Rama në Paris, në marshimin në nder të viktimave të terrorizmit/Shqipëria "con" harmoninë fetare në Francë

11 Janar 2015, 09:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama  do të marrë pjesë në marshimin e sotëm që do të zhvillohet në Paris, në nder të viktimave të ditëve të fundit në Francë e do të shprehë solidaritetin me kauzat e përbashkëta kundër terrorizmit.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Rama do të jetë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, si dhe nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Kryeministri Rama së bashku me një grup gazetarësh do të zhvillojë homazhe edhe pranë gazetës “Charlie Hebdo” si edhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti francez, François Hollande. /gj.k/

5 komente në “Rama në Paris, në marshimin në nder të viktimave të terrorizmit/Shqipëria “con” harmoninë fetare në Francë”

  1. Argita_B says:

    Eshte me te vertete nje mobilizim i jashtezakonshem i botes perendimore kundra barbarise, kundra atyre qe shkelin lirine e fjales.
    Evropa duhet te perfitoj nga ky rast per te ripare nje sere problemesh qe ka ne gjirin e saj, pasi sigurisht ekstremizmat duhen luftuar pa adnje lloj kompromisi, po ne te njeten kohe duhen pare dhe shkaqet qe shtyjne deri ne ekstrem nje pjese te popullsise.

  2. Tomorri says:

    Ne Paris u vrane 12 persona, kujtimin e te cileve po e respekton gjithe Evropa. Ne Shqiperi jane vrare e po vriten perdite njerez te pafajshem dhe gjakun e tyre mafia politike po e konverton ne para. Cfare pervoje do çoje Rama ne Paris: sesi mohoi gjakun e Gerdecit, te renet e 21 janarit, apo korrupsionin e Berishes e te Bashes, qe kishte premtuar se do i çonte para drejtesise? Tani tallet me “reformen per drejtesi”.

  3. genti says:

    normal si mund ta humbte nje kryeminister shqiptar nje marketing te tille ne vetem per kete pune jemi

  4. Dean says:

    Ah…..h,sikur te ishte BARBARI berish ne kete marshimin e sotem?’!
    Ai vdes me u duk pak e me shkemby 2 fjale me udheheqes te tjere dhe me mar pjese ne dress dhe darks.
    Alamet rasti I ka Shka nag dora vetem se 1 milion votues ja dhjen planet.
    Pa dyes him BARBARI do shkonte ne France e do thoshte: Jam shun I lumtun qy mar pjese ne hidhnimin tuj.

  5. kaurri realist says:

    Nuk ka Shqipnia tolerance, e as harmoni fetare por INDIFERENCE fetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje