Shkencëtarët: Ja pse Toka do të bëhet e pabanueshme!

16 Janar 2015, 14:16Lifestyle TEMA
Shkencëtarët: Ja pse Toka do të bëhet e pabanueshme!

Njerëzit po dëmtojnë pa fre sistemet ku mbështetet jeta jonë në 10.000 vitet e fundit, duke degraduar, tokën dhe ujërat e ëmbla, emetimin e gazrave në atmosferë dhe duke përdorur në masë të madhe kimikatet buqësore në mjedis, thotë studimi i ri.

Dy studime të mëdha nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve kanë piketuar faktorët kyç, që sigurojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, duke dalë në rezultate të zymta.
Nga nëntë proceset që mbështesin dhe sigurojnë vazhimësinë e jetës në Tokë, katër prej tyre i kanë tejkaluar nivelet e sigurisë. Këtu përfshihen ndryshimet klimaterike si pasojë e ndërhyrjeve të njeriut në system, humbja e integritetit të biosferës, ndryshimi i sistemit të tokës dhe niveli i lartë i fosforit dhe i azotit që rrjedh në oqeane për shkak të riciklimit të plehrave.

Hulumtuesit kaluan pesë vjet duke identifikuar këto komponentë thelbësore, që e bëjnë një planet të përshtatshëm për jetën e njeriut, duke përdorur gjendjen mesatare afatgjatë të çdo matjeje për të siguruar një bazë për analizat.
Studiuesit zbuluan se ndryshimet e 60 viteve të fundit kanë qenë të pashembullta, duke i krahasuar me 10.000 vitet e mëparshme, një periudhë në të cilën bota ka pasur një klimë relativisht të qëndrueshme dhe qytetërimi njerëzor ka përparuar në mënyrë të konsiderueshme.

Nivelet e dioksidit të karbonit, janë në nivelet më të larta historike, ndërsa humbja e integritetit biosferës po rezulton në zhdukjen e specieve 100 herë më shpejt sesa normat e mëparshme./j.h

 

6 komente në “Shkencëtarët: Ja pse Toka do të bëhet e pabanueshme!”

  1. Eraldi says:

    Asgje nuk mund qe te parashikohet per 3000-vitet e ardheshme, te cilat jane si nje sekond ne ekzistencen e Tokes dhe Universit. Keta lloj shkencetaresh thjesht justifikojne fonde te cilat u jepen pa hesap, per te bere parashikime dhe per te dale ne konkluzione te cilat mund te jene dhe jane te gabuara, ne nje sistem ekologjik si ai i Planetit Toke. Se kush i ben keto gjera dhe per c’fare arsye kjo nuk dihet. Me kujtohet vrima e Ozonit, ngrohja globale, El Nino, Lopa e cmendur dhe gjeli apo pula me grip. Kjo per mua eshte pjese e nje loje manipulative per masat e cila i ka dhe do ti kete rrenjet thelle, shume thelle per qellime dhe interesa te panjohura. Planeti yne ka vend per te gjithe ne hapesiren e tij dhe natyra kompenson gjithmone. Edhe neqofte se Toka behet e pabanueshme, do te lindi opsioni i udhetimit dhe emigrimit ne Mars apo ne nje planet tjeter, kjo neqoftese njerezimi nuk zhduk vetveten se pari, me armet berthamore qe disponon ne arsenalin luftarak.

    1. Lulo Pashai says:

      Qe njerezimi po I ben gropen vetes, …. kjo nuk do shume mend e kalem o biri xha Jahos!
      Nuk e di une ziu a do jem gjalle apo jo, por jo me larg se 50 vite qe sot do ndodhin gjera te cudishme:
      1. Njerezit do kene nje cante shpine me nje aspirato oksigjeni sepse ajri do varferohet e do rritet % e ndotjes.
      2. Do riciklojme mbeturina ne cdo shtepi apo pallat. S’dime se ku do bejme kaken se do kete taksa te larte per te.
      3. S’do kete me lindje natyrale, por klonim te individeve cilesore supeirore, ose dicka e ngjashme le te themi selective breeding.
      4. Kapitalizmit do ti vije fundi, jo nga proletariat, por do sundoje sistemi I ri qe do quhet “kinezezim”.
      5. Familja nuk do kete me kuptim, por thjesht jete kolektive si qenie pa moral.
      Etjra si keto.

  2. akrepi says:

    Me parashikime te tilla qe synojne te informojne opinionin publik boteror zor se arrijme atje ku duhet duke pasur parasysh qe jo gjithcka varet nga vete ai. Do te ishte me e udhes qe pergjegjesit kryesore te nxisin me projekte reale afatgjate dhe te detajuara mire te cilat promovojne ate iniciative kryesore qe ben te mundur vazhdimin e jetes ne planetin qe e quajme shtepine tone te perbashket. Ndotja atmosferike nuk besoj se vjen nga tymi i oxhaqeve te shtepive por nga shkarkimi ne atmosfere i gazrave qe lancojne industrite e medha pa patur asnje lloj mbikqyrje minimalisht estetike e jo me te kontrolluar nga organizmat kompetente.
    Nje ndergjegjesim me i madh nga te gjithe do te bente te mundur qe e gjithe kjo nisme globale te ishte me efektive si dhe me pjesmarrjen e te gjithe aktoreve qe jane pjese e ketij sistemi.
    Brezat e ardhshem do te na gjykojne per nje neglizhim nga ana jone per kete qe po ndodh para syve tane dhe qe mesa duket do te kete pasoja te pariparueshme.
    Aktoret dhe faktoret qe ndikojne dhe qe kane mundesine te perpiqen per ta pare si primare detyren e shenjte te krijimit te kushteve me te mira mjedisore nuk duhet te presin deri sa keto pasoja me te vertete te pakthyesme te behen rrezik real per zhdukjen e jetes ne kete planet.

  3. Senti says:

    Natyra vazhdon edhe pa njeriun, njeriu nuk ben dot pa natyren.
    Gjithesesi jemi shume te vegjel ne njerezit per te modifikuar rrenjesisht natyren.

  4. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    C’na duhen shkencetaret kur kemi eraldet! Kete sikur ta kishte shkruar ajo enter o njeri; ajo i meshon teorive konspirative! C’ne ti?

    1. Eraldi says:

      Kjo bote dhe ky univers, eshte shume i madh per mendje dhe qenie te vogla. Nuk na lejohet qe te mendojme ndryshe, sepse gjerat jane aty ku jane per ata qe kane sy qe ti shikojne dhe mendje qe ti kuptojne, ne ate milisekonden e ekzistences sone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje