Rama: Marshimi në Paris, mbështetje ndaj vlerave të lirisë dhe vëllazërimit

11 Janar 2015, 11:50Politika TEMA

Me Parisin për Lirinë, Barazinë dhe vëllazërimin. Kështu shprehet në një koment në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama, në lidhje me marshimin që do të zhvillohet në kryeqytetin francez në nder të viktimave të ditëve të fundit në Francë e do të shprehë solidaritetin me kauzat e përbashkëta kundër terrorizmit.

“Qindramijëra do të marshojnë sot në rrugët e Parisit për të mbështetur vlerat e shkëlqyera të lirisë, barazisë, vëllazërimit – ti mund jesh me ta atje përmes rrjetit botëror të solidaritetit online.

Mbarë bota do të shohe se si njerëzit do të dalin në rrugë në përgjigje të vrasjes barbarë të 12 njerëzve të mërkurën e shkuar. Por ndërkohë, ekstremistët e djathtë europianë po mobilizohen gjithashtu në antiprotesta dhe tanimë dy mjedise besimi të muslimanëve janë sulmuar. Kjo është ekzaktësisht çka vrasësit kërkuan: Përçarje dhe Frikë!

Sot ne mund t’u tregojmë të gjithë nxitësve të përçarjes e të frikës se qytetarët kudo që janë, mbështesin vlerat e lirisë së shprehjes, barazisë mes njerëzve dhe vëllazërisë mes individëve të çdo besimi.

Me një klikim bëhu edhe ti pjesë e nismës globale për t’u bashkuar në marshimin e botës së lirë, kundër barbarisë së atyre që vrasin në emër të fesë dhe ekstremizmit të kujtdo që kërkon të na përçaje duke kallur frikën mes nesh.

Ky është një ndër ato momente historike kur cilido prej nesh që beson tek toleranca dhe liria e shprehjes mund të ngrejë dorën apo zërin e vet, për të ndaluar që pasojat e dhunës të kërcënojnë të gjitha liritë tona. Sot në Paris do të jenë edhe plot udhëheqës europianë sepse ky moment nuk është vetëm i Francës, po i mbarë Europës.

Shumë prej nesh i kanë konsideruar karikaturat e Charlie Hebdo-së si fyese, raciste apo qëllimisht provokuese. Së bashku me profetin Muhamet, Charlie ka shënjestruar edhe Jezu Krishtin, Papën, emigrantët, çifutët, murgeshat e plot akoma. Por liria e shprehjes është kollaj të mbështetet deri në çastin kur na kërkohet të ngrihemi në këmbë për të mos lejuar shtypjen e shprehjes së lirë që nuk na vjen për shtat. Pikërisht në vlerën e këtij çasti qëndron edhe vlera e pakufishme e lirisë në botën që kemi zgjedhur, botën e lirë. Sot, duke u bërë pjesë e marshimit të Parisit përmes një klikimi, ti ndihmon që ky mesazh themelor për ekzistencën e botës së lirë të përcillet qartë si një mesazh uniteti global.

Është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin. Ky është momenti ynë për t’u përgjigjur në emër të shpresës dhe bashkëpunimit mes njerëzve mbi këto vlera të shkëlqyera e të panegociueshme”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /gj.k/

5 komente në “Rama: Marshimi në Paris, mbështetje ndaj vlerave të lirisë dhe vëllazërimit”

  1. Drenicak says:

    Mire more Edi Rama po kush karin ta bani Muhametin profet??!!
    Si ka mundsi qe profet ti thuhet nje pedofili nje krimineli atehere edhe Sali Berisha na qenka profet se edhe ky ka vra!!!!!!
    Tpshurrsha politikanin e till.

  2. tfgs says:

    Vazhdon ”gjatoshi” te flase si e ema e Zikes ne maje te xhamise…..!

  3. Hm... says:

    Edi, mire ben qe shkon per marshim megjithese ke nje mal vete me probleme ketu por per koicidence perkon me 11 janarin ate qe ke frike te permendesh si feste te republikes se dyte se e para ishte per ironi e monarkut me 21 janar. Thuaje nje fjale te mire per ate date historike ne ato FB e tua qe i leshon kudo ku je. Nuk te ben komunist mos ki merak por thjesht realist dhe atdhetar.

  4. Georges says:

    Paris bjer e vdis!- ka thene nje shqiptar i te kaluares se mocme, si ata ne perallat e Andersenit apo La Fontaine.
    Qytet i madh, kryeqendra e kolonializmit francez,aty kane mesuar shume gjenerale, aty ka varrin Napoleoni!Aty eshte prere koka e Lugjit te XVI (21 Janar 1793)!Aty ka pire shampanjen e pushtimit te Parisit Adolf Hitler!Aty eshte Mouline Rouge, Crazy Horse etc etc, Aty ka studjuar i madhi dhe mendja e ndritur Evarist Galois dhe aty humbi jeten ne nje duel!Tani Parisi po kalon nje dite te erret jo nga atentati por nga nje mega korrusion qe shume shpejt do dali mbi toke! koha e Guillotine po vjen perseri! Vive la France vive la Republique!

  5. glauk says:

    ​Ne shqiperi nuk ka media te lire dhe pamvarur pothuaj se te gjitha jan te kapura nga klanet dhe lobet orthodokse po mundohem te sjelle nje lajm interessant qe sot po qarkullon ne mediat e lira boterore dhe ne kosove.

    ​Charlie Hebdo kishte pushuar një karikaturist për antisemitizëm në vitin 2009

    Duke e tallur Sarkozin për shkak të konvertimit të tij në judaizëm për para, karikaturisti Sine, ishte akuzuar për antisemitizëm në vitin 2009.
    Si pasojë e kësaj, atij ju desh të përballej me presione të fuqishme, derisa erdhi edhe te pushimi i tij nga puna.

    Përkundër kësaj, satirikja Charlie Hebdo, kishte publikuar edhe karikatura të cilat fyenin Profetin Muhammed dhe fenë islame, por që për këto thirreshin në lirinë e shprehjes. http://www.worldbulletin.net

    Përkundër kësaj, satirikja Charlie Hebdo, kishte publikuar edhe karikatura të cilat fyenin Profetin Muhammed dhe fenë islame, por që për këto thirreshin në lirinë e shprehjes

    Përkundër kësaj, satirikja Charlie Hebdo, kishte publikuar edhe karikatura të cilat fyenin Profetin Muhammed dhe fenë islame, por që për këto thirreshin në lirinë e shprehjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje