Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria do të paguajë borxhin

12 Janar 2015, 15:28Sociale TEMA

Skandali i Sigurimeve Shoqërore ku shumë institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet për punonjësit ka hapur debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë.

Top Channel ka mësuar se një nga rrugët që Qeveria po merr në konsideratë është ajo e klasifikimit të borxhit 100 milionë dollarë si detyrim i prapambetur për t’ja bashkangjitur borxheve të tjera që po shlyhen përmes një plani trevjeçar.

Kur erdhi në pushtet qeveria e majtë u angazhua për të paguar të gjitha borxhet e fsheura të shtetit. Pas verifikimit paraprak u deklarua se në total shuma e detyrimeve të fshehura që kishte krijuar Qeveria e mëparshme ishte 72.6 miliardë lekë ose 5.2 për qind e Prodhimit Kombëtar. Këto ishin detyrime në formën e punëve publike të papaguara, kontratave për furnizime mallrash, taksa të mbipaguara dhe pagesa shpronësimesh apo vendime gjykatash.

Menjëherë më pas Qeveria hartoi një plan trevjeçar për shlyerjen e tyre përmes buxhetit, duke marrë rreth 700 milionë dollarë hua nga FMN dhe Banka botërore. Burime konfidenciale nga ministria e financave thonë për Top Channel, se edhe borxhi prej 100 milionë dollarë i sigurimeve të papaguara, do të shuhet në këtë mënyrë, pasi të jetë kryer verifikimi i saktë i tyre, sepse nuk përjashtohet që mund të ketë edhe pasaktësi në rakordimin e të dhënave mes tatimeve apo ISSH-së.

Sipas tyre, këto detyrime do të paguhen pa patur nevojë për të marrë borxh të ri shtesë, pasi shuma prej 72.6 miliardë lekë që u deklarua në fillim ka qenë e mbivlerësuar. Në disa zëra si tatim fitimi apo të tjera, pas mbylljes së bilanceve, borxhi i buxhetit ndaj privatëve ka rezultuar më i ulët nga sa ishte vlerësuar fillimisht.

Shifra reale e borxhit të fshehtë shtetëror ka qenë një objekt i nxehtë debati politik mes qeverisë së majtë dhe demokratëve. Këta të fundit pretendojnë se shifra është shumë më e ulët nga sa u deklarua dhe Qeveria e rriti qëllimisht.

Por përtej sherrit politik dhe faktit Qeveria nuk do të ketë nevojë të rrisë më shumë borxhin, mospagimi i kontributeve është një skandal jo i vogël, i cili hedh përgjegjësi të forta mbi institucionet që e kanë toleruar veçanërisht tatimet dhe ISSH. Madje, jo vetëm për institucionet publike, por edhe për kompanitë private.

28 komente në “Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria do të paguajë borxhin”

  1. daku says:

    Qeveria eshte shume konfuze per kete gje.

    Ne rradhe te pare ti saktsoje gjerat dhe pastaj te dali ne publike

    me keto deklarata. Se ne permbajtje eshte e frikshme dhe e patolerueshme

    qe fondet e strukturave shteterore nuk jane paguar.

    Nese sjane paguar, ku kane vajtur?

    Jane kaluar neper zera te tjere qe mund te kene qene emergjente?

    Nese po, me cfare aprovimi eshte tjetersuar ky kalim fondesh?

    Nese nuk jane kaluar ne zera te tjere dhe nuk figurojne te hedhura,

    ku kane vajt? Se me menyren se si kryeministri e shprehu, i bie qe

    eshte bere krim financiar i permasave te frikshme, disa here me i madh

    se vjedhja e Bankes se Shqiperise.

    I bie qe qeveria te fusi jo nje person ne burg, por me mijera.

    Kjo eshte skandal i permasave te frikshme. Po fillojne njerezit

    te mendojne se rrumpalla vazhdon akoma.

    1. Lefter says:

      Bobo sa e tmerrshme, ne fund po ne do i paguajme ne fshataret e shkrete

      http://bit.do/Skandal-ne-Qeveri

      1. Pilo Lala says:

        Problemi eshte shume me i thjeshte. Nuk ka hajdute, as kriminele, por punonjesve vetem ju kane dhene rrogen, dhe nuk kane paguar sigurimet shoqerore. Pra Shteti nu ka dredhur Sigurimet Shoqerore.
        Per momentin, ne vend qe te kete Qeveria 400 Miljon Dollare borxh, do kete 500 Miljon.
        Qeveria e Berishes ka lene pa paguar dritat, detyrimet e NATO.
        Keto detyrime nuk jane vjedhur.
        Ka edhe me keq. Shyqyr qe iku ne 2013, se po te kishte qendruar edhe 2-3 vjet, do na kishte shitur cdo gje tek Qeveria Kineze, dhe do punonim per Kinezet.
        Megjityhate denoncimi ne Prokurori duhet bere, qe te mbaje pergjegjesi Penale ish-Ministri Financave.

    2. Tironci says:

      Dy gjera ka ketu,
      1.Nese qeveria kaluar ka lene te ndodhi kjo duhet te kete fajtor dhe te denuar.
      2.Qeveria aktuale po luan bllofin për te mbuluar zullumet e veta.
      Me pak fjale keto pseudo pusht.etar tallen me leket e popullit,se ti kishin te vetat sdo guxonin te flisnin sikur ska ndodhur asgje.
      Nje fjale goje.100 mil.

  2. une says:

    2 jane perfundimet qe mund te konsideroje nje person ne kete artikull;
    1. Duhet te dalin personat qe kane pergjegjesi perpara drejtesise,
    2. Nqs nuk ka pergjegjes per cfare ka ndodhur atehere kontributet shoqerore jane derdhur realisht po kesaj partise se re i duhen ca leke.

  3. anonim says:

    Mire qe skane vjedhur energji, se per leke nuk te fut kush njeri ne burg ne kete vend! Hajde rrumpalle qeveri hajde! Ketu dallohet standarti idiot qe ndjekin.

  4. shpresa says:

    Qe barren ta mbaje qeveria , mire do te ishte ta paguante nga xhepat e qeveritareve e mos te thote qe po mban barren e fajeve te veta, mjaft me me fajin e te gjitheve e te askujt. Kush e ka fajin te mbaje pergjegjesi deri ne nje e ti konfiskohen te gjitha se nuk e ka bere punen si duhet por me siguri ka perfituar. Nuk eshte aq kollaj kjo pune qe na shitet si gabime qe kalohen lehte se ka kush I mban ne kurriz. Shtet I kalbur qe ne lindje.

  5. ME SERIOZ JU LUTEM says:

    n.q.s kjo ngjarje eshte e vertete eshte ngjarja me e rende financiare ne shqiperi (kalon dhe Fullanin dhe Vefen).

    degjyam dy tellalle.
    1- Erioni qe dallohet per dalje spektakolare.
    2- Flori qe eshte me serioz por i ndikuar fort na Sali KAFSHA.

    athere po te jete keshtu dikush (me shume se nje person) ka pergjegjesi direkte, sepse procedurat e shtetit jame vertet sic tha Mima (por shpesh kemi pare sec ndodh me urdhera te Saliut).

    Sidoqofte qeveria nuk mund ta kaloje duke njohur borxhin. duhete te coje direkt ne prokurori pergjegjesit (qe pa me te voglin dyshim duhen futur brenda dhe tu hidhet celesi).

    nese ka qene nje dalje spektakolare e Erionit, dhe ky, jo vetem duhet larguar menjehere por duhet te cohet ne prokurori. (nje deklarate e tille nuk mund te kalohet kollaj).

  6. Creasy says:

    Ore mire qe sjane paguar po ku kane shkuar se une qe jam buxhetor skam akses tek taksat qe me mbahen … dhe aq me teper a ka ndonjeri pergjegjesi penale per kete pasi me sa di une kush firmos e ka rrogen me te madhe edhe per kete arsye

  7. anonim123 says:

    Qeveria me leket e veta dhe jo te popullit!

  8. Arben says:

    MUHABETE OJQ-SH.

    O ZOT O ZOT SA POSHTE PASKEMI RENE.

  9. akrepi says:

    Llapaqenet thone se borxhi ishte me ivogel se 700 milion dollar dh e po dalin miliona te tjera borxhe qe duhet te paguajne taksapaguesit shqiptare. Kjo qeveri vec pagimit te borxheve te lena nga qeveria e sales nuk dote nxjere pergjeqesit e kesaj gjendje dhe te denoj shkaktaret si eshte e mundur istitucione shteterore qe kane marre rrogat nga taksa paguesit dhe nuk kryejne detyrat per te cilat jane paguar dhe nuk ju hyn gjemb ne kembe.

  10. Arben says:

    MUHABETE OJQ-SH.

    O ZOT O ZOT, SA POSHTE PASKEMI RENE.

  11. anonim1234 says:

    Qeveria me leket e veta dhe jo te popullit!

  12. ELTONI USA says:

    Kjo qe thote Veliaj eshte e pabesueshme,parate e popullit ku do te shkojne ne xhepat e qeveritareve kjo eshte nje vjedhje tjeter alla Erjon Veliaj plus Edi Rama.E kan bere kete popull te flase me veten ,Ripjellje Rama meta.

  13. Vini says:

    Sa injorante qe jeni … Asnje si ka vjedh .fond per sigurimet keto institucione skane marre nga thesari asnjehre me arsyetimin jo skemi jo do ti paguajme me vone .vjedhja eshte kur vjen fondi e nuk shkon ne destinacion … Kjo praktike sesht vetem model

  14. kris says:

    puna jone pune muti,
    pune te mire ka hajduti

  15. A says:

    Kemi 25-se vjet qe partite politike si PD + LSI + PS dhe qeverite e tyre nuk administrojne, nuk menaxhojne, nuk drejtojne shtetin dhe popullin shqiptar por vetem e vjedhin, e grabisin, e shperdorojne nga ana ekonomike dhe financiare. Nen efektin e teorise se shockut dhe ekonomise zero u shkaterruan te gjitha kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet prodhuese dhe kllasa punetore me inteligjencen administrative u hodhen ne rruge dhe sot e gjithe kohen jane shumica pa pune.
    Kete e kemi peshqesh nga disa tipa qe fatkeqeisht jane jashteqitja e popullit si SALI BERISHA, FATOS NANO dhe ILIR META me kompani. Kurse EDI RAMA duhet te analizohet apo punon dhe akemi rezultate konkrete ne drejtim te permiresimit te ekonomise, financave dhe gjendjes sociale te pergjithshme te popullit shqiptar.
    U bene 25- vjet qe ndigjojme vetem skandale, po marrim vetem keto qe na dolen mbas dates 23 QERSHOR 2013.
    700 MIJELION USD per pune te papaguara dhe borxhe, vjedhja e BANKES se SHQIPERISE, tani dalin mbi 100 MIJELION USD te tjera qe Institucionet Shteterore dhe Qeveritare nuk kane PAGUAR kontributet e pensioneve.
    Prandaj i them EDI RAMES, SHKELQIM CANIT shtrengoni rripat, analizoni realisht situaten sepse populli shqiptar ose me mire NJEMIJELION VOTAT qe ju dhame nuk jua dhame qe me i bere freskt POZITES se DJESHME ose OPOZITES se sotme.
    Gjithashtu personat pergjegjes te DERGOHEN atje ku duhet perpara ligjit dhe ti jepet DENIMI MAKSIMAL LIGJOR dhe duke ju SEKUESTRUAR edhe PASURITE. Pergjegjesi te plote per kete gjendje mbajne, SALI BERISHA, RIDVAN BODE, JOZEFINA COBA-TOPALLI, ILIR META, te gjithe ministrat qe nuk bere detyrat si duhet, por nuk duhet harruar edhe ARDIAN FULLHAJNI. Por pergjegjesi kane DREJTUESIT e INSTITUCIONEVE qe kishin me marre fondet e duhura si p.sh. Institucioni i Sigurimeve Shoqerore qe nuk kane lajmeruar dhe informuar ne menyre te shpejte, te sakte, te qarte QEVERINE e RE me EDI RAMEN dhe SHKELQIM CANIN.
    Qofsha i gabuar si EDI RAMA dhe QEVERIA e TIJ nuk jane pozita pune, sepse komplet keto humbje te medhaja kerkon t’ja faturoje taksapaguesit shqiptar dhe jo te vendosi pikat mbi i.
    Sepse po e shikojme perdite rritje cmimesh, akcizash, tarifash, taksash.
    Me hapur po del nje vjedhje gjigande tjeter si cmimi mos uljes se karburanteve, kur 1(NJE) LITER KARBURANT, NAFTE blihet, importohet me maksimumi 390 lek te vjetra.
    Gjithashtu kerkohet edhe vjedhja ndermjet cmimeve duke e rritur cmimin ne lidhje me ujin e pijshem qe vjen ndermjet ujsjellsave. Kur Shqiperia eshte vendi i 2-te ne Evrope, pas Norvegjise. Te shikohet sa eshte cmimi i ujit te pijshem ne NORVEGJI dhe sa PERQIND ze ky ze ne ardhurat mujore te nje individi ose familje norvegjeze.
    DERI TANI NUK KEMI GJE NE VIJE dhe JEMI PERPARA ZGJEDHJEVE LOKALE. Tung.

  16. Gerti says:

    Qe parate nuk jane paguar eshte icik e dyshimte. Se shteti nuk con senduke me leke nga njera arke ne tjetren, por sa here qe te jep rrogen shenon qe ka dhe nje “debit” ndaj teje ne te ardhmen. Dhe kaq, nuk ka asgje me shume. Shteti merr persiper nje borxh qe do paguhet ne te ardhmen nga tatimet e ardhshme.

    Kshuqe Erioni duhet te shpjegoje me qarte se cfare nenkupton me “mospagim” detyrimesh! Nese kane punuar ne te zeze, ne nje menyre ose tjetren, faji eshte sa i shtetit dhe individeve qe kane dashur te perfitojne. Po ne ate rast shteti nuk u ka asnje detyrim borxhi ne ardhmen.

    Ndryshe kjo duket icik si lajm tellallesh.

  17. Go west says:

    Eshte skandaloze qe nje bandite lihet te vazhdoje te drejtoje ISSH, te cilen e ka shnderruar ne nje piramide te vjedhjes,shperdorimit e te qokave per klanin rreth saj. Ne kete institucion lesh e li nuk njeh qeni te zotin, sorollaten hallexhinjte deri sa u plas buza dhe askerkush nuk do t’ja dije per te sistemuar e informatizuar arkivat. Deri kur?

  18. Socialisti bythpambuk says:

    Nese eshte e vertete , atehere ka fajtore dhe duhen denuar ,nqs nuk denohen atehere eshte mashtrim i Edi Rames dhe i ministrit Erjon .

  19. stela says:

    Rendesi ka qe parakaluan ato trapat e fese ne Paris, po ska gje se paguajne dy here taksapaguesit shqiptar, sigurimet e nenpunesve shteteror.

  20. Gezimi says:

    Qeveria nuk duhet te paguaj ate qe nuk e ka shkaktuar! Shkaktari ka emer dhe mbiemer. Keshtu sic veprohet ketu, mbrohen hajdutet dhe te korruptuarit. Eshte plotesisht e padrejte!

  21. ago says:

    Vjedhja e Bankes se Shqiperise nuk eshte problem se ne bixhoz shkuan parate,vidhen parate e rruges se Kombit nuk ka pergjegjes, deshton privatizimi ish- CEZ-it, nuk ka pergjegjes,deshton privatizimi ARMO-s, perseri nuk ka pergjegjes dhe mund te radhitesh shume deshtime dhe e vjedhje qe i jane bere pasurise se popullit dhe asnje pergjegjesi ligjore. Te gjithe flasin, te gjithe heshtin
    Po per vjedhjen e parave sigurimeve shoqerore qe denoncimi mbushi faqet e shypit te shkruar dhe pushtoj emisionet e lajmeve, kush pergjigjet?
    Lutemi a ka pergjegjes per kete vjedhje te specializuar?
    A kane pergjegjesi ligjore shefat e financave dhe drejtuesit e institucioneve, apo dhe kjo do te cilesohet si vjedhja e Bankes?

  22. mallakastrioti says:

    100 milione $ zhduken pa gjurme sikur te ishin 100 milione gjethe fiku dhe askush nuk merr pergjegjesi.
    Si eshte e mundur qe askush nuk futet ne burg?
    Shqiperi te kam dhjere ste kuptova njehere!

  23. funerali says:

    parate per sigurimet shoqerore te punonjesve buxhetore nuk jane paguar, sepse po e njejta shume eshte devijuar me qellim per tu vjedhur, ndare ne disa investime ireale.
    si do e gjeni vjedhjen? kontrolloni faturat e pagesave dhe investimin konkret. cfare do zbuloni. fatura ka por te pa konkretizuara.
    ja vlen te pagoni dhjete njerez te sakte per gjashte muaj dhe do gjeni hajdutet e 100 miljon eurove.
    edi rama bjeru qenve. te kane rene ne dore plackitesit e ketij populli disa here, cfare pret.

  24. sherifi says:

    Ketu nuk behet fjale per vjedhje qe keto fonde ti kete perfituar dikush ne xhepin e tij,por behet fjale per mos pagim te sigurimeve shoqerore te nje mase te madhe njerezish,dhe kjo mase njerezish rendohet automatikisht, tani problemi eshte qe kto fonde kane nderruar destinacion,ku kane shkuar dhe kush ka firmosur per nderrimin e destinacionit te ketyre fondeve,kjo eshte detyra e prokurorise qe urdheruesin ta veri perball ligjit,kushdo qe ishte dhe eshte,nje apo me shume persona.

  25. moisiu says:

    Duhet te pergjigjen personat pergjegjes per kete masaker qe kane bere me leket e popullit,Edi i bie shkurt ,i paguan qeveria,po te tuat i ke leket o Edi Rama ? Me 100 ml u shiten 4 hidrocentrale ,Edi thote do i paguaj qeveria,sa frike e paske Sali Berishen mor cun Tirone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje