Deputetja e Pratisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi Qeverinë se po përdorë dyfytyrësinë dhe nihilizmin me qytetarët, pasi aksionet e qeverisë kanë rënë për shkak të një ekonomie në rënie dhe keqmenaxhimit.
Tabaku shkruan në rrjetin social Facebook, duke marrë shkas nga një shkrim i botuar në mediat e shkruara me titull “Qeveritë nuk zënë mend, njerëzit po!”, ndërsa shprehet se “euforia e qeverisë për aksionet e deridjeshme duket se ka rënë ndjeshëm. Arsyet e kësaj rënie mbase duhet të drejtohen jo tek reflektimi qeveritar ndaj thagmave të vitit të shkuar, por tek ato sinjale ndjellakeqe që ekonomia po jep.
Prandaj, aksionet janë të tilla që qytetarët të thonë: “Ja po punon qeveria” dhe kjo e fundit të vazhdojë e qetë programin e saj për ndërtimin e një ekonomie që po e çon në zgrip vendin”.
“Milton Friedman, prej të cilit është huazuar titulli i shkrimit, ka pasur një problem me qeveritë e sidomos me ato të cilat nuk dëshironin të mësonin nga gabimet e te tjerëve.
Ndaj ai përgjegjës nuk bënte asnjëherë tregun, por qeverinë dhe pjestaret e saj, të cilët nën makutërinë për të rritur përfitimet personale dhe pushtetin personal, i mëshonin më shumë interesit vetjak ndaj ekonomisë.
Më duket se kemi ardhur në terrenin e duhur për të folur për një qeveri të ngjashme apo jo? Për një qeveri që po sipas Friedman, ka prodhuar Depresionin e Madh vetëm për shkak të keqmenaxhimit”, shkruan Tabaku. /gj.k/
Shum inteligjente kjo vajze,por ce do,ka rene ne vathe te gabuar.
Jane keta njerez, ne moshe te re, qe perdorin nje gjuhe te vjeter, me mendime berishiane! A do ta kuptojne, keta te Pd ,se koha e Berishes ,duhet te marre fund njehere e mire !A e pyesin veten keta PD-iste ,ashtu si Sala, se c’fare do te ndodhte sikur keta prape te marrin pushtetin dhe Rama te nxjirte perdite njerez te shpifin ose te thone te verteten per PD ,Salen,lulin dhe per deputetet e kllonuar te Sales!? Urime Tabaku dhe te tjeret na i mbushet mendjen!
po mire mer jahu si nuk thate nje fjale te mire per punen e qeveris a thua nuk po bejne gje ,ju sikur jeni parti serbe e jo shqiptare ,se vetem serbit na kan inat si shqiptare ne planet ,largohuni nga sali serbi se do jeni njerez anonim e te urryer ,normal qe qeveria ka gabimet e veta po jo gjithcka sepse njerezit jan koshent se sa veshtire esht te qeverisesh nga rrumpalla qe la modeli dru me pre
Po mire moj Tabaku,e patem Salen tend 8 vitet e fundi,se ka qene edhe me perpara qe e mbylli duke i vene zjarrin shqiperise ne 1997, erdhi pertseri dhe krijoi nje “hjeroshim” me gerdecin dhe vrau 4 persona me dyfek ne mes te bulevardit.
Shqiptaret menduan qe ta spostoin ate njeri dhe po shqiptaret sollen keta qe kemi sote ne drejtim, na duket sikur po perpiqen te bein shtet me reformat qe po ndermarin, kane rreth 17 muai qe jane ulur ne ato karrike dhe me gjith pengesat e here pas hereshme te opozites ti si mendon, ti leme te punoin,sigurisht duke i’a vene ne dukje gabimet,apo ti rrezoim dhe te sjellim prape saliun.