Fleckenstein: Shqipëria në rrugën e duhur të reformave

11 Janar 2015, 16:35Politika TEMA

Europarlamentari Knut Flenkeshtein me anë të një statusi në rrjetin social Facebook thekson se Shqipëria është në rrugën e duhur në plotësimin e reformave për tu integruar në BE.

Ai shrehet se pas kësaj vizite mbeten 3 çështje kryesore që Shqipëria duhet të plotësojë, për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Sipas Flecnkestein, sfidat kryesore të Shqipërisë për aderimin në BE, janë forcimi i shtetit të së drejtës, krijimi i një klime të re politike bashkëpunuese, si dhe forcimi i shoqërisë civile në sistemin demokratik.

“I sapokthyer nga Shqipëria ku pata një axhendë takimesh mjaft intensive dhe frutdhënëse. Falenderoj gjithë partnerët për takimet.

Besoj se Shqipëria është në rrugën e duhur për plotësimin e reformave integruese. 3 janë sfidat kryesore përpara për vendin, forcimi i shtetit të së drejtës në të gjitha fushat që do japin rezultat për jetën e qytetarëve.

Ndryshimi I kulturës politike me qëllim që të arrihet një klimë besimi, dialogu dhe bashkëpunimi.

Sfida tjetër është forcimi i shoqërisë civile në sistemin demokratik në përgjithësi, por edhe për procesin e integrimit europian në veçanti” shkruan Fleckenstein.

Europarlamentari zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me përfaqësues të klasës politike, por edhe familjarë tëmave të 21 Janarit. /gj.k/

1 komente në “Fleckenstein: Shqipëria në rrugën e duhur të reformave”

  1. Hiç,po Habili u vra…!Dmth….një vizitë pune u konvertuaka në një postim në fejsbuk….dhe kjo na qenka fitore e madhe e jona…Kjo do të thotë,as më shumë e as më pak,por…ti bësh qejfin vetes…Në europë nuk shkohwet me poste fejsbuku..por me shtet ligjor,dhe standarte demokratike..të njëjta për të gjithë…Mbi dhjetë vjet që dëgjojmë po të njëjtat histori..Politikanët shqiptarë dhe qeveria duhet të ulin kokën në punë dhe jo të merren me lajka e postime fejsbuku….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje