Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me emërimet në pozicione të rëndësishme të personave me lidhje kriminale.
Deputeti demokrat Gent Strazimiri me një deklaratë nga selia e PD-së, theksoi se Drini Bello, ish-konsulli shqiptar në Romë dhe u largua nga Italia në vitin 2003, si “non grata” pasi policia e vendit fqinj e survejonte për trafik droge e armësh, është emëruar shefi i SHKB për Tiranën.
Sipas ligjvënësit demokrat, Sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës, ka qënë avokati i cështjes në Itali.
“Në kuadrin e “reformimit” të administratës shtetërore, dhe të “rrugës së mbarë drejt Evropes” në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale.
Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane”
Kështu, në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello.
Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.
Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona.
Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe.
Cfarë ka ndodhur me ish konsullin? Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht.
Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ….të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme…
Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë cka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit.
Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar.
Ky pra është inkriminimi. Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës.
Por kjo kërkon vullnet. Për fat të keq, vullneti i Kryeministrit është në anën e kundërt, në afrimin e trafikantëve, kriminelëve, në frymëzimin e tyre, në ndarjen e pushtetit me ta, dhe në caktimin e tyre në poste kyce.
Për ish-konsullin e përfshirë në skandalin e trafikut të drogës dhe armëve me makinën e tij CD, dhe që përdorte edhe konsullatën si bazë, si burim i vlefshëm informacioni për “të painformuarin” kryeministër, mund të shërbejë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci.
Ai do t’i japë më shumë informacion, pasi ka qënë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge”, thuhet në deklaratën zyrtare të Partisë Demokratike. /gj.k/
PD dhe Berisha jane “non grata” ne Shqiperi! Te gjithe, e kane vendin ne burg! Patosi na flet per moral!? PD dhe sahanlepirsit e Berishes, jane pa moral dhe bastarde!?
te gjithe “eksponentet” e “pulitikes” albanistanore jane nin grata duke fillu nga dora vete salih berishamallah, ilir metistani deri tek morrat e bythes si ky I fundit…
keta jane ligjvenesit e albanistanit …..jepjani voten dhe ME ZI JU A BEFSHIN…
O Agoll….
do te ngrihet majmuni dhe do te na akuzoje si nuk u bete nje here njerez….
?
PD duhet tev tregoje dokumenta qe ky person eshte shpallur non-grata. Ambasada italiane mund ta siguroje ate me nje kerkese te thjeshte. Nuk beson njeri me ne kriminalizimin e te gjithe familjes sepse nje person nga familja ka bere krim. Kriminalizimi i familjes ishte pjese e diktatures komuniste qe nese nje person ne familje bente nje krim dhe burgosej apo arratisej e gjithe familja denohej me internim. Ka ikur ajo kohe. Cdo person varet nga kembet e tija. Nese vellai eshte kriminel kjo nuk ka te beje me personin qe eshte i nderuar. Nese i biri i deputetes Xhuvani eshte kriminel kjo nuk e ben Luizen kriminele. Ajo eshte grua e nderuar qe nuk ka nje djale te mire. Edhe Drini eshte nje person i mire me nje vella qe ka kryer nje krim. Une them qe ky kriminalizim publik i njerezve eshte nje krim i PD-se. Nuk mund ti marresh erzin dhe moralin nje personi qe nuk ka faj para gjithe publikut shqiptar nese nuk ke fakte dhe nese nuk i paraqet ato fakte. Nese PD mendon qe ai eshte fajtor atehere le te marre dokumentet qe ka dhe ti cojne ne Prokurori. Kjo e fundit le te provije qe ai eshte nje person qe ka qene i perfshire ne trafikimin e droges dhe ta shpalle fajtor. Kjo eshte rruga. PD-ja duhet te ndale fushaten e genjeshtrave dhe denigrimit publik te njerezve. Dhe pastaj Strazimiri thote qe perse me rrahin. Rrahja nuk eshte gje fare nese nje akuza pa baza do te ndeshnin me nje njeri qe nuk ta ben te gjate per nderin e tin dhe te familjes se tij. Bello duhet te coje ne Prokurori Strazimirin qe te denohet per mashtrim dhe ulje te reputacionit te nje personi. Kjo eshte rruga ne demokraci dhe jo dokrra pa fund te PD-se, e cila tregon qe nuk njeh ligjin dhe vazhdon te perdore filozofine komuniste te kriminalizimit ne mase.
doli prezervatvi i sales po mediu si i bèhet puna dhe ai eshte no grata nè itali
Ca ti themi kesaj? Prove qe Rama ka grumbulluar krimin te drejtoje shtetin apo prove qe kete krimin e kishit ju ne skuadren tuaj deri dje.
Cuditem si ky popull akoma nuk e kupton qe te gjithe ju jeni njesoj, PD-PS-LSI-PR-PDIU dhe ABC…YZZH.
Ohahahahahhaha o strazo o te brefhin qente koken qe e ke bosh fare,po mire more koke pens po RISTANI nje cope BURGAXHI qe e emeruat edhe zv-min i brendshem,po lul hollandezi ndennji 3-vjet me temperature+raport per te djegur afatet e gjyqeve dhe e mbylli dosjen e miljionave euro+dollar te vjedhura tek rruga e kombit me procedura,edhe arben imami me procedura i mbylli dosjet qe shiti tonelata tritol-arme-moncione ore shkurt asnjeri nga juve nuk figuron i paster te gjithe te inkriminuar-hajdute+uzurpatore jeni…
Eshte e vertete qe merrejme droge. Te gjithe studentet e njihnin kete dhe ne ato kohe benin trafik droge. Kjo eshte e vertete. Ështe gjynah qe shpërdorohet besimi i 1 milion vetave.
Dole dhe ti mer derdimen, qe ke qene zv.minister i mbrendfeshem ,ku 50% e policeve ishinm te lidhur me krimin. Lufta qe po beni ju per dekriminaizimin do tju dali prej hundesh. Po te shikosh pretendimet e juaja jane thjesaht hamendje dhe perdorni gjoja dosjet e shteteve te tjera.Europa nuk vepron keshtu si ju por vepron kur ka vendim gjygjesor.Pyetja per kete Drin Bellon eshte e thjeshte ; A ka kerkese per ekstradim?Ti je tipiku i njeriut , qe duhet te lere parlamentin se shpif dhe per kete kur te ngrihet komisioni te bazohet ne dokumenta dhe jo se i teket ketij kokzbathuri, qe eshte nje ushtar bersnik i Saliut dhe ne krim. Ky ka qene zv.ministert kur u vrane herojte e 21 Janarit.
Qe injorantet dhe gangsterat kan mbushur zyrat shtetrore,nuk ka nevoje per koment,sepse e dijn te gjith.
Kush e mohon apo mundohet ta mbuloje(sidomos militantet)rendon problemin.
Nese komisioni antikorrupsion nuk perbehet nga opozita,Shqiperia do mbesi peng i gangsterave dhe Demokracia do te jete nje iluzion.
Zigur, ke nje problem me mbiemrin. Urgjent ndryshoje Q ne K. Urgjent!
Pra nuk ka asnje shqipetar te paster.
Para 90-tes te gjithe jane me dosje,pas 90tes te gjithe drogaxhinj,hajdute te pasurise perbashket ,shkeles te ligjit qe nga ndertimet deri tek mospagesat e taksave,te dritave,te shkatrrimit te pyjeve dhe ambientit,krimit ne familje vrasjeve ne gerdec ,ne bulevard ,eliminimi i kundershtareve politik e sa e sa te tjera.
Pra mjer ne ku jetojme dhe kush na drejton.
jo or jo, ka shqiptar te paster, po o kane marre rruget e kurbetit, ose kane ulur koken dhe vuajne ne heshtje.
Ata qe nuk jane te paster I ka marre qeveria dhe gjykata.
Megjityhate ky duhet pare si problem nga mazhoranca qeverisese,nese eshte e vertete ai vete duet te dorehiqet ose te shkarkohet, ne te kundert duhet te prononcohet publikisht.
Une i besoj keti zoterise mbasi konsullori ka qene emruar nga qeveria e PD te asaj kohe.Problemi ne fjale nuk ka pse te kete koment.Qeveria sot te mbledhin mendjen e te beje histori te ndershme dhe jo me hajdute te korruptuar.
e mer gento ti shiko nga shpija jote mer plak per pune drogmenesh ,po clidhje ka i vellai edhe nqs i vellai ka qene i implikuar ne trafik apo si gjithmone me lufte kllasash ,ik mer jashteqitje e shiko nga vetja njeher pastaj fol per komshin
Kamikazet e edit.
Shiko, nigjo. Ky paska eksperience ne kete fushe. Na duhet.
Plumvi del me plumb.
Hahahahaha.
Kryerari ilir meta d/v.
Hahahahaha.
I varen ujkut melcite.
ore ti qelbsir a pak ishte kamgjiku a
Ti rralle del, po kur del ama investigimi yt eshte bindes!MB nxori nji deshmi penaliteti te Drini Bello-s.Tashti e kerradhen ti. Fillo e nxirr fakte ktu ne media se ne gjykata shkoni vetem kur ju rrahin. Sigurisht qe nuk ke kohe te vesh mend. Mosha ben te veten.Gjithsesi, kurajo!Ti di si tia besh hyzmetin vehtes!
Nëse Drini Bello eshte larguar nga konsullata e jone ne Itali, sepse eshte shpallur person non grata nga shteti italian, nje sekonde me duket shume qe ai te largohet nga çdo punë ne administraten e shtetit tone.T’i leme keto se kritiken e ben ky apo ai, i ben kampi kundershtar politik me kete qellim apo ate qellim. Mua qe aq shume kam investuar per PS-ne, me intereson vetem a eshte e vertetë apo jo çfare u tha per zoterine, çfare u tha per vellaun e tij. MPJ me dokumenta zyrtare duhet te deklarohet per kete. Nese eshte e vertete, po them se po na humb durimi, po na çmendni, sepse nga gjithe mbeshtetesit kaq te shumte te PS-se, kontributore, te shkolluar, te kulturuar, me pervoje pune, qe nuk kane patur kurrë probleme me ligjin, perzgjidhni dhe caktoni ne detyra te ndryshme, persona te tille.
Te na falin komentatoret.
Kjo asht shpifja e fundit qe iu zura bese e dal nga goja e juaj per te vertete.Bindem se nuk keni argumente dhe organizim tjeter pervecse te shpifni sa ma ndyre qe te justifikoni pagen mujore.Une kete e di qe asht smundje profesionale partiake e juaja.Por nga nji here i bihet si qorri shenjit dhe ju zura bese.
Drini Bello eshte nje specialist mjaft i mire. Eshte e vertete qe dikur kur ai punonte ne Sherbimin Informativ te Shtetit eshte akuzuar per lidhje me trafikante shqiptare qe punojne ne Itali. Por nga verifikimi qe eshte bere, ai nuk ka pasur kurrfare lidhje me keta trafikante. Telefoni i tij eshte pergjuar pasi trafikanteve eshte gjetur numuri i tij i telefonit, nje gje normale si punonjes i ambasades qe ishte. Ne ate kohe Shjerbimi Informativ i Shtetit, beri verifikimet e duhura me sherbimet partnere italiane dhe z. Drini Bello doli i paster.
Deklarimet e bere nga PD jane vetem shpifje dhe asgje me teper.
Drini Bello esht njeri shum I mir,po ti mor Strazimir ke nevoj per I dajak si gomari ne duhan.Dilni e mblidhni llafet posht e perpjet e I shisni per te verteta.Merruni me horrat e PDse