INTERVISTA/ Ben Blushi: Nuk më joshin ministritë e qeverisë Rama

11 Janar 2015, 19:35Politika TEMA

Shkrimtari dhe deputeti socialist, Ben Blushi gjatë një interviste të dhënë për emisionin E diell në Top Channel ka folur në lidhje me ndryshimet e reja që pritet të ndodhin në qeverinë Rama, ndërsa shprehet se “nuk e josh një post ministror”, pasi ka shumë gjerë ta tjera për të bërë.

Gjatë kësaj interviste Blushi ka folur dhe për masakrën në redaksinë e Charlie Hebdo dhe për rolin e fesë Islame në Shqipëri dhe vende të tjera.

Nga Alban Dudushi

Alban Dudushi: Duke mbetur pak në kontekstin e Charlie Hebdo, thatë që është shenjë e qartë e atij që mendon ndryshe, prandaj u asgjësua një redaksi e tërë si ajo e Charlie Hebdo, por në shkrimin që botuat të nesërmen e ngjarjes thuhet diçka më tepër që duket provokative, kemi të bëjmë me një Islam –Europian, jo një islam të importuar nga vendet e tjera, që vjen për shkak të ndarjes, për shkak të padrejtësisë, për shkak të mënjanimit të çuarjes në cep të njerëzve që përfaqsojnë islamin.

Ben Blushi: Është e vërtetë, që e besoj ketë gjë. Ditët e fundit jam munduar të mendoj gjatë. Sepse ne jemi mësuar që dikush që e lexon në mënyrë të deformuar fenë e vetë, në këtë rast Islamin, jetyon në Pakistan apo Afganistan apo Palestinë dhe bëhet kamikaz. Për këtë arsye ai kthehet në terrorist edhe vret njerëz të pafajshëm duke i manipuluar me dogmën e vetë fetare, pavarësisht se ai mund ta besojë… Deri diuku është e kuptueshme pasi në këtë pjesë të botës ka më pak kanale lirie, ka më pak informacion, më shumë homogjenizëm dhe një trysni dogmatike fetare dhe mediatike të caktuar. Ndoshta është më e lehtë të kthehesh në një kamikaz po them, s’po them terrorist në çdo rast. Në rastin e Charlie Hebdo, dhe në raste ne Francë, në Angli dhe në Belgjikë, rezulton që nuk është kështu. Këta ekstremist nuk janë mbartur- kanë lindur aty. Kanë lindur aty se gjyshërit apo prindërit e tyre kanë emigruar. Para 30-40-50 vjetësh dhe këta fëmijë me origjinë algjeriane apo marokene apo siriane, apo iraniane nuk ka rëndësi, kanë lindur dhe janë me nënshtetësi franceze, si lind sot një shqiptar që i kanë shkuar prindërit në vitet 90 në Greqi, ka lindur atje jeton me grekët, flet greqisht është shtetas grek, apo italian apo gjerman. Si ka mundësi që ky njeri pas 20 vjetësh i kthehet këtyre lirive pjesë e të cilës ai është vetë? Për shkak të këtyre lirive ai është aty, se nëse Europa do të kishte qënë një kontinent i mbyllur s’do kishin mundësi prindërit e këtyre dy vëllezërve të jetonin në Francë. Nëse Franca do i përjashtonte të huajt, atëherë ata nuk do kishin mundësi të jetonin në Paris. Pra ata janë përfitues të parë të asaj lirie që kanë sulmuar para 2-3 ditësh. Se çfarë kanë bërë? Duke sulmuar i kanë dhënë mundësi gjithë francezëve dhe europianëve të bëjnë një pyete: A duhet ti hapim dyert për ekstra komunitarët? Dhe dua të them që ky lloj Islami- pavarësisht se ky është një deformuar- ky lloj Islami është një deivijm i ushqyer nga dy drejtime them: e para nga vendet e tyre të origjinës dhe e dyta nga kriza në Europë. Se këta përveç se ishin besimtarë në llojin e vet- për mua nuk ishin- ishin pjesë e margjinalizuar e shoqërisë franceze, që nuk u integruan dot …

Alban Dudushi: Në Francë mund të jenë dhe polakët dhe rusët dhe shqiptarët mund të përmendim shumë..

Ben Blushi: E vertetë është fatkeqe që ta mendosh… dhe duhet ta them, bota nuk pret sot që të reformohet feja islame dhe të ndryshojë Kur’Ani apo të ndryshojë Muhameti, se janë gjëra që nuk ndryshojnë dhe nuk kanë mundësi të ndryshojnë.. por ata që e interpretojnë, ata kanë arsye të reformohen. Pra interpretusët dhe lëxuesit e dogmës dhe normës fetare kanë arsye të reformohen. Nuk presim që Kur’Ani të rishkruhet, nuk ka pse, apo që Muhamedi të ndryshojë, që është në thelb të këtij debate, ai është një gjurmë e historisë dhe është atje nuk mund të ndryshojë. Por ata që e lexojnë atë, kanë arsye të ndryshojnë dhe është e domosdoshme. Kështu ka ndodhur me të gjitha fetë. Ka qëne shumë më fanatike Europa e krishterë. Ka qenë dhe Europa dikur në këtë fazë por njerëzimi ndryshon. Ndryshon koncepti që ke për fenë dhe besoj që Islami, sidomos mbas Charlie Hebdo, se është një fe që është goditur më shumë. Ka marrë një damkë shumë të madhë në sytë e botës. E gjtihë bota po pret që ajo të ndryshojë dhe të mos ti krijojë botës kaq shumë tension dhe kaq shumë konflikte të panevojshme

 

Alban Dudushi: Kam ndjekur me vëmendje të gjitha ndodhitë e atyre ditëve që ndodhi tragjedia e Charlie Hebdo. Një nga të parët që doli dhe e dënoi ishte vetë Imami i Parisit dhe një pjesë e mirë e kominitetit mtysliman në Francë, por nga ana tjetër ka dhe zëra që në mënyrë që nga gjeneza e vet Islami nuk është një fe e pajtueshme me vlerat e Europës dhe me atë që Europa sot predikon?

Ben Blushi: Ka shumë njerëz që e pretendojnë këtë, duke menduar që islami, duke mos garantuar barazinë gjinore, se kjo është thelbi kësaj në fakt sjell deformimet që ne i njohim dhe nuk është shumë kompatibël, shumë i përputhshëm me demokracinë, sepse të gjithë njerëzit që e bëjnë këtë i kanë këto pikëpyetje në kokë, shkojnë një për një tek vendet ku dominon Islami dhe gjejnë që demokracia aty nuk është shumë e zhvilluar, përfshi dhe Turqinë po të duash. Është vendi më demokratik i kësaj bote po themi, po prapë nuk është shumë demokratike, se themi Turqia dhe Zvicra nuk kanë të njëjtën cilësi demokracie. Po prapë unë them ky është një proces emancipimi, pra nëse shikojmë historinë e feve të tjera, hebreje dhe krishtere, fetë monoteiste, sidomos kanë pasur dhe ato ciklet e veta, feja krishtere ka vrarë me dhjetra shkrimtarë, gjatë kohës së inkuizicionit apo më pas, apo artistë apo shkenctarë, po të ishin kursyer ndoshta do kishim më shpejt evolucion, mund të kishim pasur Steve Jobs para 100 vjetësh- nëse në kohën e inkuizicionit nuk do kishim vrarë kaq shumë mendje të ndritur. Ja pra të gjitha fetë kanë kaluar në një proces emancipimi kulturor. Edhe Islami kam përshtypjen është në këtë rrugë dhe dyshoj që mund të jetë kështu përjetësisht. Pra dyshoj që përjetësisht Islami nuk mund të jetë kompatibël si doktrinë hyjnore dhe fetare me nevojën e njërezve për të qënë praktik. Se çfarë po bën sot dogma? Po pengon qytetarët e vet ata të cilëve u shërben të jenë më praktik dhe më të pajtueshëm me pjesën tjetër të botës. Unë nuk besoj kështu. Besoj se dhe ngjarjet e Charlie Hebdo është një pikë kthese që islami mund ta shfrytëzojë më mirë se kushdo tjetër.

Alban Dudushi: Duke u kthyer prapë tek librat dhe duke mbetur në këtë kontekst bisede, tek “Hëna e Shqipërisë” ju flisni dhe për rrezikun e një ekstremizmi fetar, madje dhe bashkëjetesën fetare ju nuk e shihni si një vlerë të përhershme por si një vlerë në rrezik…

Ben Blushi: Po, ky libër është shkruar para një viti. Pak a shumë në këtë kohë. Ai merr përsipër të bëjë një parashikim të fenonomeneve jo të Shqipërisë. E kam thënë nuk mund të parashikoj kush do të jetë portieri i kombëtares pas 30 vitesh apo si do të dalë ndeshja Gjermani-Shqipëri në vitin 2015, por jam marrë me fenomenet, pra me raportin të pasur, të varfër dhe me polarizmin dhe se ku mund të na çojë kjo, në raportet e Shqipërisë me Kosovën. Jam marrë me raportet tona me nacionalizmin dhe me fenë. Një nga gjërat që kam shkruar, duke marrë parasysh rastin e Turqisë, është se një diell na ka ngrohur, në disa raste na ka verbuar, na ka lënë pa sy 500 vjet. Kam shkruar duke pasur parasysh debatet që bëhen sot në botë, krisjen e besimit ndaj partive politike sot në vend. Ka një krizë të përgjithshme besimi. Njerëzit nuk besojnë sa i besonin në vitet 90-të, apo në qoftë se para 10 vitesh apo para një viti e gjysëm. Ka një skepticizëm në përgjithësi ndaj klasës politike dhe ndaj shtetit, ndaj pamundësisë që ka klasa politike për ti shërbyer mirë njerëzve, për të zbutur varfërinë, për të zbutuar polarizmin, për të zhdukur korrupsionin, për të krijuar më shumë vënde pune, për të krijuar më shumë qetësi dhe edukim, shëndetësi dhe më shumë çmime të libra. Në këto kushte ka ka një humbje të besimit në këto gjëra shumë njerëz e gjejnë besimin tek fetë. Duke qëne se jemi një vend me shumicë islame, feja myslimane rrok më shumë njerëz dhe shpirtra. Në këtë kuptim, se mos e zgjas, kam thënë, në një të ardhme nuk përjashtohet fakti që të kemi organizime me karakter fetar, si në Kosovë. Në Kosovë janë dy parti,të regjistruara në zgjedhje me nuance totalisht fetare. Në Turqi e kemi në pushtet prej gati 10 vitesh, në Europë po bëhet ky debat masivisht por nuk ka gjasa të ndodhi. Por ne si vend me predominance fetare me këtë humbje besimi ndaj shtetit nuk e përjashtoj që mund të ketë parti me nuancë fetare dhe që pastaj do futet në tregun normal të partive, duke bërë aleancë me njërën apo me tjetrën. Por duke pasur nuanca, ndoshta ky mund të jetë avantazhi i tyre, pavarësisht se unë nuk e uroj.  Shteti jo gjithmonë funksionon në mënyrë perfektë, jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend tjetër të botës, nga ana tjetër kemi islam të moderuar, kemi predikues të moderuar ashtu si kemi dhe radikale. Pse radikalët fitojnë terren, pse dështojnë të moderuarit pikërisht tek këto shtresa të dëshpëruara. Unë nuk mendoj që radikalët fitojnë terren …

Alban Dudushi: Atë tregojnë…

Ben Blushi: Jo radikalët duken më shumë, ndërsa lajmi keq është lajm i mirë. Nëse vret bëhesh lajm si ndodhi në Paris. Jo të gjithë myslimanet e Francës janë terroristë. Franca ka 5-6 milionë myslimanë. Të jeni të bindur që më pak se 1 % e tyre mund të jenë radikal dhe më pak se 0.001 % e tyre kanë nevojë për të vrarë, pra të moderuarit janë gjithmonë më shumë. Dhe në Shqipëri, por ata nuk bien në sy, se shkrihen me masën tjetër.

Alban Dudushi: Kjo mund të jetë dhe strategji e terrorizmit..

Ben Blushi: Jam i bindur që masivisht besimtarët nga Franca në Indonezi, Franca dhe Indi dhe në Shqipëri, padyshim, janë njerëz të moderuar. Dua ta them atë që thashë dhe në fillim. Kemi hyrë në një epokë prakticiteti, njerëzit duan të jenë pak më praktitk dhe feja nuk mund ti pengojë. Duan të kenë kohë për të shkuar në punë, të gjejnë një punë, të gjejnë një shtëpi, të mos vidhen nga shteti të ndihmohen nga shteti, të sëmuren sa më pak, të blejnë sa më lirë. Një fe që i pengon të bëjnë këto nevoja praktike sigurisht do vijë duke u reformuar, se njeriu do vazhdojë të mbetet mbi tokë. Fetë do vijnë duke u ndryshuar si kanë ndryshuar të gjitha filozofitë e tjera, pa dyshim

Alban Dudushi: Pyetja e fundit dhe e pashmangshme është për politikën e ditës. Cilat janë marrëdhëniet e tua tani me kryeministrin Rama dhe qeverinë, ose qëndrimi yt ndaj tyre?

Ben Blushi: Sot është ditë e dielë dhe bota ka, ka më shumë probleme se ça kam unë me qeverinë shqiptare. Me shaka e them, por ia vlen të flasim për to. Dhe ky ishte pakti që unë erdha sot, që nuk duhet të flasim për politikë.

Alban Dudushi: Qesh

Ben Blushi: Mund të më ftosh në emisionin tënd të darkës që mund të jetë më i përshtatshëm në politikë

Alban Dudushi: Do ta bëj këtë pyetje dhe e vazhdojmë në Top Show. Në ndryshime të pritshme në qeveri një post ministror nga zoti Rama, do e mirëprisje?

Ben Blushi: Nuk e mendoj fare, por nuk më thotë ndonjë gjë të madhe, janë faza të kapërcyera në jetën time, duhet të kem motiv shumë të fortë për tu rikthyer. Nëse e kam këtë ofertë, një gjë që e kam bërë. Jeta ka më shumë magnet se kaq pak, dhe unë kam filluar të gjej arsye të tjera për të jetuar më mirë, që janë letërsia është leximi dalja në natyrë, njohja e botës në përgjithësi, nuk besoj të kem arsye të joshem nga kaq pak.

41 komente në “INTERVISTA/ Ben Blushi: Nuk më joshin ministritë e qeverisë Rama”

  1. Shoku Rrok i Druve says:

    Ju lutem, intervisten e kane ndjekur miliona shqiptare. Dhe s’keni arsye ta tjetersoni ne kete fare feje, duke nisur qe nga titulli. Kjo i shkon per shtat vetem nje njeriu destruktiv e antikombetar, Sali Rame Berishes dhe sulmit te tij te paprincipte e non stop tash 23 vjet kunder Shqiperise, cdo prirje per ndryshim e zhvillim!

    1. rezart says:

      Eshte turp i madh t’i thuash njeriu se je djali i te nderuarit Kico Blushit!
      Ty nuk te joshin ministrite,se je MENDJEMADH FUNKSIONAL,se nuk ke bythe te besh pune,se nuk do te punosh per QEVERINEVRAMA,se pret te vije casti te permbyset cdo gje qe te kthehet pijaneci Fatos Nano etj,por kjo nuk ka per te ndodhur kurre!
      Ti je SHUSHUNJA e PS-se dhe je me i lig se Kaci i ZI,se ai te pakten eshte kundershtar i PS-se,por eshte gjysem budalla,ndersa ti je gjarper me zile!
      Me mire djepi bosh se shejtani brenda -thote populli!!!

      1. .,.,., says:

        si nuk qesh kurre ky njeri?

      2. Tropojani says:

        Habitem pse ky Blushi nuk shkon atje ku ka vendin, ne preher te Sali Berishes. Ky ka kohe qe vazhdon te jete i bezdisur ne prehrin e Partise Socialiste. U vetlargua Kastriot Islami, mire beri, se nuk durohej, por do te ishte mire te mbaheshin Arben Malaj e Marko Bello, se ishin te ndershem ne qendrimin e tyre opozitar brenda Partise se tyre. Ndersa ky fare Blushi vazhdon te qendroje kot ne grupin e deputeteve socialiste. Duhet sikterisur. I duket vetja se i kane ngrene hakun! Merr rrogen e majme dhe ben libra! Zbret ndonjehere ne baze dhe ben pazarlleqe per te futur ne pune miq e shok. Duhet larguar ky element i Berishes. Nje vote me pak ne Kuvend per te majten, por pune e madhe. Nuk honepset ky me gjoja erudicionin e tij, qe ne fakt eshte vetem nje llafollog dhe asgje me shume. Po e joshin edhe te djathtet e Europes, qe ta kene kal te Trojes brenda Partise Socialiste.

  2. XUME QEROSI says:

    O Beno, po gjyshi jot qe nje shkrimtar koti. U mundua I gjori, I shkroi Zogut, I shkroi Duces, I shkroi Enverit dhe ky e beri te parin e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve. Yt ate, edhe ai shkrimtar pa vlera, me shume nje komisar se artist. Ti, po Ben hesapi, djalke I perkedhelur mamaje, dhe hajdut si Nano. Nuk ka vend per ty ne qeverine Rama. Kot jargavitesh.

    1. Nastradini says:

      Qerosi ne perrallat shqiptare paraqitet si njeri I zgjuar, po paska edhe qerose koqe fare… Debil denbabaden.

      1. elio says:

        Edhe ti o Nastradin, gomarit prapsht i hipe, jam dakord me Qerosin, Beni qe kur ishte minister i Nanos(i pushtetit vendor) leket e pashaportave dhe kartave te identitetit i vodhi disa here…e njeri i mjire nuk ka qene as i jati…djale mamaje dhe i llastuar edhe ky…Pyetja ime ishte: ky mendon se ja vlente vendi per minister ne qeverine Nano(ku ishte) dhe jo ne qeverine Rama…e verteta eshte qe nuk e p…dh njeri e tani do t’ja varin prandaj llastohet…

    2. bimi says:

      ky eshte bufon…keshtu ben gjithmone si gjeni…

    3. Hysni Dajaku says:

      Me ka prekur shume komneti yt ndaj vendosa per te komentuar!!
      Meqe ky Beni eshte ai qe na tregon ti!!Ka ndonje me te mire se ky PS-ja???
      Meqe nuk te pelqenkan djemte e perkedhelur si ky !!Vertet te pelqejne djemte trima dhe te zgjuar si Strekaj e Doshi apo I do si Frroku !o “pesshk me lesh ne faqe”!!!
      Meqe ky qenka hajdut si Nano ,ty te pelqejne te ndershmit si Erion Velija si Edi Rama,Ilir Meta ,Beqja I Leshit,apo Ahmetaj I Preshit!!!Vetem fjala e fundit eshte e sakte”Nuk ka vend per ty ne qeverrine Rama”!!!sepse kualiteti eshte shume I larte,cilesia eshte magjepese,dhe sukseset te pa imagjinushme dhe padyshim pjesmarria e Blushit do ti hidhte ne re gjith keto Mysybete!!!
      Ore balasher te shplare qe nuk shteruat kurre duke ndenjur mbas byhtes se kujdo qe vjen ne pushtet duke u kthyer ne kamikaze kundra kujdo qe nuk vesh kostumin tuaj!!

    4. Injoranti ben bllushi says:

      Ke patur shanc qe je nip i shuteriqit apo rrjedh nga familje bllokqenesh,ke harruar qe kur u bere zvminister bere skandal kur erdhi Sek e Shtetit Madllen Albright dhe shite sekretet shteterore tek mediat?Dembabadem jeni njerez pa inteligjence,nuk jeni njerez te punes por mundoheni te perfitoni kot ne kurriz te te tjereve,parazite,as nuk u shqua yt ate ne profesionin e tij,as ju,as gjyshi yt,jeni njerez pa vlera qe shisni pordhe kot.Mos harro zotrote keni vene pasuri duke vjedhur dhe bashkepunuar me bandat,te gjithe i dine menyrat e pasurimit tend,je nje vegel qe gjithkush mund te perdore, por tek e fundit ngelesh vegel rraciste injorante

      1. LORA says:

        Ju falnderoj per ekzaktesine ,sidomos ate gjenealogjike,te
        blush-nano-kurve-dalzotesit.

        1. albina says:

          Ste heq asnje gje njeri w e ka ngerene qyll tere jetdn

          At

  3. Socialisti bythpambuk says:

    Z . Ben Blushi !
    Nuk e kuptoj kete qendrimin tuaj indiferent ndaj cfar po ndodh me kete qeverisje dhe pasojat teper te renda per PS.
    Jeni figura kryesore ne PS dhe bashke me te tjeret duhet ti tregoni vendin kryemashtruesit qe drejton qeverine e tij personale , ketij te djathti ekstremist ne krye te PS , ketij mashtruesi qe po zhgenjen 1 milion votues .
    Me kete Kryeminister, te jeni te sigurte se pas 2 vjet e gjysem kemi perseri Saliun dhe Liken ne pushtet , prandaj Ju duhet te merni flamurin kunder Rames (sepse jeni politikani me i kompletuar dhe i pa kompromentuar ne PS) , te kerkohet te behet kongresi i Partise , te behet zgjedhja e Kryetarit te PS dhe jam i bindur qe kete mashtrues dhe pervers njeri, socialistet do ta flakin ne kosh te plehrave sepse Ai nuk eshte i majte , por e shfrytezoi te majten per karieren e tij . Nqs nuk e beni sa me shpejt qe te jete e mundur , mallkimi i ketij populli rente mbi Ju .

  4. feniks says:

    Beb Blushi eshte KALE I TROJES se Fatos Nanos ne PS!
    Edi Rama ka bere gabim te madhqe e caktoi deputet!
    Ketij SHARLATANI nuk i “interesojne” postet e qeverise,jo vetem se eshte ARMIK i kesaj qeverie,por edhe se minister do t’i duhet te punoje dite e nate e do t’i dale boja se nuk eshte i afte per asgje,por edhe se keshtu vetem deputet pa pergjegjesi vec DERDELLITJEVE,ka kohe te shkruaje romane privatisht!
    Te pakten keshtu pretendon te duket i mire per ARMIQTE E PS-se dhe nga ana tjeter te mund te afirmohet si SHKRIMTAR!
    LEGEN i terieshte!
    Njeri me dy maska!!

  5. Jimi says:

    Mos valle more Dudush e ngaterove pyetjen? Mos valle deshe ta pyesje Bilbilushin
    per ndonje oferte per kryeminister?
    E them kete pasi kam parasysh qe statura e Bilbilushit vetem per te tilla ofiqe eshte e prere! E si munde te injorohet nje kolos i tille me nje oferte kaqe ordinere si ajo e ministrit!?
    Eshte “privilegj” i madh qe nje force politike si PS ja ka ne gjirin e saje nje vigan si ai
    Eshte nder i madh per nje kryeminister “ordiner” si Edi qe ka ne krahe nje personalitet kaqe te fuqishem, icili gjithmone i eshte gjendur prane ne ditet me te veshtira, me keshillat e tija shume te cmueshme e te domosdoshme, pa te cilat ky kryeminister “ordiner” nuk do te munde te bente dote tutje!

  6. Spin says:

    blushi do te jete kryeministri me serioz dhe dinjitoz qe do te kemi nese do te behet ndonjehere. Rama nje deshtim i shtetarit. Nuk ben dot shtet Ky karagjoz. Shteti do burra shteti jo selfiemen

  7. Delli USA says:

    Puna eshte se ky Blushi si I fundit I Moikaneve(LMN)hedh vickla here mbas here,por fakt eshte se ne PS vazhdon per inerci, dhe jam I bindur se do perfunduj o si Kac Islemi,o si Arben Malaj.

  8. drejtesia says:

    O Mero, Frazen qe keni vene ne titull nuk e ka thene Beni. Mos ndryshoni thelbin e intervistes sipa qefit.

  9. Piklishi says:

    Z.Blushi!
    Je kontradiktor me vetveten .Ne te kuptojme,po ti e kupton veten se cfare deklaron,filozofon.
    Keto qe kane lindur ne France nuk i mungon kanali i lirise,informacioni si dhe dogma fetare nuk asht dhe aq sa ne origjine nga e kane keto lindje trashigimtaresh ne France.Simbas teje ato te origjines i kryejn krimet.Mripo keto 3 veta te lindur ne france vrane plot 12 veta te redaksise,qe nuk i mungonin informacioni,kanali i lirise si dhe dogma fetare nuk asht dhe aq sa ne vendet e origjines se tyre prinderore e stergjysherore.Si shkrimtar te ndjekim.Pershkrimet filozofike e terheqes i ke te lira.Po ama nuk mund te luajsh me publikun politikisht si me rromane.Keshtu sic praktikon teorikisht nuk ke kapacitet edhe shkrimtar edhe politikan.Je i dobet per politike.
    Ma poshte sugjeron.Pse radikalet fitojne terren e pse deshtojne te moderuarit qe perbejne shumicen e thua vet.Ma poshte e kundershton.Une nuk mendoj qe radikalet fitojne terren.Terren fiton shumica.Je i pa kaperdishem ne filozofi.Po ke nji te mire qe kenaq vetveten.Si ka mundesi qe shumica jo rradikale ti nenshtrohet pakices ne %,ne 5-6 miljon mysliman 1% radikal dhe ma pak se 0.001% kane nevoj per te vrare.Moderuerit ne France jane gjithemon me shume.
    Njeriu sa ma shume gjendet ne natyre jasht mureve te shtepise gezon kohen jete.Kurse Ti e ke spjegimin e pa kjarte me shembullat qe paraqet ne njohjen e jetes shoqerore jasht mureve te shtepise.

    1. Shefqet Cela says:

      Ne komentin tend ke thene gjera ku e ku me te sakta,se sa Ben Blushi
      Ai harron qe masakrat me te medha radikalizmi i ben, jo ne perendim, por ne vendet arabe, ku mungon shteti. Me sakte akoma, ne vendet ku Evropa i shkaterroi shtetet ne emer te “eksportimit te demokracise”. Praktikisht ne keto vende ka “demokraci per te vrare” ne emer te fese apo nacionalizmit. Per te rrezuar diktatoret, bie fjala ne Siri, jane derguar direkt, apo me nje sy qorr, mijra e mijra terroriste; te cilet mbasi bejne katrahuren atje, i kthehen origjinjes per tebere hatara.
      Prshendetje!

  10. sel dushku says:

    Mire eshte qe Rama te te fusi ndonje dru dhe jo te beje minister

  11. petrit zela says:

    Z Ben Blushi;Mos humbni kohen duke luftuar qeverin Rama.Se duke luftuar qeverin aktuale ju I kunderviheni, me papergjegjshmerine e nje te djallzuari, hileqari apo hipokriti te rendomte,qe po luftoni me tere qenijen tuaj te regresit, per te frenuar progresin,zhvillimin universal dhe mbi te gjitha qytetrimin…Bej nje sondazh o hipokrit
    I djallzuar.Vereni Vetveten tuaj perball persnalitetit me shquar te politikes shqiptare te ketyre 100-vjeteve sic’ eshte Z Rama, dhe do te bindeni se do te mbeteni shum here I mundur…

  12. Jimi says:

    O Bilbilush!
    Pordhet e medhaja grisin breket e reja!

  13. niko says:

    Kolona e peste ne PS Kujdes Z RAMA

  14. SADJA says:

    KY BENI ESHTE NJE LANGARAQ QE LEPIN ATE KU MBUSH BARKUN PSE NUK FOLI ASNJE FJL PER ARDJAN FULLHANIN PO U FSHE SI MI ARASH

  15. populli says:

    Njeri me negativ e injorant se Ben Blushi nuk ka. A mund te na thote se me cfar mesatarje ka mbaruar ky Beni i v…? A mos valle po merr punimet e gjyshit dhe i boton ne emrin e tij ky Beni? Te pakten keshtu thote bashkpunetori i mikut te Benit (Tooooosi!!!!)

  16. katarakti says:

    Ben Blushi eshte i pakenaqur me kete qeverisje dhe sidomos me Edi Ramen. Siç e ka thene edhe nje komentues me siper ai eshte Kali i Trojes i Fatos Nanons ne PS.Per mendjen e madhe qe ka atij i duket pak te jete edhe kryeminister i Shqiperise. Nga ana tjeter te gjithe perkrahesit e PD-se po e nxisin Ben Blushin te dale hapur kunder Edi Rames, si nje perseritje e Levizjes se Mendimit Ndryshe,gjasme me synimin per te “shpetuar” PS-ne por ne te vertete per ta perçare ate. Edi Rama, me te gjitha gabimet qe ka bere dhe me te gjitha te metat qe ka, eshte kryeministri qe i duhet Shqiperise sot. Kryeministri qe di dhe do te beje shtet.

  17. SuloKapedani says:

    Tè gjithè ato personalitete qe mendojne se dine gjithçka nè kètè botè ,dinè shumè pak pèr te mos thène aspak.Z.Blushi i bie ndopak rrotull pèr karriere por tè paktèn ruaju tè mos biesh nè batakun e kaç ziut.”shkencetar”qè ti tregojè babait(kètu popullit)arat e malit.

  18. u dhive ne breke says:

    ben blushi personalitet.

  19. Illo says:

    Ky ja ben vetes me sy !illo

  20. tirona says:

    PS ka nevoje te reformohet akoma,ka akoma kelysha te PPSH ne rradhet e saj, te cilet ne zgjedhjet e ardhshme duhet te largohen nga PS…..

  21. Bardhi Tolabi says:

    Ben Blushi,nje politikan fyell,pa tru e mendjemadh.Si gazetar.ka miqesi e shoqeri me t’a dhe keta gazetare,po fyej si dhe ai,e trumbetojne si “koke”(koqe)e madhe e PS-se,si “kryetari hije”,si shpetimtare i saj, etj.Por,kush e njeh jeteshkrimin e tij,duhet t’a etiketoje si njeri te paafte per administrues pushteti.Pozicionet e tij,si ish minister arsimi,ish minister i pushtetit lokal,flisnin per deshtim total te tij.Akoma me keq,si zevendes minister i jashtem,krijoi skandalin diplomatik,me publikimin qe i beri bisedes konfidenciale te Ilir Metes me zonjen Ollbrajt.Gjithashtu si “udheheqesi i Levizjes per Mendimin Ndyshe,beri nje flluske sapuni dhe la ne balte shoket e tij te “ideve”.Vetem per nje dicka eshte shquar Ben Blushi:kudo ku ka qene drejtues fushate elektorale,ka siguruar zgjedhjen e tij duke bere kompromise me PD-ne,ne dem te partise socialist.

  22. sherifi says:

    Jo more z.Blushi, e ke gabim, jan shume pak ata qe futen ne grupet e terroristeve ne krahasim me numurin e madh te emigranteve qe ndodhen ne France apo vende te tjera, shumica eshte e njehesuar dhe po thuaj e barabarte me qytetaret e frances,kerkoin te shkollohen,te punesohen si gjith francezet, ndryshe do te ishte bere kasapane nese emigrantet nga vendet islamike do kishin te njejtin mentalitet si ne vendet e origjines, ne france mund te jene miliona emigrant te ardhur ne kohe te ndryshme dhe nga vende te ndryshme dhe po ti bashkonte ideali i terroristit nuk kishte zote qe i ndalte.

  23. TOMORI USA says:

    Me cudit nje koment i buthepambukut, duket si ka pseudonimin ka edhe mendjen. Jane me mijra emigrante ketu ne SHBA, Qe mrndojne ndryshe nga ju bythepambuk. Si cdo njeri edhe Kryeministri Rama mundet te bej gabime, sepse ne gjendjen qe e mori pushtetin dhe po ben rreforma te pa bere nga askush deri me sot, vetem e vetem te bej nje shtet ligjor, pa krim dhe koorupsjon, pa droge, pa vjedhes e mospagues te drites dhe ujit, pa banda kriminelesh me nje ekonomi ne prag te gremines, qe qeveria e eparshme i la si metastaza kanceri per shtetin dhe qytetaret shqiptere. Une deshiroj qe te jemi me objektiv ne jete, te leme menjane egoizmin, xhelozine e keqdashjen. Zoti Blushi i ka te gjitha mundesit intelektuale qe te jap kontribut ne PS dhe ne programin e qeveris per rreformat aq te domosdoshme per forcimin e shtetit ligjor, dhe prosperitetin e vendit tone, per tju afruar sa me shpejt BE. Me shume dashuri midis shqiptareve dhe me pak, ose aspak urejtje.

  24. Star says:

    Po normal se ti e din vehten nje prerje tjeter.Apo e din se nuk eshte Fatosi ne krye qe te livadhisesh siq je mesuar.

  25. Georges says:

    Shume po na e can bythen ky hajdut qe ben goxha burrin!

  26. charlie says:

    Po feja katolike cfare goditje morri nga mizorite e Hitlerit kunder cifuteve!Ik or Ben se je llafazan dhe i kote fare!

  27. shpatar says:

    Kot mundoheni ti mbushni mendjen Blushit se ku e ka vendin .Jo ne Shqiperi por ne shume vende te botes shkrimtaret apo ata qe pretendojne se shkruajne nuk mund te behen politikan .Fatkeqsia eshte se duke radhitur bukur ca fjale bejne per vehte shume simpartizante qe dhe e stimulojne dhe e mbeshtesin .
    Para ca ditesh e kam vlersuar per nje Roman shume domethenes .Te jetosh ne nje Ishull. E vlersova se ato cka shkruan i kam konstotuar dhe ne disa shkrime prestigjoze nga te huajte.Duke diskutuar ne nje rreth te ngushte per temat fetare dolem ne nje konkluzjon se Blushi na ka paraqitur nje veper te plot .Biseda u nderpre kur nje nga bashkebiseduesit hapi temen e politikes .E lem me kaq .Blushi e ka nje dell .Nuk mund ti beje te dyja. Jo Blushi por dhe shume te tjere me dell poetik nuk e kane marr mundimin ti futen politikes .Rastet e vecanta lidhen me kredibilitetin ne popull.Kjo nuk eshte absolute por praktikat ne vendin tone ndoshta jane te parakoshme .Tiparet e nje politikani nuk perputhen me ato te nje shkrimtari.

  28. Antonio says:

    Beni me pelqen komenti yt po ne dhe komente i bejm sipas bindjeve

  29. Li says:

    Ti do beje mire ta lije mandatin e deputetit se NUK ke asnje kontribut, po te pelqen rroga qe merr qyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje