nuk duan asgjë nga këto, prandaj janë të çliruar nga torturat e mendimit dhe bëjnë selfie.
Para Charlie Hebdo gjithë këto pritshmëri ishin utopike për shkak se bota levizte më një shpejtësi të llogaritshme që e maste reformimin me metrin e pesimizmit të djeshëm dhe më peshën e frikës së sotme.
Por Charlie Hebdo nuk është reformin ai është transfomim dhe pas tij nuk do jetë më si ka qenë, sepse Charlie ka ndryshuar shpejtësinë e mendimit të botës më befasinë e tij dhe prandaj i shurdhuar nga zhurma, i palosur nga fuqia dhe i plagosur nga dhimbja e tij, këto ditë kam patur vegimin tim për Charlie Hebdo dhe ja çfarë është:
Nëse Charlie Hebdo mund të jetë një kometë transformuese për Evropën, për Rusinë mund të shërbejë me funksionin e tij të parë, të jetë karikaturë e një sistemi që mund të ndryshojë nga humori i opozitave, ndërsa për Islamin ai mund të kthehet vërtet në një check- point Charlie, pra një derë nga lindja në perëndim, ku për herë të parë mund të kalojë vetë Muhameti, të cilin të gjithë po e presim me ankth dhe nderim për t’i bërë pyetjen përvëluese: Muhamet a mund të të bëj një vizatim?
*Ky shkrim është shkruar për lapsi.al. Te gjitha të drejtat janë të www.lapsi.al
Ndaj te njejtat mendime me z. Blushi. Kam patur bindje te kahershme se njerzimi modern do te gjeje nje mekanizem per te dale nga pesimizmi dhe depresioni. Nje mekanizem te ndryshem nga luftat mes vedi, keto te fundit perjashtuar nga Europa e Bashkuar. Besoj se pika Charlie e ofron kete fillim.
qe te ndash mendimet me kete pinjoll egoist duhet te kuptosh nentekstin e atyre qe brockullis.Nuk ka asgje te re,vetem mundohet te vihet re sa me shume te jete e mundur.Ky lloj egoisti te kujton personazhet qesharake te Cehovit.
Nuk ka asgje fobike ne shkrimet e Blushit – ka veç konfuzion adoleshentar dhe gjoja parashikime idiote emocionale. Blushi është shembulli tipik I një injoranti qe brockullis gjera qe nuk I kupton fort mirë.
Tragjedia franceze po sherben si rasti par exellence per islamofobin e shpallur Ben Blushi dhe sojin e tij per te thene:”A ju thashe se kisha(dhe kam) te drejte per ckam thene per Islamin?!”.
Per Ben Blushin nuk ka dallim mes muslimaneve te moderuar dhe atyre ekstremiste,integriste,terroriste etj.
Per Ben Blushin te gjithe jane njesoj.
Jane te tille,sepse vete feja e tyre eshte e tille;vete feja islame eshte e gabuar!Dhe,pikerisht ky eshte gabimi i “ateistit” ortodoks Ben Blushi.
Eshte gabim,sepse,ky pohim nuk ka kuptim,nuk ka logjiken elementare.Eshte gabim,sepse nese nje fe eshte e gabuar,edhe te tjerat duhet te jene te tilla.Ose te gjitha ,ose asnjera.Aq me teper qe behet fjale per njeren nga fete Abrahamike.
Por,Ben Blushi nuk e perfill kete logjike elementare.Nuk e perfill,sepse eshte islamofob.Aq islamofob eshte sa keshillon(medet!!!)Europen qe te tregohet e bute dhe bashkepunuese me Rusine(ortodokse,pra te krishtere!) te Putinit perballe rrezikut islamik.
I vetedijshem se po shkon shume larg me islamofobine e tij,Ben Blushi,ne kete shkrim dhe ne shkarrashkrimet e meparshme,mundohet te beje nje analize social-ekonomike-politike te Europes,duke dashur te tregohet “objektiv” si gjithe te majtet e shkalafenur,qe cdo krize e shpjegojne perhere me te njejtat klishe.Por,duket qarte qe kete e thote sa per ta thene,sa per te qene,si te thuash,”brenda analizes objektive”.Ne fakt synimi i tij kryesor eshte te jape “proven” e rrezikut islamik,si rreziku i vertete per Europen sot!
Por,pse eshte kaq islamofob Ben Blushi??
Per te gjithe ata qe se dine,shume shkurt,po ju jap shkakun.Ben Blushi,ashtu si i ati i tij,Kico Blushi(me shume ky) jane sulmuar shume qe nga fillimvitet ’90 nga nje grup njerezish qe konsiderohen si “nacionalislamiste”.Disa nga keta jane Abdi Baleta,me i ashpri,dhe Hysamedin Feraj,pak me bute.Por ka edhe te tjere si keta.Keta te ashtuquajtur nacionalislamiste e kane etiketuar shpeshhere Kicon Blushin,te atin e Ben Blushit, si vlleho-ortodoks,filogreke,filosllave.Dhe,kjo ka ndodhur per vite te tera;cka ka krijuar gjithe kete idhnim qe eshte mbledhur ne shpirtin e Blushit per te helmuar shpirtin e tij dhe mendjen.Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj,kane shkruar libra te shumte ku mbrojne idete e tyre(per te cilat,une per vete jam krejtesisht indiferente),dhe ku,aty-ketu,kane permendur edhe tipa si Blushet.
Blushi i madh,Kicoja,ka shkruar dhe shkruan shume artikuj ne gazeta,ku drejtperdrejte dhe terthorazi kunderpergjigjet.Blushi i vogel,Beni,eshte munduar tu jape pergjigjen emerituar ketyre nacionalislamisteve me romane(si “te jetosh ne ishull”,”Hena” etj),ku derdh gjithe helmin ndaj shqiptareve muslimaneve.
Ky eshte shkaku i vertete i islamofobise se Blusheve.Pra nje shkak banal.Ashtu sic jane shumica derrmuese e shkaqeve “te qendrimeve te medha”!
Dua t’ju kujtoj te gjithe Blusheve,te mos harrojne se Holokausti e ka rrenjen e vet shekuj me pare,dhe tek…shkrimtaret…po,po tek shkrimtaret.Tek shkrimtaret e medhenj biles(jo si shkrimtaruci yne Ben).
E ka rrenjen tek,bie fjala,”Tregtari i Venedikut” i Shekspirit,ku cifuti portretizohet si e keqja vete.E ka renjen tek “Gobseku” i Balzakut te madh.E ka rrenjen tek vete letersia e madhe europiane,si perendimore dhe ruse,ku cifuti dhe cifutet ne pergjithesi i jane pershkruar popullates europiane si misherimi i te gjithe te keqijave e veseve njerezore.
Pikerisht,ky Antisemitizem letrar i shkrimtareve me te mendhenj europiane sherbeu si alibi ne fundshekullin e XIX dhe shek.XX per Antisemitizmin politik qe coi ne kasaphanen ndaj hebrenjve.
Europa e civilizuar e ka kuptuar kete,ka kohe.Por,nuk e kane kuptuar Blushet,europianet wannabe,qe vec europiane nuk jane,por ca rudimente te gerbulshme levantino-bizantine,qe gjellinje sidomos ne Ballkan.
Mendje e tjerrur me fije kashte…
Beni, qe te kuptohet feja islame duhet te kuptosh historine, kulture dhe traditen e arabeve, pasi kjo fe eshte reflekton doket dhe zakonet e tyre. Pikerisht ketu qendron edhe problemi. Qe feja islame te jete fe universale dhe pertej dimesionit fizik te qenies njerezore, duhet qe te shkeputet nga cdo gje jo-hyjnore qe e lidh me etnine dhe shtetet si arabia saudite, katari, indonesia etj. Persa kohe kjo nuk ndodh feja islame do mbetet nje fe peng e traditave kulturore te botes arabe (te prapambetura ose jo) dhe ineteresavee shtetore.
Ke shume te drejte. Askush s’ka asgje kunder fese islame si fe shpirterore. Ajo qe eshte e padurueshme eshte qe ne permjet nje feje te imponohen zakonet e nje popullsie te caktuar qe nuk kane asnje lidhje (dhe nuk jane as te pershtatshme) me kontinentin ku jemi.
Krishterimi dhe Islami jane binjake Semite (ne nje term legjendash le ti quajme Abrahamike) te krijuara nga ebrenjete, bij te Isakut dhe Arabet (bij te Ismailit). Ato nuk kane asgje te perbashket me kulturen europiane. jane mish i huaj thoshte Karl Jungu. Kjo e beri Wagnerin te heqe dore nga mitologjia kristiane e te frymezohet ne vepren e tij te madhe nga mitologjia gjermane.
Te dy jane produkte orientale qe u eksportuan ne Europe dhe i kushtuan asaj aq shume (te pakten 10 shekuj prapambetje deri ne Rilindjen e vertete europiane qe hodhi poshte prangat intelektuale qe i vune fete monoteiste kultures se lashte europiane).
Cdo popull duhet te zgjedhe ose fanatizmin fetar ose rrugen e perparimit e te shkences.
Kur do te kuptohet se ato jane dy rruge te ndryshme?
Shkenca lufton injorancen kurse fete ushqehen nga e mbahen me kembe me injorancen e masave.
Wagneri u konvertua ne katolik o lum miku, per kete Nietzsche shkroi nje liber e si la gje pa thene…
I vetmi shkrim qe me ka terhequr i z.Blushi.
Beno! Nuk ishte thjesh vizatimi problem, por denigrimi dhe fyerja e figures se tij nepermjet karikatures.
Nese mendon qe kjo ka te beje vetem me vizatim nuk e ke kapur thelbin. Problemi eshte se ne zemer te nje religjioni te madh si islami pushtetin e kane marr gangsteret qe frymezimin e marrin nga kleriket radikal. Pas nenshtrimit te shoqerise se tyre tani kane hedhur syte pertej kufinjeve te tyre (edhe ne trojet tona fatekeqesisht).
Franca kleriket e vete i vuri ne gijotine para 2 shekujsh. Do te ishte e turpshme qe sot te perkulet para klerikeve primitiv te shkretetirave.
Ironia eshte se i ka mjetet ti mposhte keta kundershtare siq beri Napoleoni me mamluket ne Egjipt, mirepo heziton e paralizuar nga korrektesa politike se mos akuzohet si raciste dhe islamofobike. Siq u ba nga sulmi ne Paris, kundershtaret e tyre nuk kane keto skrupulla morale si primitiv mesjetar qe jane.
Mos u merr me profetin MUHAMET,o SHARLATANI Blushi!
Feja islame nuk ka te beje fare me TERRORIZMIN e shfaqur!
Terrorizmi i quajtur nga perendimi si “ISLAMIK” eshte i njejte me TERRORIZMIN,qe pushtoi Afganistanin,Irakun,Kuvajtin per interesat e NAFTES etj,etj!
IRAKU u sulmua me pretekstin se SADAM HUSEINI po prodhon BOMBEN BERTHAMORE,por prap ishin interesat e naftes,ndersa ne SIRI po behet TERROR,gjoja ne emer te ISLAMIT,po per interesat e RUSISE per nafte!!!
Te dy palet:Si ata qe e perdorin TERRORIN ne emer te ISLAMIT edhe ata qe i kundervihen TERRORIT duke i veshur nga pas ISLAMIZMIN,do te cojne ne nje rruge pa krye:DREJT LUFTES BOTERORE!!!
Shikoni se si vepron CARI PUTIN:SI TERRORIST! SI DIKTATORI HITLER E MUSOLIN!!!
Dhe bota hesht para ketij HITLERIANI njelloj sic HESHTI kur vete HITLERI po armatosej te PUSHTONTE BOTEN dhe ne radhe te pare te SHKATERRONTE BASHKIMIN SOVJETIK!!
Por heshtja e tyre i shkaktoi Europes dhe Botes mbi 50 milion te vrare!!!
Dhe kur e pane
po c’ti denigrosh, kur eshte vete i denigruar
Po te njejtat pikepamje i ka shprehur nderkohe edhe Berluskoni .
Nuk e di ne se ti i ke kopjuar nga ai apo ai nga ti,Blushi?
Para do kohesh ne njeren nga kryeveprat e tij politiko-letrare, ben Blushi shkruante:
“Ne ate fshat kishte ullinj, molle, pjeshke…(etj), por kishte dhe myslimane.”
Tashme paska nderruar mendje, Beni i ben thirrje perendimit per te ndryshuar sjellje, pra per te dale nga versioni blush i pesimizmit!
Nderkohe qe Europa dhe Mesdheu pra edhe Shqiperia e Edi Rames, Beni (qe pa te keq, me sinqeritet e modesti e ka distancuar me shperfillje ftesen per minister) e perdor trembedhjete here frazen “ne ate kohe une po shkruaja”, paska shkruar edhe libra edukativo-psikologjike jo vetem politiko-letrare!!!),
Beni ka kohe te shkruaj ndonje liber tjeter…
Fevzo, pasi te kthehet nga Parisi (ku beri fotografine e planifikuar per faqen e caktuar ne historine e paralajmeruar te pluralizmit politik e fetar shqiptar) do ta therres serish ne studio dhe ben Blushi serish do shfaq rivalitetin e tij te dyfishte:
Se pari si Ben Blush i paradites, si politikan, ne rivalitet me Edi Ramen, jane nisur te imponohen ne europe. O njeri o Tjatri do arrijne ne krye te Internacionales socialiste…
Se dyti, Ben Blushi i pasdites, shkrimtari dmth, ne rivalitet me Ismail kadarene per po ate objektiv…Se fundi Blushit iu akordua cmimi qe Eurpa jep ne Ballkan, me tej duhet fituar cmimi qe ballkanasit lusin ta fitojne ne Europe
Kadarea ka perparesi: Gjenerali ehste dosje e vjeter ne dyert e Nobelit, keshtu qe Blushit i mbetet te perqendrohet ne betejen me Ramen.
Ky shkrim i Blushit eshte ‘korrigjim’ i nje shkrimi te para disa diteve te po te njejtit autore. Blushi eshte bere ‘pishman’ sepse shkruajti te verteten ne shkrimin e tije te para ketije te fundit. Problemi qendroon ne fillim te: ne eshte e vertete apo jo qe tragjedine e bene vete islamiket. E dyta eshte: perse nuk bene ç’mos t’i zinin terroristet te gjalle. E treta: nese eshte e vertete se per hire te rendit te ri boterore duhen praktikuar skenare makabre dhe se per kete rend te ri nuk e meritojne te gjithe kalimin e klases, te mos vriten femije te pafajshem ne Palestine. Nuk jemi duke jetuar depresionin e Europes, por te qenit tulle ne mure me paranojen se po shave çifutet te gjen belaja. Qofsha gabim. ‘Une jam Carli’ dhe marshi i bardhe duheshin bere kur vriteshin femijet e pafajshem ne Palestine. Ky ‘une jam Carli’ eshte kulmi i turpit te civilizimit boterore.
Keta “femijet e Palestines” a t’i ka be nena? Do te te kisha mirekuptuar plotesisht sikur te kishe protestuar per viktimat e masakrave serbe ne Gjakove dhe Meje dhe per faktin qe vrasesit nuk jane ndeshkuar ende. Ato kane lidhje me ty, me mua dhe te gjithe shqiptaret. Palestina nuk ka absolutisht kurrfare lidhje me neve, dhe nuk jemi ne ata qe mundemi te ndikojme cka ndodh atje per te mire apo per te keq.
Kur te nderohen viktimat njelloj pamvaresisht kombit, atehere ka bote te drejte. Kjo Bote e jona eshte kush kujt t,ia fusi. Viktimat e terrorit serb ne Gjakove jane ne themelet e Pamvaresise. Une me fe jam katolik dhe femijet e Palestines nuk m,i ka bere nena, ata i ka bere nena e tyre, e gjithsecilit.
Befasohem pak qe qenke katolik (jo se ka rendesi kjo per nje shqiptar) per faktin si kane hy keto shprehje ne fjalorin tend.
Para ca dekadash kane qene ne mode disa fraza si “lufta e klasave”, “imperialist”, “revizionist” , “titist”, “kullak” etj. Te gjitha keto jane shprehje te bindjes ideologjike te nje marksisti/komunisti. Shume njerez i kane marre ne qafe me keto fraza. Sot ndegjon termat e ideologjise se re qe me shumecka e imiton marksizmin si “femijet e Palestines”, “islamofob”. Pastaj duke u nxehur gjakrat fillon “qafir”, “sheriat” dhe “xhihad”. Edhe ketu si ne rastin e marksizmit shume njerez te pafajshem mirren ne qafe. Shume njerez naiv bien ne gracke.
Shume me shume “femije palestinez” dhe te rritur kane vrare fqinjet e tyre arab si libanezet, sirianet, jordanezet dhe egjiptianet. Por per ideologjine islamike “femijet Palestineze” vetem kur vrahen nga Izraeli jane viktima qe i shkojne pershtati propagandes se tyre. Se sa e cmojne jeten njerezore shihet cdo dite ne Siri e gjithashtu mund ti pyesesh vete njerezit qe u prehet koka si pules kur te shkosh te Shen Pali.
[email protected] Bravo te qofte koment shum me vend dhe human.Te lumte.
Ben Blushi ka thene nje te vertete te pamohushme, dhe qe tani po bindet gjithe bota e civilizuar per rrezikun islamik ne bote.Te gjithe ata qe mundohen te mbrojne kete rit satanik siç eshte islami ,le te provojne te kunderten e Blushit ,d.m.th te trgojne se me ke besim tjeter fetare myslimanet kane harmoni? Ndersa mediokrit islamik si Abdi Baleta qe deklaron se :Turqit para se te terhiqeshin nga Ballkani kane lene 50000 ushtare turq te vrare per mbrojtjen e shqiptareve , eshte nje turp i paskrupullt i ketij pseudointelektuali islamik.Ti tregojne popullit keta islamik ,se sa shkolla shqipe kane hapur ” vellezerit” turq ne Shqiperi per 500 vjet?
Bukur
Do kisha shume respekt per Blushin,po ta lexoja pa e njohur me pare Arben Blushin????/Ju tregoj momentin para disa vjetesh me sa di ishte minister apo nuk e kujtoj…..Po vinte me makine nga Korca kishte pire ne Pogradec,Dhe kur hyri ne Prrenjas tek rezervuari ku ne rruge ishte patrulla e qarkullimit rrugore,ky birbo ka bere nje frenim para tyre dhe ka dale nga makina i pire dhe nisi ti shante vence me fjale ma te ndyra sidomos njerin sic duket ja lexoi emrin qe kishte mbi kemish.Theme te drejten jame shokuar,policet ngelen te ngrire pa guxuar ti kthejne nje fjale.Hyri ne makine perplasi deren dhe ja futi me te katra…..Pas ca kohesh meqense kisha pak muhabet me policet ndalova dhe i pyeta,njeri me tha,se ca kohe me pare kishte bllokuar nje kamion me mallra a ku ta di une,dhe qe me heret kishte mare kercenime nga shoferi se do ta shikosh tek Beni????,dhe sic duket ai ka qene para kamoionit dhe shoferi e ka mare ne tel duke i thene se polici eshte ne linje…..Ju betohem kame qene prezente pake me tej duke pritur makine per ne Korce,dhe nese i lexon zoti Arben,besoj se i kujtohet kjo histori.Prandaj ja thjshtoj me zero shkrimin e tije pjeserishte te kopjuar…..
o ben si shkrimtar je i sakte po si filozof ke shume per te mesuar.
Krishterimi dhe Islami jane binjake Semite (ne nje term legjendash le ti quajme Abrahamike) te krijuara nga ebrenjete, bij te Isakut dhe Arabet (bij te Ismailit). Ato nuk kane asgje te perbashket me kulturen europiane. jane mish i huaj thoshte Karl Jungu. Kjo e beri Wagnerin te heqe dore nga mitologjia kristiane e te frymezohet ne vepren e tij te madhe nga mitologjia gjermane.
Te dy jane produkte orientale qe u eksportuan ne Europe dhe i kushtuan asaj aq shume (te pakten 10 shekuj prapambetje deri ne Rilindjen e vertete europiane qe hodhi poshte prangat intelektuale qe i vune fete monoteiste kultures se lashte europiane).
Cdo popull duhet te zgjedhe ose fanatizmin fetar ose rrugen e perparimit e te shkences.
Kur do te kuptohet se ato jane dy rruge te ndryshme?
Shkenca lufton injorancen kurse fete ushqehen nga e mbahen me kembe me injorancen e masave.
Zero mundesi, te besh filosofi
duke qene kaq fodull vete dhe djale i fodullit Kico Blushi…
Dhe per cudi, shkojne e akuzojne kadarene e shkrete qe tha “ata te ambasadave jane jashteqiitje e kombit” dhe nuk i thone nje fjale Kicos, qe ishte ne krahe te Xhelil Gjonit ne Tribunen kunder tyre…
Kush mund te me shpjegoje kete shterpesi krijimtarie dhe nivel te ulet te publicistikes shqiptare te demokracise?
Ne kete cektesi krijimtarije intelektuale nuk eshte per t’u habitur qe si ajsberge te publicistikes shqiptare dalin Fevzo dhe Beni Blushi.
Nje shkrim i sakte dhe i goditur per situaten e sotme ne Europe, ne Shqiperi dhe me gjere.
Reformimi i fese islame do vi vete nga besimtaret dhe popujte arab,
Ashtu sic europen e erresires se mesjetes kristiane dhe vete fene krist. !pone e ndryshoi mendimi i lire dhe hirii i mijra mendimtareve te djegur ne turren e drureve dhe milona njerezve te vrare ne luftrat fetare,
Ky reformim nenekupton plotesiminn e disa kushteve ku faktori perndimore ka luajtur dhe luan nje rol negativ,
Eshte me te vertet ironike por qe reformimi i fese islame fillon me ate qe kerkojne ne menyre mizore ekstremistet e isis
Kerkesa per krijimin e nje shteti te madh arab edhe pse eshte e frikshme pe ne eshte nje nje ceshtje qe e ka rrenjen ne fllimet e islamit dhe te historise se arabve
Historia hakmerret kurr behen padrejtesira,
Ashtu si edhe ne ballkane politikat e gabuara te europes cuan ne perplasjet e njohura duke vene disa gjera ne vende ne 20 vjecarin e fundit po keshtu edhe ne boten arabe politikat e gabuara te kolonizatoreve anglez dhe franceze cuan ne shperberje te nje popullate arabe ne disa shtete artificiale Irak siri jordani ku ne te vertete jane vetem nje shtete nje popullate
Vetem bashkimi i ketyreve popujve ne shtete te madh arab mu nd te coje ne dialogun ndermjet tyre ne perplasjen ndermjet tyre duke krijuare kushtet per lindjen e mendimit tjeter dhe reformimin e fese islamike
Po kush do te ishte kunder nje shteti te madh arab.?
Pra pikerishte Izraeli europa rusia SHBA
Pra ja ku ku i ka rrenjet urrjejtja e madhe qe kane arabet apo me sakte populli arab per perndimoret por edhe per klikat dhe udheheqsite etyre ( arab) ,
Pse te mos i leme arabet te formojne shtetin e tyre ashtu sic edhe europianet kane nje enderr te bashkimit
Pse te mos i leme te bejne dialog njehere me njeri tjetrin edhe per dogmen e tyre ,pasi jam i bindure se keshtu edhe mund te demokratizohen (Ju kujtoje ku qe europa dhe kristianizmi para revolucionit franceze)
Po ju kujtoje se faqen e arte te arabve nga vitet 700-1010 qe kur ata qene te bashkuare
Bashkimi i tyre qe te mos keqkuptohem nuk duhet te vije me metoda c njerezore te fashisteve ekstremiste te isis ,por me dialog dhe me deshiren e te tere popujeve arab ne menyre paqesore,
Ky edhte nje trap kaluar trapit ,kerkon te behet specialist ne ato fusha ku
Potenca e tij eshte NUL.Keto kohet e fundit eshte rritur mendja ,a thua se ka zbuluar sekretin e paqes se botes ,Shume i neveritur .
Ne kete shkrim Blushi i merr perfundimet per zgjidhje, biles ca me keq, edhe si keshilla. S.d.q. i falet, sepse ne keto kohra terrori ka humbur qetesia e mendjes. Persa i perket Muhametit, ai ka hyre me kohe ne Europe edhe me vizatime; ky esht problem i kaluar tashme. Problemi eshte se kjo fe nuk ka nje vije te qarte, dhe s’ka si ta kete, perderisa vjen nga mendja e njeriut dhe jo nga ndonje Zot ne qiell. Beteja per arsimim dhe ballafaqimi i perditshem me injorancen e kane ulur (dhe shpresoj ta ulin edhe me teper) terrorizmin, sepse terroristi ideollogjik-fetar nuk i ka frike fare masat qe merren kunder tij, por e ka frike shume dijen.
Nese Blushi e kupton kaq mire DRITEN si eshte e mundur qe ska rrezatuar nje fije drite ne kaq vjet politike.
Blushi kur eshte i ftuar ,flet budallalleqe ,kur shkruan sikur nuk eshte dors vete.
BB, je ne mes te turmes se uqerve gyzelian.
Perendimi hapi kutine e pandores me gyzelet e ballkanit.
Nuk ka perendi qe u ben “derman” gyzeleve, dhe arsyeja eshte mese e thjesh : Kane kod tjeter vlerash mbi menyren e te te jetuarit, si ne aspektin personal dhe ne ate te ndertimit te shoqerise.
Cok gyzelet e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit +
O Blushi perpiqesh te analizosh charlin e vertitesh rreth e rrotull rusis!! Mos valle dhe ti je i erdhur nga Russia? Se keshtu dukesh pak antiamerikan dukesh shum afer grekve?!
Brilant.
Blush je mirë,më pëlqeu shumë ajo arsyeja e të bërit selfie. Këta që të kritikojnë bëjnë self. Hahaha
Nuk e lexova te gjithe. Nuk pertova,por Beni me duket i lumtur si ata femijet e llastuar… Nuk me ngjall ndonje kuriozitet e aq me pak emocion. Jam zhgenjyer nga nje roman i tij, kinse filozofik…
Beni kujton se eshte origjinal, sikurse edhe gjyshi i tij qe fillimisht e “graduan” si autorin e romanit te pare ne gjuhen shqipe (“Clirimtaret”), por ne fakt shume para tij paten shkruar romane shkrimtare te tjere (Ndoc Nikaj, Faik Konica).
Sa per urrejtjen fetare, kam pershtypjen se thelle, thelle, Beni urren me shume katoliket e protestanet, sepse ata jane shume me perpara se “orthodhokset” e Benit, te cilet nuk kane te bejne fare me ortodokset tane si jane Petro Nini Luarasi, Fan Noli, etj. Beni ka ngelur me mentalitetin e Bizantit te lashte, i cili ishte shkaku kryesor i deshtimit te kryqezatave te perendimit.
Perse nuk shkroi dy rreshta Beni me rastin e 100 vjetorit te masakrave greke ne Panarit dhe sidomos perdhunimit te grave te ketij fshati nga prifterinjte dhe andartet greke.
A gjen dot Beni ndonje ndryshim midis Vukovarit (ne Kroaci) dhe Kobanes ne Siri? A ka ndryshim midis “te krishtereve” serbe qe masakruan edhe te semuret ne spitalin e Vukovarit me ata te ISIS-it?
A gjen dot Beni ndonje ndryshim midis masakres se Srebrenices (te kryer nga te “krishteret” serbe) dhe atyre te kryera nga “myslimanet” e ISIS mbi kurdet apo minoritetin jazid ne Irak!?
A gjen dot Beni ndonje ndryshim midis masakres se Racakut (ku masakruan pleq, gra e femije), te kryer nga “te krishteret” serbe dhe atyre te kryera nga “myslimanet” e ISIS mbi fiset Sunite (ne Irak e Siri) qe nuk iu binden ISIS-it?!
Beni u tregon dhembet vetem te dobteve, ndersa per rastet kur terrorizmi eshte shteteror, sikurse ai serb e grek ndaj shqiptareve, Beni hesht, ose nuk e koncepton dot si terrorizem.
Beni do bente mire, qe si deputet i zones se Belshit, te shihte se si po vuajne ekonomikisht zgjedhesit e tij, ngaqe qeverite tona idiote e te liga i kane dhene monopolin nje firme greke e cila e kerkon duhanin e thate me vetem njemije leke te vjetra kilogramin. Per fat te mire, nuk eshte firme turke, se perndryshe Beni do te thoshte se jane myslimane.
Emacipues per ata qe kane mend ne koke. Duhet ta kishte mbyllur me fjalet e kryebashkiakut te Roterdamit