Partia Demokratike nuk do të mbështesë në Kuvend pr/ligjin e depozituar në Kuvend nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi në lidhje me hapjen e dosjeve dhe Lustracionin.
Burime nga PD konfirmojnë për TemA se Grupi Parlamentar demokrat nuk do të mbështesë draftin e depozituar mbi një muaj më parë nga dy ligjvënësit e opozitës, për faktin se ky pr/ligj nuk është hartuar dhe as nuk është konsultuar me forumet e partisë apo ekspertë të kësaj force politike.
“Është një draft që i përket shoqërisë civile dhe fakti se ai ka marrë mbështetjen nga deputetja demokrate Mesila Doda, nuk do të thotë se ai ka mbështetjen e Partisë Demokratike.
Ishte një inisiativë e deputetes Doda për të mbështetur nismën, por në këtë proces ajo nuk është konsultuar me grupin parlamentar apo strukturat drejtuese të PD”, theksojnë burime nga partia më e madhe opozitare.
Në këto kushte duket se Partia Demokratike po tenton të kalojë në heshtje dhe pa mbështetje pr/ligjin e depozituar në Kuvend, edhe pse ligjvënësja demokrate Mesila Doda ka deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e kolegëve të saj deputetë për miratimin e një ligji të tillë.
Ndërkohë të kontaktuar nga gazeta TemA, deputetë demokratë theksojnë se ende nuk ka një vendim zyrtar të kësaj force politike në lidhje me pr/ligjin, përveçse deklaratave të bëra në momentin e depozitimit të draftit në Kuvend nga ana e Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka, që nuk nguroi të konsideronte si marioneta të Edi Ramës depozituesit e ligjit.
Por edhe kjo deklaratë e Palokës, sipas deputetëve demokratë, nuk mund të kosniderohet si qëndrim përfundimtar, për shkak se Grupi Parlamentar nuk ka diskutuar dhe nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje.
Paralelisht me draftin që ndodhet në Kuvend, Qeveria ka miratuar variantin e saj për hapjen e dosjeve, që sipas ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj, mbështetet në modelin gjerman për këtë çështje.
Por deputetja Doda e ka konsideruar nismën e Qeverisë si anti-ligjore, ndërsa ka theksuar se në draftin qeveritar nuk parashikohet Lustracioni.
Hapja e dosjeve u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama në kohën kur u inaugurua Bunk’Art, por deklaratat e Kreut të Qeverisë u shoqëruan me një reagim nga Partia Demokratike, që e cilësoi deklaratën e Ramës thjesht si një strategji për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të shumta që përballen qytetarët. /gj.k/
sec kam nje parandjenje qe me shume pushta edhe me shume fuksa do jene keta te PD se keta te PS, se po shohe nje PD kunder edhe sidomos keta te perndjekurit politike qe 80% me duket qe kane qene te denuar per arsye te ndryshme, edhe qe po rine ne heshtje te madhe, per mua Dosjet duhen hapur, edhe te denohen me shume ata qe kane mare toka shpi edhe para apo demshperblim nga shteti duke mos qene te tille, se per kohen e Enverit nuk mund te beshe shume, vetem do dali ne pah e verteta ne te cilen fshihet misteri deri tani
Ke shume te drejte po qe se nuk e perkrahin ligjin e GSHDNJ, cili eshte per Lustracionin dhe Hapjen e Dosjeve.
Por per Temen kam nje vrejtje: Ligji eshte percjelle ne Kuvend nga ata dy deputet por ne asnje menyre nuk ka emrin e tyre jane te tjere qe me Gjermanet e kane hartuar.
PD duhet ta firmosi e gjitha para fillimit te sesionit dhe te diskutohet ky I pari qe te meret vesh qendrimi I te dy paleve.
Perralla me kushtetueshmeri lidhet vetem me deputetet dhe gjykatat superior te tjeret jane si cdo punonjes tjeter.
Hapja e dosjeve te behet nga te dy palet.Sejcila ne oreksin e vet.Mesila dhe Shpetimi te vazhdojne programin e vet.Per dosjet e monizmit 1941 – 1992.Ndersa pala tjeter te na hapin dosjet per kohen e demokracise 1990-2015.Ku ekzistojne fakte qe i dim dhe ne populli jo politik,qe Berisha president kishte lidhje te dyshimta me Arkanin,me Fazlliqin dhe me ish presidentin e Malit te zi Bullatovic(embargoja patriotike).I fali detin Grekut.Ekzistojne dokumente.Na antaresoi ne organizaten Islamike dhe qe ne ate kohe e sot ekzistojne mbeturina te ISIS ne vendin tone.Po sa ka si Berisha,qe ecin ne rrugen plot guxim e pasion te liderit.Kete duhet ta tregojne dosjet qe te hapin pala e dyte e ngritur nga parlamenti.Kjo hapje asht me e dosmosdoshme e teper e rendesishme se hapjet e perallave me mbret 1941-1992.Ku shumica do dalin nga klasa e persekutuarve qe kane luajtur kalin e trojes ne gjirin e vet.Dhe sot po te rrufasin pare per pandershmerin e tyre ndaj te vetve ne sherbim te sigurimit te shtetit monist.
NORMALE, I DJEG AJO PUNA E DOSJEVE PD-CKES.
Nese nuk e mbeshtet kete proces tani, se paku tani,
Pd do na bind qe eshte ajo parti, ajo kryesi, dmth ai Sali Berishe,
qe nuk e ka dashur hapjen e dosjeve…
Nuk eshte fare problem emrash, sado qe Mesila Doda dhe Shpetim Idrizi jane shfaqur duke e dorezuar ate ne Kuvend.Nese kryesia e PD-se vepron vertete sic teston Paloka, eshte rast legjitim qe nje pjese e deputeteve te PD-se te distancohen prej praktikes se deritanishme te kesaj Partie ndaj se kaluars nen komunizem.
Problem eshte Hapja serioze e Dosjeve dhe ne radhe te pare Lustracioni (qendrimi ndaj atyre qe diktuan hapjen e Dosjeve).
PS plus LSI, si parti drejteperdrejte te Majta (se, e majte rezulton edhe PD, ne pjesen e siperme te saj), nuk kane te drejte morale, ta drejtojne ata kete hapje dosjesh. Perderisa ata as formalisht nuk jane disntacuar nga Enverizmi, ata jane ne nje kuote me ata qe akuzohen per krimin e ndodhur ne projektligjin per Hapjen e Dosjeve.
Edi Rama, nese nuk do te behet po aq i pabesueshem si Sali berisha per kete problem, nuk duhet t’ja lere ne dore Erioneve dhe as thjesht perkthyesve prej gjermanishtes kete dehidratizim te shoqerise shqiptare.
Pa bashkrenduar me Shoqerine Civile dhe tere faktoret politike aktuale, padyshim e ne radhe te pare me Shoqaten e Te Perndjekurve Politike dhe te Pronareve, ka per te deshutar edhe kjo perpjekje.
Por, pergjegjesia e Rames, pas kesaj pervoje, do tingelloj edhe me e pajustifikueshme, e pafalshme.
Se do te bej te besueshme akuzat e opozitareve se edhe ai vjen prej Bllokut ose Bijve te tij.
Po edhe vete spiunet duhet te perfshihen ne miratimin e hapjeve te dosjeve???????? Te qash e te qeshesh!!!!! KU JU DJEG MOREEEEE!!!! PRAPANICA???????????????
Po qe se do te hapen realisht dosjet ish te perndjekurit kane per tu penduar qe gjithe keto vite kane kerkuar hapjen e dosjeve pasi ka per te urryer vellaj vellane dhe femija prinderit.Jane pjesa me e madhe nga kjo shtrese qe dikur ka gelltitur nga nje luge corbe te prishur dhe pastaj ka vjelle tere jeten.Sa per PD nuk ja vlen te meresh fare pasi renia nga kali e salep sulltanit po terheq ne gremine dhe te gjithe keta sejmene qe ashtu si dhe sulltani i tyre kane dosje te pasura agjenturore.Ne PS po qe se kane pak mend dhe jane te zgjuar duhet te kerkojne me ngulm hapjen e dosjeve per te gjithe ish spiunet dhe demaskimin e tyre ne publik.Kane per te dale jo vetem te fituar por per nja 20 vjet nuk ka per ti luajtur kush nga qeverisja e vendit pasi nuk ka per te patur kundershtar politik te besushem ne popull.
U mblodhen dy kurvat per te debatuar se sa i virgjer eshte fshati. U pika qe su bie…..!
jo mor arben kane per tu cuditur fuksat me pushtet qe u erdhi dita te gjykohen edhe ata
cfare do kjo agjentja e rusise ne shqiperi?!!!!!!!!!
Dy deputet qe shetisin me nje thes bosh,
e s’ja blen njeri
Kush jan??????????