SPECIALE/ Hapi i madh djathtas

16 Janar 2015, 18:23Rajoni TEMA
SPECIALE/ Hapi i madh djathtas

Poshtë shpateve të gjelbra të malit të Parnasit në Greqinë qendrore, qyteza e vogël e Distomos është përplot me njerëz, gjë që është e pazakontë. Vizitorët kanë ardhur për të përkujtuar 70 vjetorin e masakrës së Distomos, një nga krimet më famëkeqe naziste në këtë vend, në të cilën më shumë se 200 civilë u ekzekutuan.

Në një kodër ku gjendet një memorial për viktimat, nxënës të shkollave të mesme nga Greqia dhe Gjermania shfaqin “Fëmijët e Luftës”, një skenë teatrale për paqen. Fotografi në trupave naziste mbi Akropolin e Athinës dhe fotografi më të reja të fëmijëve të vrarë të Sirisë projektohen në sfond. Të pranishmit shhikojnë në heshtje të plotë.

Por në kafenetë e qytezës, atmosfera është normalisht më e zhurmshme dhe më e politizuar. Herët a vonë, emri i Maria Sideri-Tsamit përmendet.

Tri anëtarë të familjes Sideri-Tsami u vranë në masakrën e Distomos. Megjithatë 23 vjeçarja qe kandidate në zgjedhjet vendore të majit të vitit të kaluar, për Agimin e Artë, partinë gjerësisht të cilësuar si neo-Naziste që është  ngritur në skenën politike të Greqisë gjatë viteve të fundit.

Sideri-Tsami ka deklaruar se qe rezistenca e partizanëve komunistë shkaku i masakrës, duke thënë se ata i provokuan nazistët duke organizuar një pritë. “Ata e dinin se gjermanët mund të ktheheshin në fshat për të vrarë njerëz nëse sulmoheshin,” tha ajo në një intervistë me një bloger vendës i cili e filmoi atë te memoriali.

Përqafimi i të djathtës ekstreme nga Sideri-Tsami mund të duket e jashtëzakonshme. Por edhe njerëz me paraardhës të vrarë nga Nazizmi apo me tradita familjare të së majtës të farkëtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore janë bashkuar me Agimin e Artë, parti që ka shfrytëzuar zemërimin ndaj krizës së thellë ekonomike të Greqisë dhe zhgënjimin me partitë politike tradicionale.

Në fushatën zgjedhore, Agimi i Artë me krenari shfaqi videon e intervistës së Sideri-Tsamit në faqen e vet të internetit. Por deklarata e saj u prit me më pak entuziazëm në qytezë.

“Është e turpshme,” thotë 84 vjeçarja Maria Sechremeli, një kushërirë e largët e Sideri-Tsami.

Sechremeli i mbijetoi masakrës duke u fshehur nën trupin e një fqinji të ekzekutuar.

“Komunistët nuk vranë Distomot, komunistët kishin dalë të luftonin armikun,” thotë ajo.

Shenja e një plumb i marrë nga masakra gjendet ende në këmbën e Sechremelit. Çdo vit, ajo fillon të mos ndjehet mirë dy ditë para përkujtimores.

Në përkujtimoren e këtij viti, ajo ka marrë dy aspirina që në drekë për të ulur presionin e gjakut.

E ulur në tavolinën e dhomës së ndenjes, Sechremeli thotë se ajo nuk pëlqente të fliste për masakrën me nipërit e saj, duke mos pasur dëshirë që t’i trondiste apo që të mbante gjallë urrejtjen prej asaj epoke. Por ajo ndryshoi mendim pasi u alarmua nga ngritja e Agimit të Artë.

“A duan ata më të mirën për Greqinë? Duke vrarë njerëz? Duke bërë të gjithë ato gjëra të shëmtuara apo duke kërcënuar në televizor?” thotë ajo për këtë parti. “Ti e kupton vetë se çfarë lloj njerëzish janë atje.”

Pas shumë dekadash në periferi të skenës politike, Agimi i Artë tërhoqi vëmendje shumë më të gjerë në vitin 2010 me axhendën e vet nacionaliste, anti-emigrante dhe shpesh të dhunshme. Media dhe akademikët e kanë etiketuar partinë si neo-naziste apo fashiste por anëtarët e saj mohojnë çdo lloj lidhjeje me Nacional Socializmin.

“Për mua, është e gabuar të mbash qëndrim ideologjik për shkak të asaj se çfarë ka ndodhur në të shkuarën,” – thotë anëtari i Agimit të Artë Nikos Kourakos.

Ngritja e partisë përkoi me një rritje të paprecedent të sulmeve racore kundër emigrantëve.

Kjo dhunë kaloi përgjithësisht e pandëshkuar për shumë vite deri sa një njeri me lidhje të ngushta me Agimin e Artë vrau reperin antifashist Pavlos Fyssas në një lagje të Athinës në shtator 2013. Vrasësi u arrestua dhe qeveria nisi një fushatë shtypjeje kundër kësaj partie.

Sot, gjashtë zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë udhëheqësin Nikos Michaloliakos, janë në burg në pritje të gjykimit për akuzat e drejtimit të një organizate kriminale. Gjyqi, të cilin partia e sheh si persekutim politik, pritet të fillojë më vonë këtë vit.

Pavarësisht gjyqit të pritshëm, skena politike e Greqisë ka qenë kaq e ngatërruar sa Sechremeli thotë se është e frikësuar se Agimi i Artë mund të marrë pushtetin dhe të ndezë një luftë të re civile.

Në zgjedhjet e fundit, ajo votoi për një parti të majtë, si gjithmonë.

Bashkëshorti i saj i ndarë nga jeta tashmë u bashkua me rezistencën guerilase të kohës së luftës për të çliruar Greqinë nga pushtimi gjerman. Ai përqafoi komunizmin në atë kohë dhe mbeti besnik ndaj komunizmit për të gjithë jetën.

Historia e kësaj familjeje është tipike për shumë njerëz në Greqi – traditat politike u themeluan në Luftën e Dytë Botërore dhe u ruajtën për shumë gjenerata më pas.

Vijat e gabuara ideologjike përballë plagëve të vjetra

Gjermania pushtoi Greqinë në prill 1941. Qindramijëra grekë humbën jetën përgjatë tri viteve që pasuan si rrjedhojë e luftimeve, shpërnguljeve drejt kampeve të përqendrimit, reprezaljeve gjermane dhe urisë.

Rezistenca u organizua nga grupime të ndryshme por komunistët qenë më të fuqishmit dhe u përhapën me shpejtësi në pothuajse të gjitha anët e Greqisë. Në anën tjetër, si në pjesën tjetër të Europës së pushtuar, shumë grekë bashkëpunuan me gjermanët, përfshirë simpatizantët e nazizmit dhe nacionalistët.

Pas luftës, të majtët dhe të djathtët filluan të përplasen për pushtet. Përleshja politike shpejt solli një luftë civile të përgjakshme e cila përfundoi më 1949 me disfatën e të majtëve.

Dimitris Psarras, një gazetar investigativ që ka gërmuar për të djathtën ekstreme të Greqisë që nga vitet 1980, ka gjetur shumë raste ku ideologjia anti-komuniste e bashkëpunëtorëve u kalua te fëmijët dhe nipërit e tyre.

Disa nga këto njerëz qenë mes udhëheqësve të juntës ushtarake që sundoi vendin nga viti 1967 deri më 1974 dhe disa janë në skenën politike aktuale me Agimin e Artë. Udhëheqësi i partisë Michaloliakos vjen nga një familje kolaboracionistësh.

Por një minoritet i vogël i anëtarëve të Agimit të Artë dhe votuesit e tyre kanë një të shkuar familjare shumë të ndryshme.

Pionieri

Giorgos Germenis ka kujtime shumë të ëmbla nga gjyshi nga ana e nënës, Panayotis Griziotis. Ai e mban mend atë si një “gjysh modern” i cili qe gjithmonë pranë gjeneratave të të rinjve.

Gjatë luftës Griziotis qe një udhëheqës gueriles komunist në Greqinë perëndimore. Kur vajza e tij qe dhjetë vjeç, ai e dërgonte atë për të marrë gazetën ilegale të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Ajo vetë u bë komuniste kur u rrit. Ajo lindi Germenis dhe e mbante fëmijën e vet të vogël në krahë ndërsa vendoste postera bashkë me shokët e partisë për manifestimin e përvitshëm të 1 majit në Athinë.

Djali i saj është tashmë një nga anëtarët më të njohur të parlamentit në Agimin e Artë dhe i pari drejtues i partisë që pranoi publikisht më 2012 se gjyshi i tij pati qenë një gueriles komunist.

Deklarata e tij shkaktoi një tronditje të madhe te të majtët, të cilët nuk mund të kuptonin se si dikush me tradita të tilla familjare mund të përfundojë në të djathtën ekstreme.

Germenis është aktualisht në burg në pritje të gjyqit bashkë me pjesën tjetër të udhëheqësisë së partisë. Për këtë artikull, ai dha përgjigje me shkrim të kaluara nga bashkëshortja e tij kur ajo vizitoi atë në burgun e sigurisë së lartë Korydallos në Athinë.

“Partia Komuniste është kthyer në një parti borgjeze. Pas kaq shumë vitesh në skenën politike ata janë bërë revolucionarë profesionistë,” thotë ai.

Sipas Germenis, njerëzit që dikur qenë komunistë apo socialistë janë mes mbështetësve më të zellshëm të Agimit të Artë.

“Ata ndjejnë se partitë që po mbështesnin përgjatë gjithë këtyre viteve i kanë tradhtuar!” deklaron ai.

Germenis u bashkua me radhët e Agimit të Artë herët në vitet 1990, kur fantazma e nacionalizmit po përndiqte gadishullin e Ballkanit. Prindërit e tij e morën vesh ndryshimin e tij ideologjik shumë më vonë.

Ai thotë se asnjë nga familja e tij nuk u përpoq që t’i ndryshonte mendje dhe as ai nuk i përpoq t’i ndryshonte mendjen atyre. Sipas Germenis, nëna e tij tashmë beson se Agimi i Artë është partia e vërtetë revolucionare.

“Në manifestimet tona ajo nuk pa xhelatët e zakonshëm partiakë apo drejtuesit e emëruar politikisht por njerëzit e lagjes së vet, punëtorët, ata që fitojnë bukën e gojës me punë dhe kjo gjë i la përshtypje,” thotë ai.

Një paradoks i dyfishtë

Njerëz të tillë të zakonshëm dhe përpjekjet e tyre kanë pasur ndikim të thellë mbi Tasos Papaioannou. Ai thotë se është tronditur nga rritja e numrit të vetëvrasjeve të lidhura me krizën ekonomike në rajonin e tij të lindjes në Korinth.

Papaioannou, i cili është në të 50-at, nuk pëlqen të quhet shofer taksie, përveç rastit kur ai po punon për klientë grekë. Për shumicën e ditës, ai është shofer i turistëve të huaj të pasur që vizitojnë Korinthin e Lashtë, rreth 80 kilometra në perëndim të Athinës.

Prindërit e tij emigruan në Australi kur ai qe dy vjeç dhe ai ende mban mend se sa e vështirë qe të ishe i huaj atje. Njëzet vjet më vonë ai u kthye në Greqi për pushime dhe vendosi të qëndrojë.

Papaioannou tashmë voton për Agimin e Artë. Vendimi i tij për të votuar për një parti shumë antiemigrante pavarësisht eksperiencës së tij përballë diskriminimit në Australi nuk është paradoksi i vetëm.

Gjyshi i tij, Giorgos, qe një gueriles komunist në rajonin e Korinthit gjatë luftës civile.

“Nuk e takova atë kurrë. Do të më pëlqente shumë ta njihja edhe pse mendimet e mija janë krejtësisht të ndryshme,” thotë ai në një tavernë pranë zonës arkeologjike të Korinthit Antik.

Kur filloi kriza ekonomike e Greqisë, Papaioannou mendoi: “Bum! Nacionalizëm! Le t’i ndryshojmë gjërat. Duhet një luftë civile.”

Armiqtë e tij? Emigrantët, politikanët e korruptuar që përvetësuan pasurinë e popullit, Fondi Monetar Ndërkombëtar madje edhe ata që kanë të njëjtat mendime të majta si gjyshi i tij.

Ai thotë se disa të djathtë ekstremistë në fshatra kanë arka me kallashnikovë të fshehura në shtëpitë e tyre. Thjeshtë për siguri.

 

 

Pak më në jug, Nikos Kourakos është zyrtar i lartë në zyrën e Agimit të Artë në qytetin e Kallamatës.

Gjyshi i tij luftoi gjermanët në rezistencën komunistë dhe u ekzekutua nga një anëtar i të famëkeqeve Batalione të Sigurisë që u krijuan nga qeveria kolaboracioniste e Greqisë.

Kourakos e sheh vendimin e gjyshit të tij për t’u bashkuar me komunistët si një akt patriotik dhe jo si një veprim prej të majti.

“Gjermanët qenë pushtues,” thotë ai. “Gjëja më e arsyeshme për të bërë qe që t’i luftoje.”

Ai nuk ndjen se vendimi i tij për t’u bashkuar me Agimin e Artë dhjetë vjet të shkuara fyen kujtimin e gjyshit të tij.

“Për mua, është e gabuar të marrësh një qëndrim ideologjik për shkak të asaj që ka ndodhur në të shkuarën,” thotë ai.

Një dramë familjare

Për disa familje, gjithsesi, vendimi i një fëmije për t’u ndarë nga vlerat e vjetra dhe për të mbështetur të djathtën ekstreme është një burim vuajtjesh të mëdha.

Giorgos Triantafyllou, një pensionist emri i të cilit është ndryshuar këtu me kërkesën e tij, jeton në një bashkësi të vogël ku nazistët ekzekutuan pothuajse gjysmën e popullsisë, përfshirë një nga të afërmit e tij, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Familja e tij ka një histori të gjatë te e majta, përfshirë luftëtarë të rezistencës gjatë pushtimit gjermanë, gueriles komunistë gjatë luftës civile dhe viktima të persekutimit politik gjatë sundimit të juntës së kolonelëve.

Vetë Triantafyllou qe një i majtë e paepur por filloi të shkëputej nga Marksizmi në vitet 1970 dhe u kthye te religjioni. Pas studimit të kujdesshëm të librave të shenjtë të shumë religjioneve, ai u bë Dëshmitar i Jehovait.

Ai dhe dashuria e fëmijërisë së tij rritën dy fëmijë sipas vlerave të tyre. Ata i mësuan atyre të duan, të jenë paqësorë dhe tolerantë.

Por pasi mbushi 18 vjeç, fëmija i tyre i madh hodhi poshtë besimet fetare të familjes dhe u bashkua me Agimin e Artë, duke garuar si kandidat për partinë në zgjedhjet vendore të viti të kaluar.

Triantafyllou zbuloi lajmin tronditës ndërsa ai po lundronte në internet. Ai u shkatërrua tërësisht dhe nuk ka folur me fëmijën e tij që nga ajo kohë.

Ai thotë se nuk mund të durojë të dëgjojë deklaratat që vijnë nga goja e fëmijës së tij.

“Unë u rrita në një vend përplot me të ve lufte dhe jetimë,” thotë ai.

Shqetësimi i tij vihet më shumë në dukje nga fakti që nazistët persekutuan dhe burgosën Dëshmitarët e Jehovait.

Agimi i Artë përballë bastioneve të kuqe

Triantafyllou vijon të vrasë mendjen se si ndodhi që vetë fëmija e tij hodhi poshtë historinë e familjes dhe u bashkua me Agimin e Artë. Edhe shumë ekspertë sondazhesh, analistë politikë dhe sociologë vrasin mendjen se si ndodhi që Agimi i Artë rezultoi kaq popullor nëpër zona që më herët qe dominuese Partia Komuniste.

Perama dhe Nikea, dy rajone të Athinës të konsideruara prej kohësh si “bastione të kuqe”, kanë shënuar rritje të shpejtë të mbështetjes për Agimin e Artë përgjatë viteve të fundit.

 

Vassiliki Georgiadou, profesor i asociuar në shkenca politike në universitetin Panteion të Athinës i cili ka kryer kërkime të gjera në këto lagje, thotë se varfëria e klasës punëtore dhe papunësia afatgjatë e zonës – e cila vërtitet në rreth 70 për qind – ka krijuar territor pjellor për Agimin e Artë.

Partia ka akuzuar aktivitetin politik të sindikatave të zonës për rënien e konkurrueshmërisë së kantiereve detare dhe humbjen e vendeve të punës. Agimi i Artë ka krijuar sindikatat e veta të rrepta dhe ka premtuar vende pune. Disa punëtorë kanë firmosur anëtarësimin.

Duke qenë aktive në terren në këto lagje, Agimi i Artë ia ka dalë të “bëhet i dukshëm dhe të arrijë një shkallë të caktuar ndikimi, veçanërisht mes të rinjve që janë rritur pa asnjë perspektivë,” thotë Georgiadou.

Të rinjtë e politizuar kanë përdorur grafitet për të kthyer muret e lagjes në fushëbeteja të ideologjive.

“Gjyshërit tanë qenë refugjatë, prindërit tanë qenë emigrantë dhe ne jemi racistë!” thotë një slogan i së majtës.

“Lironi të gjithë anëtarët e burgosur të Agimit të Artë!” thotë një tjetër, jo shumë larg burgut të Korydallos u gjendet aktualisht udhëheqësia e partisë.

Në një pjesë tjetër të Athinës, një grafit artistik me stampë ofron një koment ironik mbi të papriturat e historisë. Një burrë i moshuar po pi një cigare dhe vëren: “Unë i luftova fashistët në mënyrë që nipi im t’i kthejë ata pas.”

 

 

Beteja e Sheshit Lenin

Ajo që duket si një përplasje që nuk mbaron kurrë mes të majtës dhe të djathtës vijon edhe jashtë Greqisë – në një fshat hungarez, rreth 1 mijë kilometra larg Athinës.

Beloiannisz në Hungarinë qendrore u themelua nga guerilasit komunistë grekë që u arrasitën nga lufta civile në fund të viteve 1940. Ata e emërtuan bashkësinë e tyre sipas Nikos Beloyannis, një hero komunist grek.

Zisis Vlachopoulos, një ish kryeplak fshati, pati lindur në Greqi më 1942 dhe u soll në Beloiannisz nga prindërit e tij kur ai qe katër vjeç. Që nga rënia e komunizmit, thotë ai, ka patur shumë përpjekje për të fshirë historinë e fshatit.

Fshatit iu desh të ndryshojë emrin e shesit të vet kryesor, i cili mbante emrin e Leninit. Kryqet kanë zëvendësuar yjet e kuqe mbi varret e varrezës së fshatit.

“E çfarë do të bëjnë ata me yllin e kuq mbi shishet e Heineken?” thotë ai me shaka duke folur rrjedhshëm greqisht.

Tani, Krisztian Bene, 31 vjeç, anëtar i këshillit vendor për partinë e ekstremit të djathtë Jobbik, dëshiron të heqë pllakën përkujtimore në shesh që nderon ushtarët sovjetikë që çliruan Hungarinë nga Nazizmi. Bene propozon zëvendësimin e memorialit me një pllakat tjetër në përkujtim të Kryengritjes Anti-Sovjetike të Hungarisë më 1956.

Në shesh, Bene dhe shoku i tij Szotirisz Kariofilisz bisedojnë me një vizitor.

Kariofilisz pati lindur në fshat 32 vjet më parë me prindër grekë. Gjyshërit e tij qenë gueriles komunistë.

Ai është i papunë, i pasigurt për të ardhmen e tij dhe voton për Jobbik. Ai këmbëngul se partia nuk është ekstreme si Agimi i Artë në Greqi.

“Jobbik nuk dëshiron të vrasë romët dhe hebrenjtë, do vetëm që t’i asimilojë ata,” thotë ai.

Por ish-kryeplaku Vlachopoulos hedh poshtë sugjerimet e anëtarëve të Jobbik në fshat se të huajt janë fajtorë për problemet e Hungarisë së sotme.

“Sot problemi janë jevgjit, nesër do të jenë shqiptarët dhe pas kësaj do të vijë radha e grekëve,” thotë ai. “Mua nuk do të më bëjnë për budalla!”

Ai ndërpritet nga një telefonatë në celularin e tij. Zilja e celularit tingëllon e njohur. Zilja bie deri sa himni i guerilasve komunistë të Greqisë dëgjohet: “Me pushkën time në krah, nëpër fusha, në qytete dhe në fshatra, unë shtroj rrugën e lirisë…”

Babai i dashur

Pas në Greqi, Giorgos Triantafyllou bën një jetë të qetë. Ai kujdeset shumë për kopshtin e tij dhe herë pas here hyn në internet për të lexuar lajmet.

Ai dhe bashkëshortja e tij po mendojnë të mos hyjnë më në internet me qëllim që të shmangin artikujt e mundshëm mbi fëmijën e tyre të madh, i cili hodhi poshtë vlerat e familjes dhe u bashkua me Agimin e Artë. Ata duan të fikin atë që Triantafyllou e quan: “çelësi i trishtimit”.

Por ky zemërim zbutet pak para fundit të intervistës. Një ripajtim mund të jetë ende i mundshëm, thotë ai, nëse pasardhësi i tij pendohet tërësisht dhe i rikthehet jetës së virtytshme.

Ai reciton Alegorinë e Birit të Dorëlëshuar, njohur gjithashtu si Alegoria e Babait të Dashur.

“Djali iku në kërkim të pasurive të kota dhe të jetës plot mëkate, ai vuajti vështirësi por babai priti për të. Dhe pastaj djali u rikthye, babai e përqafoi atë. Kjo është çfarë do të bëj edhe unë,” thotë ai.

17 komente në “SPECIALE/ Hapi i madh djathtas”

  1. petrit zela says:

    Me sa duken bathet,re te zeza mendohet se mund te c’faqen ne -Greqin-
    klasike..Greket mos te ndjekin ngjyrat politike,se koha e ka vertetuar
    se ato jane destabilizuese per ballkanin ne teresi.Mos u ndikoni nga
    ekstremistat,se ata kane [trauma] psiqike ne tru…

    1. raimond vlonjati says:

      Greket jane populli me qelbesire ne planet , dhe natyrisht kombi me frikacak ne bote…

      Ku KANE GOJE te flasin greket per masakrat e nazisteve, kur nderkaq greket , pas asaj masakre naziste
      ben nje masaker te perbindeshme kunder popullsise came duke ju care barkun me bajonete grave shatzena ,
      per tju therur femijen ne bark.Duke therur njerezit brenda ne xhami ..etj etj krime te pebrindeshme qe greket ushtronin kunder popullsive shqitpare

      Keta jane rrace felliqsire more –Si ka mundesi qe ju ne ket gazete i beni reklame kesaj propagandes greke , se gjasme gjermanet kane bere krime kunder grekve ?

      Keto jane genjshtra, sepse greket nuk luftuan fare kunder nazisteve –Ata nuk bene asnje lloj rezistence kunder gjermaneve

      Vetem komunsitet bene pak rezistence –por ata ishin shume pake reth 9 mije veta gjithsej , dhe te pa-organizuar ..

      Ne fakt , sic thote edhe vete Curcilli, Komunsitet greke i bene shume rezistence anglezeve, se gjermaneve , kur anglezet kerkonin te pushtonin Athinen qe kishte rene ne duart e komunsiteve greke, PASI U LARGUAN GJERMANET

      Gjate ksaj lufte me anglezet , Curcili thote per greket :…Te kishin luftuar kaq shume sac luftojne kunder nesh, ne lufte kunder gjermaneve ….

      Pavaresisht se me vone Curcilli shkruan ne librat e tij propagandistike se “Greqia luftoi me heroizem kunder nazisteve “etj etj genjeshtra bajate, sepse greket nuk luftuan fare kunder nazisteve
      Ndaj edhe nuk u bene krime ne Greqi nga nazistet

      Greket bashkepunuan me nazistet , dhe ishin pikerisht populli grek qe ju dorezoi nazisteve 90 mije hebrej,
      sic thone Autoritetet hebreje ne librat e tyre per kohen e luftes se dyte boterore

      Keshtu qe jane te gjitha propagande e gnjeshtert e grekeve kjo qe thuhet kunder nazisteve,
      deh ju ketu beni shume gabim qe e perdorni gazeten si borije per te amplifikuar genjeshtrat bajate te grekeve
      te cilet
      sic thoshte Lord Bayron :…Gjithe jeta e grekut eshte Nje lufte kunder te vertetes

      1. me thene te drejten says:

        O Rajmond,e dhive fare muhabetin!
        Natyrisht qe edhe greket e luftuan nazizmin (majtistet me shume),po ashtu natyrisht qe pati greke kolaboracioniste!Ata 200 te vraret ne Dhistomo u masakruan nga nazistet ashtu si shqiptaret ne Borove! Edhe atje ka BAJGA qe thone se fajin e kishin partizanet qe “ngacmuan” gjermanet ashtu si edhe ketu ka FUNDERRINA qe thone se fajin e kishin partizanet qe “ngacmuan” gjermanet!
        Ky eshte nje shkrim qe kerkon te paraqese perqasjet e realitetit grek me ate shqiptar! Ne fakt ka disa ndryshime :
        -E para,ne Shqiperi luften antifashiste bene vetem majtistet (komunistet) dhe me ta u bashkuan ne nje front dhe shume patriote nacionaliste,ndersa djathtistet e organizuar politikisht ne Shqiperi u bene thjesht kolaboracioniste dhe nuk hodhen asnje pushke kunder pushtuesve.Ndersa ne Greqi vertet majtistet e luftuan fashizmin dhe ishin me te organizuarit,por pati edhe organizata te djathta qe luftuan gjithashtu fashizmin,po ashtu te organizuara (pavaresisht se nje pjese e tyre u bene kolaboracioniste).
        -E dyta,ne mbarim te luftes ne Shqiperi,Fronti i udhehequr nga majtistet ishte i vetmi faktor ushtarak dhe politik ne vend dhe nuk kishte askend perballe ushtarakisht dhe politikisht me te cilet te mund te kishte konflikt per pushtet,pasi djathtistet ishin te damkosur si kolaboracioniste,madje ishin larguar nga atdheu bashke me nazistet.Ndaj pushteti u mor lehtesisht dhe me mbeshtetje te gjere popullore nga komunistet.Ndersa ne Greqi vertet majtistet ishin force e madhe politike dhe ushtarake pas luftes,por edhe djathtistet ishin po ashtu faktor politik dhe ushtarak me ndikim ne popull,pasi dhe ata kishin luftuar pushtuesin.Keshtuqe pas luftes te dy keto grupime paten konflikt per pushtet (lufte civile),ku e djathta me ndihmen anglo-amerikane arriti te fitoje.
        -E treta ne Greqi ka patur dhe ka levizje djathtisto-fashiste qe gjate luftes e me pas.Madje monarko-fashistet erdhen ne pushtet ne 1967 deri ne 1974 (junta ushtarake e koloneleve).Pra ka nje fare tradite te ekstremit te djathte.Ndersa ne Shqiperi djathtisto-fashistet e diskretituan veten qe gjate luftes si kolaboracioniste dhe nuk e ngriten kurre koken.Ndaj nuk ka levizje te ekstermit te djathte ne Shqiperi (kush perafron AKZ me dicka te tille eshte thjesht qesharak).
        Sidoqofte kurre mos thuaj kurre! Idiote ka plot edhe ne Shqiperi ?

        1. Dhermiu says:

          A keni lexuar per Batalionet e Sigurimit ne Greqine e pushtuar? Rreth 30’000 ish-ushtare e oficere grek u vune ne sherbim te plote te gjermaneve. Te urdheruar nga kominterni bolshevik rus sovjetik me qender ne Moske, komunistet e Greqise, ashtu si edhe ato ne Shqiperi dhe Jugosllavi, filluan te ngacmojne dhe sulmojne ushtaret italiane dhe gjermane ne vendet e tyre. Ato sulmonin jo per te mbrojtur popujt perkates por per t’i sherbyer bolshevizmit rus sovjetik dhe per te vendosur diktaturen komuniste pas mbarimit te luftes.
          Per sa i perket ngjares ne Borove me 6 Korrik 1943: partizanet komuniste shqiptare jane fajtoret e qellimshem te asaj masakre. Ato nuk duhej te shtinin ca pushke ne pusi, te fshehur, prapashpine ndaj ushtareve gjermane qe vinin nga Serbia dhe po shkonin ne Greqi. Pasi shtine ca pushke si minj pusie, iken e ia mbathen si kusare e hajdute. Nese ishin partizane qe mbronin popullin, nese ishin ushtarake me disipline, nese kishin plane ushtarake profesiuoniste, ato duhej te vdisinin duke luftuar balle per balle duke mbrojtur fshatin dhe fshtaret e Boroves. Kolona e makinave me ushtare gjermane ishte kalimtare, nuk e kishte pushtuar fshatin, dhe kur partizanet gjuajten majen e kolones, ato e shihnin qe shumica e makinave ishin akoma ne fshat dhe e dinin se paria e fshatit iu dha besen oficereve te kolones qe rruga eshte e lire dhe pa rreziqe.

          1. me thene te drejten says:

            Ja keshtu vertetohet se ne Shqiperi ka FUNDERRINA si puna jote mor Dhermiush! ?
            Pa na thuaj mor qyqar,ushtrite gjermane dhe italiane ne “c’vend te tyre” ishin dhe shkuan partizanet shqiptare (apo kushdo tjeter) dhe filluan ti ngacmojne dhe sulmojne!? Ne C’VEND ishin mor shkerdhate!? Ne Itali apo ne Gjermani ishin ushtrite e tyre mor pervers!? Mos do te thuash se Borova ndodhet afer Berlinit mor bir putane!?
            Nese askush nuk do ti kishte “ngacmuar dhe sulmuar” nazi-fashistet,ata do kishin sunduar boten! Por ja qe FUNDERRINA si puna jote ishin aq te pakte atehere,ndersa shumica ishin atdhetare dhe jo vetem i “ngacmuan dhe sulmuan” nazi-fashistet,por me thene te drejte ja shkerdhyen racen me themel!(sipas dokumenteve angleze ne Shqiperi jane vrare rreth 9.000 ushtare gjermane dhe jane zene rob rreth 1.500) Edhe juve KOLABORACIONISTEVE ja u shtrime kabllin deri ne gryke! Ishte me te vertete nje fitore e madhe e njerezimit,dhe nje shpelarje nga bajga si puna juaj!
            Pa na thuaj mor FUNDERRINE Dhermiushi,pse gjermanet vrane e dogjen nje fshat te tere!? Ti thua se partizanet hodhen ca pushke e iken ja mbathen! Po te ishte keshtu,pse do revoltoheshin e merziteshin gjermanet!? Pune e madhe,u degjuan ca krisma dhe ata qe qelluan ja mbathen! Kaq apo jo,keshtu thua ti! Afermend qe gjermanet as qe do ndalonin ne Borove a as qe do vrisnin gra e femije,aq me teper qe kishin detyre luftarake te shkonin sa me shpejt ne Janine e s’duhej te vonoheshin! Keshtu mor NDYRESIRE!? Por e verteta eshte se gjermanet hengren dheun ne Borove! Sipas deshmive te kohes ne ate prite u vrane 60-70 ushtare gjermane dhe u vonua per dite me rradhe levizja e trupave gjermane drejt Janines! Kjo ishte arsyeja qe nazistet moren hak te populli i pambrojtur mor PIS Dhermiushi!Sepse partizanet i vrane e i prene dhe ju vonuan planet! Kjo tregon per veprim mese profesional ushtarak te ushtrise partizane shqiptare! Por njekohesisht edhe per paburrerine e ushtrise gjermane qe mori hak ne gra e femije! Keshtu mor FUNDERRINE!
            Dhe nje gje mos harro : BESA E SHQIPTARIT ESHTE PER MIKUN JO PER ARMIKUN! ?

      2. eu_al says:

        Ka histori te ndryshme rreth cameve, nuk mohohet masakra, por gjithashtu ka dhe fakte qe bashkepunuan me nazistet, por secili zgjedh pjesen e historise qe i intereson dhe secili shtet e shkruan sipas deshires. Ne Greqi shkruajne vetem bashkepunimin e cameve me nazistet dhe ne Shqiperi vetem masakren kunder cameve. Pastaj bie ne kondradikta me veten, njehere thua qe pas asaj masakre ben masaker kunder cameve pastaj thua se gjermanet nuk kane bere krime kunder grekeve.

        1. tfgs says:

          Rahimondi eshte mje cam i pabese ,kshq nuk i pelqen e verteta ….

        2. Dhermiu says:

          Edhe plete e plakat, edhe grate, edhe femijet edhe foshnjet bashkepunuan me gjermanet (po me italianet çfar dihet?)? Po PKSH qe u poll prej jugosllaveve dhe komunistet shqiptare qe i sherbyen edhe jugosllaveve dhe grekeve gjate dhe pas lufte, ne cilat histori futen?

          1. eu_al says:

            Nuk thashe se ishte e drejta masakra dhe as qe ishte veprim i drejte te vrisje dhe te therrje plaka dhe femije. Ato futen te histori tradhetie, pastaj kot nuk ka dale dhe ajo shprehja qe thoshte gjermani, te tjeret i paguaja te spiunionin kurse shqiptaret vinin vete.

          2. uhahaaa says:

            Kush ta mesoi “historine” ty mor Dhermi!? Komunistet shqiptare cliruan Shqiperine nga murtaja nazi-fashiste,ndesa serbi e greku per 50 vjet me rradhe nuk guxonte ti afrohej kufirit shqiptar! Ky eshte FAKT dhe nuk e ndryshon dot jo nje shurabajge si puna jote,por as zoti vet! Keshtu o IDIOT! ?

    2. arbereshi says:

      Greqia gjithmone ne fushen politike ka qene e mbuluar me re te zeza, i vtmi vend qe kaloi ne lufte civile pas mbarimit te luftes se dyte boterore.Edhe Gjermania dhe Italia qe hapen luften nuk paten probleme te brendeshme( LUFTE CIVILE ) por diten te manaxhojne shume mire diferencat politike midis tyre duke mos u hakmare karshi njeri tjetrit per disfaten qe pesuan si vende te humbura, kurse greket e kaluan mjafte rende clirimin dhe po e vuajne akoma pa zotesine e tyre.

  2. Gattamelata says:

    Kallamata eshte Lazarati i Greqise!

  3. SuloKapedani says:

    Grekèt jane aq te mirè sa diktatori yne ika dhene njè pèrkufizim”, “greku me i mirè duhet varur me kokè poshtè” Kètu perjashtohen Arvsnitasit megjithese jane keta qè vendosèn si zyrtare greqishten,.Grekèt barazohen me serbet per bèmat ndaj shqiptarève ,frikacak ndaj turqève.Nacinalizmi tyre tepèr i theksuar ndaj shqiptarève i kultivuar deri ne gen.

  4. Special jo artikulli,por inferioriteti yne karshi Grekeve,duke shkruar nje liste te gjat emrash dhe mbiemrash,a thua se kan hapur regjistrin e gjendjes civile,dhe ne Shqiptaret duhet te ju mesojm medoemos emrat,dhe te dim gjithcka rreth jetes se tyre.Sa her qe lexoj shkrime te tilla (me falni per shprehjen,Bythe lepirje per Greqin)me kujtohet se c`shkruante nje oficer madhor Grek ne raportin e tij ditor per marshimin e ushtrise se tij ne token Shqiptare,ne luften Italo-Greke! Gjate marshimit ton nuk hasem ne ndonje rezistenc nga popullsia vendase,pervecse pame tek tuk grupe te armatosura hajdutesh.Ne ditet e sotme sterniperit e ketyre njerezve pa identitet,shkruajne me nostalgji per Greqin,me aq shum hollesi saqe ne lexuesve do na dukej e lodheshme per tu lexuar per banoret e vendit ton,jo me per te huajt.

    1. eeeeej says:

      O Debil! Kujtoju grekeve Qafen Ivan (gjate luftes italo-greke) dhe aty do kuptosh dicka! Ishte i vetmi moment kur ne lufte mori pjese nje batalion shqiptar (batalioni Tomorri),kunder grekeve! Ne Qafen Ivan (ndermjet Bilishtit dhe Korces),u be nje masaker e vertete kunder ushtareve greke!!! Batalioni Tomorri udhehiqej nga komandant Spiro Moisiu (qe me pas do te behej Komandant Ushtarak i Ushtrise NacionalClirimtare,ku Komandant politik ishte Enver Hoxha).Natyrisht pas njefare turbullimi propagandistik prej italianeve,shpejt shqiptaret kuptuan se ajo nuk ishte lufta e tyre,ndaj nuk moren pjese ne ate lufte.Ntyrisht qe italianet ishin pushtues dhe donin ti perdornin shqiptaret si mish per top! Ushtaret greket si gjithmone fluturuan me pras ne bythe “aera-aera” dhe kujtuan se u be deti kos.Por shume shpejt ja mbathen jo vetem nga Shqiperia por edhe nga Greqia vete,sapo gjermanet sulmuan nga ana e Bullgarise.E keshtu edhe italianet kundersulmuan dhe moren Epirin e Jugut (Fushe e Janines + Cameri),e cila u fut nen administraten italiane.

  5. k....ALB says:

    Ideologjite kane vdekur.mjafton te behesh deputet le te jesh dhe ne partine e mutit.
    Nje miku im donte te hidhte dikur kanditaturen per kryetar komune ne siglen e LSI-se.
    E pyet kryetari Meta qe cfare interesi kishte qe donte te behej kryetar.
    Miku i thote qe kishte bindje dhe ideologji progresiste te majta.
    Ik pirdhu i thote Iliri i Metes,ne duam kryetare qe te kene interesa personale dhe materiale,keta bindjet e tua dhe une nuk i kam.
    Dhe sot si ne Shqiperi dhe Greqi a nuk kemi deputete qe hidhen sa majtas-djathtas si topa tenisi,apo me mire si topa penisi.

    1. ec aty says:

      Edhe ti qeke tamam penis pa topa o k…arALB ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje