Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez “France 24” ka deklaruar se sulmi terrorist që u bë më 7 janar në Paris, ku u vranë 17 persona nuk ishte sulm vetëm ndaj Francës por edhe ndaj Shqipërisë.
Rama duke folur në gjuhën frënge ka deklaruar se i është bashkuar “Marshimit të Bardhë” sepse kjo që ka ndodhur në Paris i ka prekur të gjithë njerëzit e rruzullit tokësor.
Ai gjithashtu është shprehur se në Paris nuk e ka ndjerë veten si i huaj por sikur të ishte në shtëpinë e tij. Sipas Ramës, në botën demokratike duhet vlerësuar liria fetare si dhe ka deklaruar se sulmi që u bë në Paris nuk ka lidhje me fenë islame.
Moderatorja e televizionit e ka pyetur Kryeministrin shqiptar edhe për tre lapsat në xhepin e tij me ngjyrat e flamurit francez.
Rama ka shpjeguar se para se të jetë politikan është artist dhe këto lapsa i ka vendosur në shenjë solidariteti me popullin francez.
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri e cilësoi marshimin e unitetit sot në Paris, si një ditë emocionesh të forta, ku Shqipëria solli një dëshmi solidariteti e vëllazërie.
Dhe kjo siç nënvizon Rama u çmua shumë edhe në Paris, ku të pranishmit në sheshin “Republika” duartrokitën 4 krerët e besimeve tona fetare.
“Ishte një ditë emocionesh të forta ku Shqipëria solli një dëshmi solidariteti e vëllazërie fetare që u çmua shumë lart në zemër të Europës”, shkruan Rama.
Në një prononcim për mediat shqiptare, pjesë e delegacionit, Kryeministri u shpreh se ky delegacion ndodhet aty për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, e të drejtave, dhe të barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve fetare.
“Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është goditur vetëm Parisi. Është goditur çdo vend që është i lidhur me vlerat që Franca përfaqëson, me vlerat e lirisë, të barazisë, të vëllazërimit që Franca ka mishëruar, në mënyrën e vet më të lavdishme. E nga ana tjetër, të gjithë duhet të kuptojnë që aktet mund të ndodhin këtu, mund të ndodhin kudo, por lufta kundër terrorizmit zhvillohet sot, në të gjithë vendet tona edhe kur aktet ndodhin jashtë vendeve tona.
Ne jemi këtu për të dëshmuar se Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, flamurin e të drejtave, flamurin e barazisë mes të gjitha opinioneve dhe besimeve dhe të mos bjerë në kurthin e urrejtjes, në kurthin e përçarjes, në kurthin e frikës, ku kjo mortje kërkon ta përfshijë botën tonë.
Ky akt dhe kjo luftë dëshmon më së miri se përpjekja e armiqve të lirisë sonë, është një përpjekje që synon pikërisht përçarjen mes feve, ndërkohë që këta terroristë nuk kanë asnjë lidhje me fenë, nuk kanë asnjë lidhje me Profetin, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin sepse nuk ka Zot, nuk ka Profet dhe nuk ka fe, që inkurajon vrasjen e njerëzve, që inkurajon përçarjen dhe që inkurajon shfarosjen e një pjese në emër të një pjese tjetër.
Unë jam shumë krenar që sot këtu nuk jemi vetëm ne, si përfaqësues të qeverisë, por janë dhe përfaqësuesit e të katër besimeve kryesore në Shqipëri, dhe sigurisht edhe një grup gazetarësh dhe analistësh, njerëzish që luftojnë përditë në frontin e fjalës së lirë dhe të informimit të barabartë për njerëzit.
Sa imune është Shqipëria nga skenarë të tillë?
Askush nuk është dritëshkurtër, që të flasim për imunitet të një vendi apo të një vendi tjetër. Në momentin që është goditur njeri nga vendet e familjes evropiane, e botës demokratike ku ne bëjmë pjesë, jemi goditur dhe ne drejtpërdrejtë, jo simbolikisht, por realisht, sepse goditen ato vlera dhe ato themele, mbi të cilat ne kemi vendosur të ndërtojmë jetën dhe të ardhmen tonë.
E kjo nuk është aspak simbolike por kjo është jeta jonë reale sot, në një botë ku ne kemi bërë një zgjedhje të qartë për tolerancën, kemi bërë një zgjedhje të qartë për lirinë, kemi bërë një zgjedhje të qartë për të drejtat e panegociueshme të njerëzve, përballë një zgjedhje tjetër që kërkohet të na imponohet përmes përçarjes, duke synuar që t’i ndajë myslimanët dhe kristianët, duke synuar që ta vendosë botën përballë një konflikti fetar që për ne është i patolerueshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me besimet, nuk ka asnjë lidhje me fjalën e Profetëve, nuk ka asnjë lidhje me çfarë feja e kujtoqoftë frymëzon dhe inspiron.
E të mos harrojmë se, nëse duam një shembull të qartë se si trajtohen kundërshtarët, se si trajtohen armiqtë, se si toleranca dhe paqja triumfon mbi dhunën dhe luftën, janë vetë episodet e jetës së Profetit Muhamed”, theksoi Rama në një prononcim për mediat shqiptare.
Kryeministri Edi Rama iu bashkua Marshimit të Paqes, të miliona qytetarëve të botës, në sheshin Republika të Parisit, në përgjigje të vrasjeve terroriste të ndodhura ditët e fundit në Francë.
Dhjetëra liderë botërorë ishin pjesë e këtij marshimi madhështor, në shenjë solidariteti dhe aleance kundër terrorizmit, dhe në mbështetje të vlerave të lirisë, barazisë dhe vëllazërimit.
Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, përfaqësues të 4 komuniteteve fetare në vend, si dhe përfaqësues të medias, gazetarë dhe analistë.
Delegacioni shqiptar zhvilloi homazhe pranë ndërtesës së revistës “Charlie Hebdo”, në nderim të 12 të vrarëve tragjikisht, duke vendosur edhe një kurorë me lule.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në pritjen që Presidenti francez Francois Hollande rezervoi për liderët botërorë pjesëmarrës në marshimin solidarizues mbarë botëror kundër terrorizmit.
Më herët, ndërsa udhëtonte drejt Parisit, kryeministri Rama shkroi ndër të tjera në një postim në FB dhe Twitter se “është koha e një zgjedhjeje të qartë mes urrejtjes përçarëse dhe unitetit për lirinë, barazinë, vëllazërimin. Ky është momenti ynë për t’u përgjigjur në emër të shpresës dhe bashkëpunimit mes njerëzve mbi këto vlera të shkëlqyera e të panegociueshme.” /gj.k/
Po je përfaqsues i një vendi pa fe zyrtare. Çfarë kërkon që del me ata përkrah.
Pse i jep vlera që si kanë.
Ne shqiperi nuk ka media te lire dhe pamvarur pothuaj se te gjitha jan te kapura nga klanet dhe lobet orthodokse po mundohem te sjelle nje lajm interessant qe sot po qarkullon ne mediat e lira boterore dhe ne kosove.
Charlie Hebdo kishte pushuar një karikaturist për antisemitizëm në vitin 2009
Duke e tallur Sarkozin për shkak të konvertimit të tij në judaizëm për para, karikaturisti Sine, ishte akuzuar për antisemitizëm në vitin 2009.
Si pasojë e kësaj, atij ju desh të përballej me presione të fuqishme, derisa erdhi edhe te pushimi i tij nga puna.
Përkundër kësaj, satirikja Charlie Hebdo, kishte publikuar edhe karikatura të cilat fyenin Profetin Muhammed dhe fenë islame, por që për këto thirreshin në lirinë e shprehjes. http://www.worldbulletin.net
Përkundër kësaj, satirikja Charlie Hebdo, kishte publikuar edhe karikatura të cilat fyenin Profetin Muhammed dhe fenë islame, por që për këto thirreshin në lirinë e shprehjes
Përkundër kësaj, satirikja Charlie Hebdo, kishte publikuar edhe karikatura të cilat fyenin Profetin Muhammed dhe fenë islame, por që për këto thirreshin në lirinë e shprehjes
Po normal qe do quhesh antisemit …gjithmon do jesh antisemit po te ” tallesh ” me cifutet ndersa po u talle me myslimanet ke mbrapa LIRINE E SHPREHJES !!!!
A e pat si ecte si kodosh NetanMUTI krah per krah me Hollande ,,ai qe vret fmije te pafajshem dhe eshte TERRORISTI NR 1 NE BOTE …Hollande pastaj shkoj ne Sinagoge dhe u lut per cifutet . Bote e shpifme…i lumte PUSHKA VLLEZERVE KOUCHI !!!!
Edhe ne video tregun sesa miliona njerez te pafajshem kan vrare Hollande bashk me koleget e tij !
Ha ha ha, Edi…,dore me dore me ish oficeret e sigurimit e te ushterise… Sot ata palo spiune veshur me petkat e “Fese) c’fare te duhet Ty, te bredhesh neper rruget e Parisit…,kur ne Tirane jane ulur kembekryq TERORIST Saliu Luli me shok…,
Terrori qe ndodhi ne France eshte i denueshem nga e gjithe NJEREZIMI PERPARIMTAR,por BOTA e QYTETERUAR duhet ta kuptoje mire qe te RESPEKTOHEN BESIMET FETARE TE GJITHKUJT!
Mund te besh karikatura per politikanet,kriminelet,prostitutat,te droguarit etj,por kurrsesi te besh karikatura apo te vesh ne loje KRISHTIN,MUHAMEDIN etj!!!
Bota duhet ta kuptoje qarte se FEJA ESHTE TJETER DHE TERRIRIZMI QE SHFRYTEZON FENE ESHTE TJETER!!
Revista franceze satirike u muar me PROFETIN e jo me TERRORISTET qe perdoren profetin per qellimet e tyre!
Besimtaret MUSLIMANE ne te gjithe boten nuk jane TERRORISTE,ndaj nuk duhen ngaterruar me MASAKREN qe ndodhi!
BOTA DUHET TE BASHKOHET NE LUFTE KUNDER TERRORIT,por toleranca ndaj GENOCIDIT NE SIRI ishte dhe eshte FATALE per politiken boterore!
SHBA-te u bene gati per te sulmuar edhe te vetem,por RUSIA CARISTE E PUTINIT ishte dhe eshte pro krimit atje per interesat e saj perandorake!!!
Feniks
Ashtu eshte se la Rusi me sjelle demokracin ne Siri,po besoj qe sirijant do ta sjellin vete,duke mare shembull,Avganistanin,Egjiptin,Libin,Irakun e tj te cilat jan ka lulzojn prej democracis,Fenix sot shtet eshte vetem aj shtet qe ka armatim berthamor,Rusija momentalisht i la me gisht ne goje,po mbas Rusise do ta shofim se kujt do ti lshohen ne shpine,se jan bere si te terbuar.
Drejtuesi (hebre ateist) sypatrembur, i Charlie Ebdo (C.E.) kur u pyet se pse vazhdonte te ofendonte me karikatura e komente vulgare e ordinere simbole te Islamit si profeti Muhamed dhe Kurani, u pergjigj me cinizem “Ata nuk jane te shenjte per mua”.
Islami nuk ishte i vetmi ne fokusin e karikaturave. C.E. e pikturoi Jezu Krishtin lakuriq ne akte homoseksuale. Katolikeve franceze iu mbyll goja si reaksionare dhe muhabeti mbyllet ketu.
Ne vende demokratike perendimore si SHBA dhe Britania e Madhe, ku nxitja e urrejtjes fetare apo ndaj fevee, apo poshterimi racor eshte i denuar me ligj, me siguri karikaturistet e C.E. do ti kishin ngrene ca muaj burg mes te burgosurve algjeriane apo senegaleze, dhe me siguri do te kishin nderruar qendrim (ose orientim seksual).
Franca ka nja 2 shekuj qe debulesen e saj per dhunuesit e shenjterive e barazon me qyteterimin perendimor. Eshte njesoj si te pretendosh qe meqe Franca e ka legalizuar incestin ky duhet te jete patjeter vlere e qyteterimit perendimor.
Fatkeqesisht, liria e shprehjes pa cak eshte shpate me dy tehe, njesoj si zgjedhjet demokratike nepermjet te cilave mund te vije ne pushtet Adolf Hitler ose Marine Le Pen.
Edhe akti i sulmuesve te Charlie Ebdo mund te konsiderohet nje gjest simbolik, nje gjest i lirise se shprehjes se mendimit te tyre se jeta e karikaturisteve nuk eshte e shenjte.
Dallimi thelbesor midis te dyve eshte se e para, shprehja nepermjet karikatures, vret shenjterine, dinjitetin dhe nderin e nje feje, fjale te paktupueshme per francezin postmodern qe nuk arrin te kuptoje se si njerez te prapambetur “joperendimore” mund te kene nder apo dinjitet.
Nderkohe liria e shprehjes nepermjet karikatorit vret pervec karikaturisteve, edhe iluzionin e francezeve apo te tjereve perendimore qe identifikohen me C.E., se po talle te pasmet tere kohes me dinjitetin e njerezve per nga natyra inferiore, dmth “joperendimore”, nuk ke per ta ngrene asnjehere nga pas.
Liria e shprehjes duhet te kete nje cak. Ngjarjet e 7 janarit 2015 duhet te na nxisin te reflektojme per te gjetur menyren me te drejte se si njerezit mund te jetojne pa u share e pa u vrare ne kete mijevjecar. Marshimet apo fasadat mediatike pa reflektim nuk i hyjne ne pune as dreqit.
BRAVO. BRAVO. BRAVO.KETA JANE SHQIPTARE TE VERTETE.NJE PERGJIGJE PER TE GJITH ATA QE U KA MBYLL XHIHADI SYTE.ZGJOHUNI DHE SHIKONI NGA PERENDIMI.
reagim i sakte dhe i denje per nje kryeminister te nje vendi qe do lirine demokracine dhe zhvillimin e vendit te tij drejt nje bote te qyteteruar.
e gjithe shoqeria dhe politika e shqipetareve kudo qe jane te mos tolerojne frymen e ekstremizmit dhe te jo tolerances ne te gjitha drejtimet fetare politike shoqerore. duam te jetojme te lire ne paqe dhe harmoni.kush nuk e do kete te izolohet ose te largohet vete nga kjo shoqeri.
pordhe me rigone………..hipokrit!
21janar: 4 te vrare ne shesh,presin te denohen kriminelet sunite ”paqsore” Berisha,Basha etj………..
Nuk arrin te kuptosh tfgs, je gjynah. Sado i papersosur te jete Rama, kjo eshte nga gjerat dinjitoze per nje shef qeverie.
Po ti shikojme gjerat ne Shqiperi me syte e tu dhe ca tjereve, rezulton vetem zi. Ka plot gjera te zeza, por jo te gjitha. Shqiperia pas asaj kasapane te politikes nga 1991-2013, po shikon ca perpjekje me serioze dhe dinjitoze.Sado vazhdoj keshtu..???!! Shpresoj te jemi ndryshe nje dite. Tfgs, une jam katolik, ka shume gjera te pasigurta, propogabde apo politika shkerdhata ne Shqiperi, por nje gje eshte e sigurte: Bashkejetesen fetare Shqiperia duhet ta konsideroje pasuri kombetare dhe eshte e vetmja gje e sigurte per tu krenuar. Ne jemi shqiptare dhe kjo duhet konsideruar si besim kryesor ku gjejne strehe besimet fetare. Une mendoj se kjo do ishte menyra me e mire per t’ju shmangur extremizmit.
Hipokrizi!
Rama,kreministri i shtetit me te koruptuar te Europes,na i tregon botes c’eshte demokracia.
Realiteti ne vendin e tije flet shume me teper per vlerat e piktorit me ngjyra ne France.
ps.
Te kritikosh Ramen,nuk do te thote se po lavderon Berishen.
Alternativa o njerin o tjetritin nuk ka kuptim per konceptin demokratik.
NJË GJË DUA TË THEM PËR RAMËN…PO JA NGRE VLERAT LART SHQIPTARVE KUDO NË BOTË.
PO FITON RESPEKTIN E MUNGUAR PËR SHQIPTARËT.
SE SALI RRUMPALLA VETËM I TURPËROI SHQIPTARËT.
Nuk ke as marshimi i bardhe as marshimi i paqes,po marche républicaine!
SHQIPERIA dhe SHQIPTARET per Fe dhe Besim Fetar, kane vetem 1(NJE) FE dhe kjo eshte VETEM: “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe MOS SHIKONI KISHA dhe XHAMIJA”.
Prandaj te gjithe institucionet pergjegjese shqiptare te marrin pergjegjesite e duhura dhe te veprojne konform asaj qe FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA.
Te ngrihet ne piedestal Hoxhe HASAN TAHSINI qe ka thene: SHQIPTARET duhet te SHIKOJNE nga EVROPA e ZHVILLUAR nga ana ARSIMORE, KULTURORE, QYTETERUESE dhe EMANCIPUESE. JO dhe VETEM JO nga ISLAMI dhe MUSLIMANIZMI RRADIKAL PERVERS”. Mesimet e ketij kollosi te Rilindjes Kombetare Shqiptare duhet te jene te qarta per te gjithe.
Kurse SAMI FRASHERI ka thene: “FEMRA SHQIPTARE duhet te jete me e ARSIMUAR se MASHKULLI, sepse eshte mesuesja e pare e femijes qe lind”.
Te tjerat se cfare thuhet nga islamiket jane brockulla, mashtrime, genjeshtra dhe demagoxhi e personave te rrjedhur nga trute e kokes dhe injorant.
Shqipot,gjithmone do bejne diferencen me te tjeret,jane te shkathet dhe te zgjuar.Kujt ja merrte mendja te evidentonte flamurin Francez me tre lapsa?-Po dronin ne Beograd ?Po shqiponjen me dy pellembe ? etj. etj.
Megalloman!
Kinse Shqipnija asht ne rrezik ashtu si Franca. Po kush e ven ne kandar Shqipnine e vogel ne kete teater gjigand botnor xhihadist?
Xhihadi don me ule ne gjunj vendet e medha e te fuqishme perendimore, jo shtetet e dobta te Ballkanit.
Mund te jete ashtu siq thua ti. Mirepo nuk ka garanci qe nuk do te nderrojne strategji. Te kujtohet se para 500 viteve ishin te sukseshem me depertimin nga Ballkani.
Edi po ben gjene e duhur. Po thote qe shqiptaret jane paekuivoke me civilizimin e vete perendimor. Kush mund te jete me kompetent per te thene kete se Edi i cili u zgjodh me vota te shqiptareve.
Te lumte EDI RAMA.Po i kthen Shqiperise dinjitetin e neperkembur nga qeverit e me pareshme.Populli duhet kete ta vleresoj.
Gjithe myslimat europiane sot ju sevilosen deri ne peshtirosje qafireve ,allahu do ju ndeshkoje pisa,Edi je boss nuk le vend pa bredhur me paret e shqiptareve,ashtu te lumte se po re nga fiku ska me xhiro me aeroplane,Ti Edi je Charlie edhe baba Mondi eshte Charlie.
Bravo z.Kryeminister. Bravo dhe te katert Juve Klerikeve te 4 Feve ne Shqiperi.
une jam charli!!..po po te jeni te sigurte.. por jam edhe nje femije i pafajshem palestinez..jam egjyptian por jam edhe irakian jam nga afganistani por jam edhe nga vietnami!!…(nuk jam ai ‘islamiku nga lindja e larget’,nuk jam as dhimitri nga athina,por jam ‘daku’nje emigrant i thjeshte qe mundohem te mbaj familjen time ketu ne ‘athinen evropiane’,’djepin e demokracise’ qe megjithese po bej nja 20 vjet ketu perseri letra nuk kam..e shikoni..jam paksa i cuditshem..
me kujtohet nje thenie apo citat…’asnje gje nuk eshte e rastesishme ne kete bote..’ pra me pak fjale dua te them se arsyeja pse bota po kalon kriza, me vatra te shumta konfliktesh apo kaos gjithandej jemi vete ne njerezit…jemi komplet te verbuar dhe te hipnotizuar prej opiumit te embel qe perendimi me kaq mjeshteri na e servir nepermjet medias,tv e gjithandej…me vjen keq qe shume persona ketu ne forum shikojne vetem majen e ajsbergut dhe nuk shikojne qe ‘patatja e nxehte’ eshte nje rrezik qe mund te kete pasoja te paimagjinueshme per shoqerine tone te brishte dhe aspak demokratike….pame sot nje tubim te rralle ne paris..pooo ishte vertet me pjesmarrje te gjere por mua nuk me pelqeu sepse me teper me ngjante me nje ‘show politik’ ose me nje ‘komedi te zeze’ku protagonistet,kryesore me te vertete e meritojne nje nobel hipokrizie..e kam fjalen per perqafimin ‘erotik’ holland-merkel(heheeee),pa harruar medaljen e ‘trimerise’ qe sigurisht nga hera e marrin izraelitet me protagonistin kryesor kete here b.netanjahu(hehee )…madje ketij te fundit thone.. se medaljen ia dhane ne dore sepse ne te dyja krahet e gjoksit ky burrshtetas i kishte te mbushura si me medalje trimerie me nobel per paqe etj etj me pak fjale botit i vareshin medaljet neper kembe por ajo juria shumekombeshe e n.york e perbere nga 5 cifute skish cbente tjeter…thone se donte tia jepte atyre te ‘boko haramit’sepse ata kishin cvirgjeruar shume te mitura aty nga periudha mars prill te 14 por me ate levizje qe beri netanjahu(pra qe e rrafshoi gazen)nuk u la hapesira fare kesaj jurie….me pak fjale netanjahu permes nje deliri te thelle qe i shkaktonte histeria e turmes shumekombeshe e shumengjyreshe e nje shoqerie me te vertete perfekte demokratike(qe karakterizon gjithe perendimin kuptohet..)pra me pak fjale triumfoi,e meritoi plotesisht…madje disa thane qe vete mahamut abazi ishte perlotur prej ngazellimit…e ctju trgoj tjeter mer cuna se na mori nata..po mori cmim shesheli mer lal se doli i pafajshem andej nga haga per ato ‘thashathemet’ e atyre varrezave masive..ndersa dacicit ia ndane nobel paqe bashke me hashimin tone..eeee mire e mireee..ndersa rencit ia dhane kot fare se ky nuk e meritonte pasi tek ajo anija n.atlantic u mbyten vetem nja 20 koke dhe nga keta vetem nja 3a4 ishin italiane se te tjeret ishin greke ndersa ata klandestinet nja 50 a 60 veta nga siria ,afg,irak as qe u numeruan fare…
he se desh harrova per pak me kryesoren..!!!! edi yne mer lal…shkelqeu fare…ai ngulmonte dhe u thoshte mediave franceze se eshte i plagosur nga kjo ngjarja por ata gazetaret i thoshin o edo ti je rock star mer lal,po per zotin terhoqi vemendjen e komplet mediave te huaja saqe nje gazetar legen serb i nxorri ate foton e nxehte nudo..ky serbi i mutit ja nxorri per te na diskredituar ne shqiptareve dhe per te na lene jashte gardhit te evopes po do ti qe per fatin edit dhe te komplet shqiptareve na e shikon anxhela kete foton dhe na i thote edit: leni ata gazetaret te merren me ata ‘urtesite’qe ke lidh koke me koke(e kish fjalen per kleriket tane.. po kjo eshte nje histori tjeter..)
me pak fjale anxhela e terhoqi edin ne halen me te afert per te filluar negociatat per BE qe kaq shume enderrojme ne shqiptaret..,ajo donte ta verifikonte vete personalisht nese ‘gjymtyret’ e edit ishin origjinale apo ndonje fotomontazh..e mer cuna…qe kur doli ajo genjeshtra e grekeve nuk na kane me besim BE ne ballkanasve,me pak llafe vete edi deklaroi qe raundi i pare shkoi mire dhe edi beri te pamunduren per kombin tone por anxhela u tregua e pavendosur dhe i tha se heren tjeter do ti hypi avionit pa lajmeruar fare per ta pare nga afer nese ky i joni do te ishte ashtu sikurse u prezantua apo donte ‘detyra’te reja…oooo u lodha…me pane syte shum gjera ne ate mitingun e sotem por gazetaret dhe komplet mediat e huaja ishin te zena pra prive mbas ketyne ‘burrshtetasve’…ju falenderoj per vemendjen qe me kushtuat dhe mos harroni qe ne ‘sulmin’ e radhes te solidarizoheni me perendimin…heheee ‘go west’!!!!(e thote edhe tfg heheee!!)
Ashtu posi!