Tahiri: Krimi, pa ngjyra politike, të gjithë kundër tij. Qytetarët të ndihmojnë policinë në operacionin e gjerë që ka nisur

11 Janar 2015, 13:29Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri një apel për gjithë aktorët shoqërorë e politikë, për të lënë akuzat dhe sulmet ndaj policisë, por të rreshtohen në një front kundër së keqesqë kërcënon të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ne nuk pranojmë asnjë kompromis me asnjë lloj dhunë, asnjë shfaqje të kriminalitetit, asnjë formë pandëshkueshmërie. Por besojmë shumë fort se aftësia jonë, nga njëra anë e koordinimit dhe bashkëpunimit fare të ngushtë ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, së bashku me kontributin e të gjitha institucioneve të tjera ligj zbatuese, dhe nga ana tjetër e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe çdo qytetari të rregullt e të ndershëm në këtë vend, është elementi themelor për të ndërtuar një Shqipëri të sigurtë, ku dhuna, paligjshmëria dhe krimi parandalohen e luftohen nga ne, të gjithë bashkë pa përjashtim”, tha Tahiri në një deklaratë për media nga Ministria e Brendshme.

Ministri tha se krimi nuk mund të ketë ngjyra politike, e nuk mund të merret nën mbrojtjes nga askush.

“Kush bën gabimin ta shohë krimin me preferencë apo ndasi, me të tyret apo tanët, të këtij apo atij, apo akoma më keq kush fut politikën në mes të betejës sonë të përbashkët, të institucioneve dhe qytetarëve, me krimin, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm i ka dhënë mbrojtje, frymëmarrje e nxitje botës së dhunës e krimit, që ndër ne nuk mund e nuk duhet të gjejë asnjë çarje e as dallim”, nënvizoi kreu i Ministrisë së Brendshme.

Tahiri informoi se policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kombëtar duke  përforcuar masat e sigurisë që synojnë parandalimin dhe luftën kundër dhunës dhe kriminalitetit.

I gjithë efektivi i forcave speciale, të gjitha repartet, janë në gatishmëri të zgjatur, pa afat, me prezencë të shtuar në mjedise publike dhe akse rrugore, kontrolle të personave, mjediseve dhe mjeteve që sipas të dhënave paraprake apo analizës së riskut, përbëjnë potencial për kërcënim ndaj sigurisë”, shtoi Ministri.

Ai kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari, që mund të kontribuojë për sigurinë e përbashkët në këtë pikë.

Pjesë e deklaratës ishte dhe apeli drejtuar gjyqësorit.

Ajo që kemi kuptuar është se krimi riciklohet nga dënimet e vogla, prej të cilave përfitojnë ata që kërcënojnë shoqërinë nga dhuna dhe krimi. Do kërkojmë dënime maksimale për çdo vepër penale, veçanërisht ato që kërcënojnë më shumë shoqërinë, si armëmbajtja pa leje apo të tjera të ngjashme”, tha ministri.

 

9 komente në “Tahiri: Krimi, pa ngjyra politike, të gjithë kundër tij. Qytetarët të ndihmojnë policinë në operacionin e gjerë që ka nisur”

  1. LORA says:

    Pjesa me e rendesishme e ketij komunikimi me publikun,i Ministrit te Brendshem, eshte ne paragrafin e fundit te lajmit:
    “Ajo qe kemi kuptuar eshte qe krimi riciklohet nga denimet e vogla,,,,Do kerkojme denime meksimale,,,,,”-tha Ministri.
    Mosfunksionimi i drejtesise eshte problemi qe agravon krimin ,kriminelet dhe frymezuesit politike te tyre.Publiku ,ne shumice te cilesuar,eshte gjithmone ne anen e veprimit radikal te policicise,por tejet i revoltuar me korporaten kriminale te drejtesise “gjin gjoni”.Besoj se zoti Minister duhet te jete i bindur se e ka mbeshtetjen maksimale te shqiptareve.I uroj vetem pune te mbare,ne sherbim te perditshem te forcimit te rendit dhe sigurise se jetes,punes e prones se shqiptareve.

  2. Moj kasolle ku na mblodhe says:

    Eshte komplet ironi dhe budallallek kjo deklarate e tahirit
    Vete erion veliaj denoncoi 109 milion dollare vjedhje ne menyra te ndryshme krimi 21 janarit as qe po e zene ne goje
    Ca thote ministri kuptohet ne kete menyre qe popullit do ti cveshim breket per kete te jeni te sigurt
    Cdo krim aplikohet vetem tek populli , jo se esht keq perkundrazi eshte mire por vetem qe deklarata ska vlere se nuk eshte i barabarte me te gjithe esht tallje trapi me 1000000 votues qe perkthehet ne 1000000 mashtrime

    Duhen arrestime ministrash e kryeministrash qe ju te beheni te besueshem

    Ve bast qe ndonje deputet I quan 1000000 kokpalare votuesit
    Jeni komplet [email protected]@e ne parlament bq te medhenj.

  3. leka says:

    Bravo ppolicise per masat ,qe po mer per luften kunder krimit,por e keqja eshte drejtesia qe akoma eshte nen hyqmin e Nishanit , si i derguar i Saliut ne presidence,Shikoni cfar masash merr KLD per gjykatesit qe abuzojne me ligjin dhe kuptohet qe me dashje dhe pa dashje sabotojne vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi.Si minister i mbrendeshem qe ke punuar mire ju duhet ti pergjigjeni dy pyetjeve; Cfar eshte bere me dosjen e vrasjes se deputetit Xhindi, se kur ishte atehere Nishani minister i mbrendeshem , tha se jemi afer zbulimit, por e gjitha ishte nje rren si shume te tjera. E dyta ne gazeten Shqip ish kuadri i policise Brecani ju akuzon ju si bashkepunetor me Shullazin , dhe per kete ai ka prova. Ipni pergjigje dhe kerkojini prokurorise te dale e verteta se jeni person publik.?

  4. une says:

    Eshte shume mire qe ka nje analize risku dhe qe jane angazhuar gjithe forcat per te parandaluar krimin, ndersa eshte shume keq qe oficeret e forcave speciale te trajnuar per neutralizimin e keqberesve te kontrollojne dhe komunikojne me qytetaret.

    Nje prej tyre me ndaloi ndersa udhetoja me familjen prapa stadiumit QS. Komunikim halabaku dhe arrogance. Me trajtoi ne syte e femijeve sikur te isha kriminel pa pasur asnje aresye. Kuptova se per te cdo qytetar ishte nje kriminel potencial dhe nuk i ve faj. Faj ka kush e ka nxjerre ne rruge te komunikoje me qytetaret.

  5. Ali says:

    Aty Tahir Lluku Barbashta ,nxija jeten popullit arnaut ,kontollojua edhe grate ,oficeret e tu le tu fusin edhe duart poshte brekeve ,se aty kane fshehur bombat,une dhe Tahiri jemi Charlie ju ftoj edhe ju te tjereve te jeni Charlie hahahahahahaaaa.

  6. funerali says:

    aty I keni zoti minister, bjeruni. saliu po u ndan detyrat krimineleve. kush nuk bindet I behet prite. kush pranon, shperblehet me valute, te cilen e kemi pa hesap. thesi I pd mbetet gjithemon plot.

  7. adi says:

    Ndihmojeni nje çike kete qyqar. Eshte bere per tu dhimsur. Se per popullin mire e ka.

  8. shtypi i lire says:

    Te drejte ke zoti minister qe kerkon bashkepunimin e qytetareve per te denoncuar, se bashkepunimi polici komunitet eshte baza per parandalimin e krimit. Por sic ndodh zakonisht ne atdheun tone, emri dhe te gjitha te dhenat personale, i denoncuesve ose deshmitareve, me shpejt kalon ne flash-et informative te lajmeve sesa ne strukturat perkatese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje