Balla ironizon shtimin e rojeve ndaj Bashës: Të duket miza buall

11 Janar 2015, 11:28Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla ka ironizuar përmes një postimi në Facebook shtimin e masave të sigurisë ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Balla i drejton disa pyetje Bashës, ndërsa shprehet se i ka rënë të drejtojë opozitën , atij që s’ka bërë kurrë opozitë.

“He mer Lul, i kërkove mbrojtje prokurorisë eee?!

Po si ka mundësi që i’u the prokurorëve thuajini Saimirit të më japë ca policë se s’kam si i’a them. Apo që t’i thuash pastaj miqve europiane që kryetari opozitës nën masa të rrepta sigurie se duan t’a vrasin kriminelët e maxhorancës???

Ose që t’i thuash vetes që je aq shumë kryetar opozite sa ta duan të keqen??

Ose jo, po qe të ruhesh nga hija jote se s’ke faj, aq sa t’i shtrëngon Plaku i Vitit të Vjeter ty të bëhet miza buall!

Kjo kjo duhet të jetë, s’ke faj të ka zënë dhe keq fare. Të ka rënë të drejtosh opoziten, ty që s’ke bërë opozitë në këtë jete as me hijen tate.

Je rrethuar edhe me ca të lodhur që i ka perdor Saliu njëzet vjet për dordolece me trem zogjte… Nuk e mora vesh dot a u rrethove vetë me këta apo të rrethoi Plaku Sali që ti të dukesh si më i zgjuari?!

Kjo duhet të jetë me siguri. Eh mer Lul mer Lul, kjo puna jote punë dreqi. Po sa roje kërkove, mos kërko shume fare se mund të kete ndonjë të lidhur me krimin aty dhe ta fut krinelin poshtë sediljes!

Ose jepja Flamurit t’i verifikoje se Muli ka punuar fort me kriminelët dhe t’i neutralizon me një telefonatë.

Nejse Lul se s’kisha në plan të merresha me ty , po më dogji kjo mbrojtja policore që ke kërkuar. Pra thashe të të jap pak kurajo. Se ti na ke mbetur aty te Shqupi laj thaj Lul! Bashkë me Pollon sigurisht.

Edhe një gjë në fund vlla: Mbaje këtë temën e kriminalizim – dekriminalizimit se e ka kapur fiks.

Shqiptaret nuk e hanë, po ty të jep adrenaline kundër leprit që ke ne bark. Mbaji dritat hapur më mirë. Edhe duket shtëpia si shtëpi udhëheqësi që nuk e zë gjumi edhe ty s’të lodh shumë frika”, shkruan Balla në Facebook. /gj.k/

16 komente në “Balla ironizon shtimin e rojeve ndaj Bashës: Të duket miza buall”

  1. miza says:

    Ketij Taulantit i duket vetja buall.

    1. Afrim says:

      Taulant ke te drejte me gjithcka qe i thua Lulushit. Eshte nje loje e ndyre qe ata po bejne per ta paraqitur qeverine si te kriminalizuar. Shullazi qe eshte pjese e PD-se mund te kete derguar nje e-mail kercenimi por Ministria e Brendeshme apo sherbimet sekrete (qe per fat te keq nuk ekzistojne) duhet te hetojne kete lidhje krimnale dhe te zbuloje kriminalitetin e PD-se. Gjeni fotografi te Shullazit me Berishen, me drejtues te PD-se, me njerez te SHISH apo persona te tjere te PD-se. Sulmojini dhe nxirrni natyren e etyre kriminale. Krijoni nje grup qe evidenton kriminalitetin e PD-se. Ata po ju sulmojne cdo dite. Teoria e Edi Rames qe opozita nuk do sulmohet eshte e gabuar. Ju duhet te nxirrni fytyren e tyre kriminale. Cfare kane bere, lidhjet e tyre me krimin. Ne e dime qe keto lojra me Shullazin nuk i ben Edi Rama dhe qeveria por keta i perdorin keto intriga per faktorin nderkombetar. Nga ana tjeter nje keshille: mos perdor gjihen e nje djaloshi qe flet ne internet me shoket e tij. Ju jeni deputet dhe duhet te perdorni fjalorin e nje deputeti. Mbertheje Lulin me fakte dhe me aresyetim serioz, sigurisht edhe me humor, per te treguar se intrigat qe ata perdorin jane nje me UDB-ne e Sali Berishes. A je ne gjendje ta besh ate? Nxirrni fakte te perditeshme per kriminalitetin e tyre kur ishin ne pushtet. Ju keni te gjithe dokumentat e shtetit. Nderroni kryetarin e SHISH. Ai eshte personi qe u jep ushqim te perditshem PD-se, per te sulmuar qeverine, edhe pse ne menyre te genjeshtert.

  2. janari says:

    Tema,Gezuar 11 Janari,festa e Republikes se Shqiperise!Nuk thate nje fjale,o kolaboracioniste te Sali hicit!Republika e shpall nga gjaku me i paster shqiptar duke permbysur monarkine turkobejlerokaterthundrake tradhetare!

  3. Kris says:

    Nuk ja vlen te merresh me Lulin ,qe i lyen floket me gel!

  4. Bujar says:

    Bravo, Balla esht’ njesh per kurajon qytetare qe tregon ne batutat,perplasjet dhe komunikimin sidomos me kryetaret e partive kundershtare. Sigurisht, Ai(Balla) ka vlere ne kundershtimet dhe perplasjet e forta me Ish-kryeministrin Berisha, se me Lulin duket me e lehte perplasja.
    Tek e fundit esht’ vlere perfaqesuese per zonen ku esht’ zgjedhur.

    Suksese Balla

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja dhe Basha,kerkojne te largojne vemendjen ,nga vrasjet e 21 janarit !

  6. salem says:

    Mos ki frike o Basha ,nuk bije rrufeja “tek ty” .Do LISA.

  7. metko says:

    Ky palla trim I madh

  8. metko says:

    Udheheqesit rolindas palla brace dhe nje liste pioneresh qe jane akoma te shallu kuq bashke me shokun mere

  9. Zef Kallami says:

    Balla ban batuta dhe humor.Po,si ai,propozimi per Silvia Contin te propozuar nga Tano Karidi nuk ka te krahasuar as per nji shkeull humor.
    E ndjek z.Balla se ka dite ti rrezistoi shume bukur kriminelve te ish kuvendit te Xhozefines.Kur i ka vluar ne brendesi keto kriminel duke nxjertre dufin nga zemra e krimit.”Do te vras”!!! Virr kryexhelati demokrat Berisha.Si dhe venecinia shkodrane qe u pat ba deputete me mbi 115%,kaluar edhe monizmit me te thekur diktatur.”Kapeni per zhelesh! Nxirreni per zhelesh jasht”!!!Dhe nuk do hysh ma!!!Dhe nuk do hysh ma!!!Mbyllim senacen!!!!!

  10. Adi says:

    Po eshte e vertete qe ka frike ka nga te vetet se ai krah nuk ta perton per ate pune.Kane dhene prova hidhni nje sy historise se atyre qe nuk jetojne.

  11. bato says:

    Rilindje!
    Keni aq shume materiale per te diskredituar kriminelet e PD, qe nga Saliu, Luli, Ristani, e dhjetra te tjere si bashkepunetore te tyre, sa mund te jepni cdo ore te dites nga nje fakt. Mos lejoni te dominojne shpifjet e te dehurit Ristani, akuzat e geishes Lulushe, deklaratat e femres Strazimiri.

  12. arben says:

    Or Lul po pse ke frike mor bir.Ne kete bote kush nuk ben gjynah vete zoti e mbron e i del krah.Apo ke frike se do ta lesh Salen jetim.Nuk ka kush te meret me ty se nuk ke piken e vleres .Tellalli ne asnje vend te botes nuk eshte prekur pasi te gjithe e dine se vetem nje cope tellall eshte dhe asgje tjeter.Po keshtu edhe me ty.Pastaj te jesh i sigurte se nuk bije rrufeja ne hale thote populli.Dhe dihet se ca gjera i ka ditur shume mire packa se ka qene pa shkolle.Po si o tutkun te shkon ne mendje se do meret dikush me ty kur per 24 vjet nuk u mor njeri me baben tend shpirteror Sali Ram Berisha qe i vrau,i dogji,i vodhi ,i cnderoj dhe i degdisi nga te kater anet e botes pa i hyre gjemb ne kembe.Ti para kriminelit te kombit shqip nuk je gje tjeter vecse nje krimb qe perpiqet ashtu zvere zvere tu mbushe mendjen te tjereve qe edhe ky ekziston ne boten e madhe te cakejve packa se asnje nuk i jep rendesi gjersa te vije nje dite dhe ta perdorin si karem per te zene peshq.

  13. petrit zela says:

    Mos u trebni ju trimat e pd-es.Pa aftesija juaj si politikane,nuk kan kufi..Por shqiptaret, nga mbivuajtjet qe kemi hequr gjate ketyre
    70-vjeteve shum here e kemi ngatarruar [sapunin] per djath..Sa per dijeni Shqiptaret sot,mbas 23-qershorit te 2013-tes nuk e shohin te ardhmen dhe mbijetesen e tyre,me syrin dhe me keq dashjen e shpirtit tuaj te zi..Se shqiptaret nuk kane kohe per te humbur qe te meren me ju.
    Se jo vetem shqiptarizmi por dhe bota mbare eshte bindur,se ju jeni te
    pa ndreqshem..Sot eshte absurditet te mendoni,se krimi po ju ndjek nga pas. Krimi nuk mundet te lind sot ne kete qeveri.Se kjo po e lufton pa rrezerva duke nderhyre ne skutat me te erreta te mbijeteses se saj.
    Shikoni me kujdes,se ndoshta mos jane nga ata qe I keni kultivuar si
    puna e droges,dhe sot kerkojn nje far shpagimi shpagimi ndaj jush..
    -Natyrisht me humbjen e pushtetit,ne 2013-tes..Se mund te jene prekur
    interesat e tyre…

  14. lol says:

    asnje kercenim ska pas kjo eshte vazhdim i lojes mafia ka organizim perfekt dhe mendon qe populli e ha sapunin per djath plus cdo gje behet per te hequr vemendjen nga vjedhjet e abuzimet e shumta te mafies qe ka shkateruar e vjedh pasurin shqiptare kto 23 vjet qe populli te mos ta ket mendjen te ekonomia por te historia e rradhes se partis PD
    edhe ka punuar per ta dhe ka qen pjes e tyre shullazi dhe tani kercenon shoket ec e kuptoje kte gje e kujt po i interesojne pastaj kto gjera njerzit jan t lodh per dite tu degju tv e histori pa fund e miliardat i marrin po kta e populli ngel bosh

  15. mali says:

    Po pse mor Luli ke kaq frike se te paskerka derguar haber nje miku juaj i fushates zgjedhore qe ju e fituat edhe me kontributin e keti shullazi qe sot te paskerka kallur friken sa s,te mjaftojne policet e bashkise,por kerkon edhe te rendit.Frike nga kush ke? Ju thoni se s,trmbeni,se jeni trima.Po atehere c,ke qe ben gjithe ate poterre,apo do t,i japesh vetes vlera qe s,i ke .Mos u tremb bre burre se nuk te gjen gje nga fjalet.Ti vertet je trim mbi trima ,si Gjergj Elez Alia..Shperdorove, ,i vodhe a i ndave me te tjere 230 milion euro te rruges se kombit nje zot e di dhe me e bukura se s,te ka hyre gjemb ne kembe se iu shmange gjykimit te perkohshem .Po duhet te jesh me se i bindur se nje dite do te japesh llogari per to dhe per vrasjet e 21 janarit .S,ka zot te te shpetoje,ketu do te lahen te gjitha gjynahet si nga ju dhe nga te gjithe ata qe ia kane bere borxh ketij populli . Thone se je ne mbrojtje nga sherbime te huaja qe u ke sherbyer e ndoshta u sherben akoma,por nje dite dosjet hapen dhe aq me keq per ju qe per t,u mbrojtur nga ndeshkimet perdoret makinacione per t,u zgjedhur kryetar partie e shmanget nje nga demokratet me te devotshem e me kontribuesin per PD.jU VERTET JENI TE SHQETESUAR E GJUMIN S,DUHET TA BENI TE REHATSHEM ,POR JO PER ATO AKUZA NDAJ rAMES APO PER HALLET E POPULIT ,POR PER KRIMET KU JENI TE ZHYTUR DHE S,KA LUME E PERRUA QE T,JU PASTROJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje