Ministria e Brendshme: Akuzat e PD për Drini Bellon, shpifje (FAKSIMILE)

11 Janar 2015, 15:59Politika TEMA
Ministria e Brendshme: Akuzat e PD për Drini Bellon, shpifje (FAKSIMILE)

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të PD-së për emërimin e Drini Bellos.

Sipas saj, akuzat e PD-së janë të pavërteta dhe shpifje.

Ministriae Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se akuzat e bëra nga PD për emërimet në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat janë krejtësisht të pavërteta dhe synojnë të hedhin baltë mbi punën dhe rezultatet që ka arritur MBP edhe në luftën kundër korrupsionit brenda radhëve të Policisë së Shtetit.Përsa i përket emërimit të z.Drini Bello në strukturat e SHÇBA sqarojmë se:

Drini Bello ka konkuruar në datë 21.02.2014 në Drejtorinë e Përgjitshme të SHÇBA për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”. Pasi është shpallur fitues nga konkurimi, është emëruar inspektor pranë Drejtorisë së SHÇBA Tiranë, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht.

Emërimi i tij është bërë pasi kandidati përmbushte të gjitha kriteret e përcaktuara nga ligji. Ky kandidat ka paraqitur dëshminë përkatëse të penalitetit si dhe vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë, në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe në ngarkim të tij nuk ka asnjë çështje penale të hapur.

Gjithashtu Drini Bello është kontrolluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe pajisur me çertifikatë sigurie të kategorisë “Tepër sekret”. Bazuar në të gjitha këto të dhëna Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinion se emërimi i këtij shtetasi në detyrën e specialistit të SHÇBA është tërësisht ligjor.

Ministria e Punëve të Brendshme garanton qytetarët se ka ikur koha kur personat me të kaluar të errët kriminale bëheshin pjesë e administratës shtetërore dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Strukturat e specializuara të kontrollit pranë MPB janë të angazhuara për të mos toleruar asnjë shfaqje të korrupsionit apo inkriminimit në radhët e MPB dhe Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

 

29 komente në “Ministria e Brendshme: Akuzat e PD për Drini Bellon, shpifje (FAKSIMILE)”

  1. Artemisa says:

    Na mbushet mendjen!!!!!!!!!!!!
    Certifikate te tille , po t’i duhet, mund te marre edhe Zani Caushi dhe Aldo Bare nese Rama vendos t’i emeroje diku.

  2. Zigur Qarri says:

    Mos kerkoni ti ngatrroni gjerat duke na hedhur hi syve,sepse genjeshtra i ka kembet e shkurtera.
    Vellai i Drini Bellos eshte denuar dhe jo ai vete qe perfitonte nga imuniteti dipllomatik.(Keshtu u tha).
    Akuza ishte,ish konsulli shqiptar ne Rome Drini Bello eshte larguar nga Italia si person non grata.
    Eshte e vertete kjo?Esht shpallur ish konsulli Drini Bello ne 2003 nga shteti Italian si person non grata apo jo?

  3. Toni says:

    Cfare jane keto absurditete. Ketu te gjithe kriminelet jane me certifikate sigurie dhe me deshmi penaliteti te pastruar. Eshte turp te nxjerresh keto dokumenta per shfajesuar emerimin e njerezve te lidhur me boten e krimit ne poste te larta drejtuese. Nje dite do te korrim te gjithe ate qe po mbjellim sot, ne mos ne femijet tane.

  4. Lani says:

    Drini eshte djale i shkelqyer. Nese PD do te fitoje pike politike duke share cuna si Drini atehere e ka te humbur cdolloj betej dhe thjesht do ngelet ne mendjen e popullit si e deshtuar pasi me akuzat ndaj Drinit ja ka fut kot fare.

    1. lumi drin says:

      Lani, nuk po e shan njeri Drinin, thjesht po pyesim a eshte shpallur person non grata?

  5. feniks says:

    Epo pas kesaj, A NUK E MERITON edhe nje RRAHJE VENCE ky Strazimiri,PERZEVATIVI SKARCO i PeDe-se????

    1. alba says:

      analfabet lexoje mire deklaraten,qe thote vellai eshte i denuar Drini person i pa deshiruar ne Itali..O qelbesira te kombit,

  6. avokati says:

    Kjo eshte si historia e atij deputetit bandit qe i dolen lakrat mbasi tundi deshmine e penalitetit si “i pa denuar” ?
    Nje shtetas mund te denohet, dhe pasi ka kryer denimin apo eshte amnistuar ai e ka deshmine e penalitetit: “i pa denuar”. ?
    Kjo nuk do te thote se ai nuk eshte denuar me pare….!!! ?

  7. Devolliu says:

    Po mo tellallët e Arben Skëndos. Po ti hyjmë mirë atyre konkurseve që ka bërë SHKB-ja ka disa që s`kanë hedhur firmat se nuk kanë qënë prezent në konkurs. Kemi të dhëna që keni janë shumë nga ata që s`kanë arsimin përkatës dhe i keni bërë shefa SHKB-je në qarqe si rasti i Korcës, Vlorës, etj etj. Po mqs jemi nga Devolli po merremi pak me rastin e Korcës, ku keni vënë nje shef SHKB-je që merr lek lart e poshtë nga kufiri, nga qarkullimi, dhe së fundmi edhe nga dogana. Po të doni foto tek ky forum jam i gashtëm t`i postoj.
    Mund të dëgjoni edhe emisionin e BAshkim Hoxhës në News 24 kur marrin nga Pogradeci, Devolli, Korca edhe tregojnë bëmat e Artur Priftit që drejton SHKB-në e Korcës.
    Me rrespekt nga Devolliu.

  8. PARTIZANI says:

    Mor po leri shkresat e ministrise ketu,
    Ka qene jashte shteti apo jo, nqse PO a ka shkrese nga Ministria e drejtesi se DHE polici a e atij vendi?

  9. Vk says:

    Po ne itali ka gje ki mo sillo??

  10. koli says:

    Ore po na thoni a ka qene Konsull ne 2003 ne Itali? Na thoni a eshte arrestuar dhe denuar i vellai per trafik droge?? Keto na konfirmoni qe edhe populli te kuptoje te verteten..|Se ne |shqiperi e dime ne qe eshte i paster ai..

  11. leka says:

    Meqe kjo akuze nuk eshte e vertete , per personin ne fjale , dhe paska dokumenta qe vertetojne pastertine e tij nga ana panale, i takon ketij Drini Bellos qe te padise shpifsin profesionist Strazimiri , per prishje te figures ne publik. Mos harroni se ne kohen e Saliut te gjitha akuzat qe bente opozita e asaj kohe , dhe qe ishin te verteta ajo i conte para gjykates. Te mesohet dhe ky , qe po shpife te dal para gjykates, rruge tjeter nuk ka pervec asaj te drejtesise.

  12. Ali says:

    Turp tu vije Drini eshte i paster ai lahet cdo dite,ka edhe deshmitare per kete.

  13. Keta spekullatore si Strazimiri , jane te pa besueshem edhe sikur te thone dicka me vlere , personi i akuzuar duhet te deshmoje pastertine e tija duke e padihur ceshtjen ne Gjykate . Ne se ky konstatim dhe te tjere kane vetetesi i sherbejne partertise se figurave te cilet duhet te kene te zgjedhurit e te emeruarit ne administraten e shtetit tone , ndryshe ky strazimir intriganti duhet te nenshkohet ligjerisht , si fabrikant , shpifes , intrigant e spekullator edhe i mandatit qe nuk di sa e meriton dhe a kryejne ndonje detyre ne dobi te ketij vendi ?

    1. Artemisa says:

      Ha karota lepurush ha, se nuk merr vesh nga keto pune ti,
      Dhe ruhu nga dhelpra.

  14. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Ja nje link shume interesant qe daton me 6 Korrik 2010, ne te cilin permendet edhe emri i te shumeperfolurit Drini Bello. Lexojeni deri ne fund se eshte shume interesant!(https://www.shqiperia.com/20-skandalet-dhe-incidentet-me-te-bujshme-te-diplomateve-shqiptare.8198/)
    Sidomos rasti i fundit qe permendet ne artikull.

    1. Zigur Qarri says:

      Rrofsh per informacionin.

      5 dhjetor 2003, Konsulli i Romes Drini Bello, trafik droge dhe armesh

      Nje diplomat shqiptar ne Itali eshte perfshire ne trafikun e droges dhe armeve. Konsulli Drini Bello u akuzua nga shteti italian, se kish shnderruar ambasaden shqiptare ne Itali, ne nje baze te strehimit te droges dhe armeve, qe me pas trafikoheshin ne vendin fqinj. Sipas prokurorise italiane Ambasada nisur nga roli qe ka luajtur Drini Bello eshte shnderruar ne nje baze per te fshehur drogen dhe armet ashtu si eshte zbuluar nga telefonatat e pergjuara. Nderkohe ne Itali eshte arrestuar dhe Erion Bello, vellai i Drini Bellos. Banda sipas hetuesve italiane, ka lidhje me organizaten mafioze “Sacra Corona Unita”, dhe merrej me trafikun e klandestineve dhe te lendeve narkotike.

  15. anonim says:

    KETA TE BEJNE DHE EMILJANON DREJTOR DHE TE THONE SE I KA LETRAT NE RREGULL!

    1. lumi drin says:

      Ta bejne sa nuk eshte vone. Nuk dihet se cfare sjell 2015.

  16. dafi says:

    Ky eshte artikulli qe implikon Drini Bellon, qenka me te vertete i paster po i bien ne qafe te shkretit.
    5 dhjetor 2003, Konsulli i Romes Drini Bello, trafik droge dhe armesh

    Nje diplomat shqiptar ne Itali eshte perfshire ne trafikun e droges dhe armeve. Konsulli Drini Bello u akuzua nga shteti italian, se kish shnderruar ambasaden shqiptare ne Itali, ne nje baze te strehimit te droges dhe armeve, qe me pas trafikoheshin ne vendin fqinj. Sipas prokurorise italiane Ambasada nisur nga roli qe ka luajtur Drini Bello eshte shnderruar ne nje baze per te fshehur drogen dhe armet ashtu si eshte zbuluar nga telefonatat e pergjuara. Nderkohe ne Itali eshte arrestuar dhe Erion Bello, vellai i Drini Bellos. Banda sipas hetuesve italiane, ka lidhje me organizaten mafioze “Sacra Corona Unita”, dhe merrej me trafikun e klandestineve dhe te lendeve narkotike.

  17. Artur says:

    jeni bere zedhenes e MB dhe qeverise. Problemet i ka pasur me drejtesine itiane prandaj nuk ka si te kete “njolla” ketu.

  18. Mira Bregu says:

    Po si nuk i mbyllat goja ketyre shpifeseve te PD-se.Ku eshte ligji ketu qe baltosin e shpifin mbi personalitetin e njeriut.Ku jane te drejtat e individit???
    keto te PD me shpifje duan te permbysin pushtetin ,se ashtu shprehen neper rrjetet sociale…..kjo eshte metoda Berishiane.
    O njerez mos i besoni ketyre qe per 20 vjet si shushunjat i pine gjakun ketij populli dhe mbani qendrim per keta kriminele qe shpifin

  19. lumi drin says:

    Ta bejne sa nuk eshte vone. Nuk dihet se cfare sjell 2015.

  20. Saimir says:

    Po sikur te kete qene i denuar nga nje gjykate e huaj???????

  21. sherifi says:

    Per kte Drinin ka vetem dy rruge:
    Ose te siguroi te gjith dokumentacionin e nevojshem,duke filluar qe nga drejtesia italiane(meqe akuzat jane nga italia),dhe me dokumenta te kompletuara si nga pala italiane dhe ajo shqiptare ti drejtohet gjykates duke akuzuar strazimirin per cpifje, ose te japi doreheqjen dhe te shikoi pozicionin e tij se cvend i takon ne shoqeri.

  22. qytetar says:

    Sot e tutje certifikatat jan te vlefshme vetem nese mere te Shtepia Qendrore e Ushtris Popullore “SHQUP”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje