Letër sime bije, të nesërmen e 11 janarit 2015

18 Janar 2015, 19:34Politika TEMA

JMG Le Clesio*

 

Ti ke zgjedhur të marrësh pjesë në manifestimin kundër atentateve terroriste. Unë jam i lumtur që ti do të jesh e pranishme në radhët e të gjithë atyre që do të marshojnë kundër krimit dhe kundër dhunës së verbër të fanatikëve. Do të doja të isha me ty, por jam larg, dhe për të ta thënë të gjithën, ndjehem pak i vjetër për të marrë pjesë në një lëvizje ku ka shumë njerëz. Ti u ktheve e entuziasmuar nga sinqeriteti dhe vendosmëria e manifestuesve, shumë të rinj dhe shumë më pak të rinj, disa familjarë të Charlie Hebdo-së, të tjerë që nuk i njihje, as i kishe parë e as kishe dëgjuar për ta, të gjithë të indinjuar nga atentatet e neveritshme. Ti ishe prekur nga prania dinjitoze, në krye të kortezhit të familjeve të viktimave. U emocionove teksa pe duke marshur një fëmijë me origjinë afrikane që shihte nga lart në një ballkon, kangjellat e të cilit ishin më të larta se sa ai. Unë besoj në të vërtetë se se ky ka qenë një moment i fortë në historinë e populllit francez, që disa intelektualë të dëshpëruar donin të besonin të drojtur dhe pesimistë, të dënuar me nënshtrim dhe apati. Mendoj se kjo ditë e ka prapsur fantazmën e mosmarrëveshjes që kërcënon shoqërinë tonë plurale.

Duhej kurajo për të marshuar i çarmatosur në rrugët e Parisit dhe gjetkë, sepse sado i përsosur të ishte organizimi i forcave të policisë, rreziku i një atentati ishte shumë i madh. Prindërit e tu janë dridhur për ty, por je ti që ke të drejtë të mposhtësh me guxim rrezikun. Dhe pastaj ka gjithnjë diçka të mrekullueshme në një moment të tillë, që bashkon kaq shumë njerëz të ndryshëm, të ardhur nga çdo cep i botës, ndoshta pikërisht në shikimin e këtij fëmije që ti pe në ballkonin e tij, jo më të lartë se sa kangjellat dhe që do ta kujtosh gjithë jetën. Kjo kaloi, ti ishe dëshmitare.

Ata nuk janë barbarë

Tani është e rëndësishme të mos harrosh. Është e rëndësishme – dhe kjo për njerëzit e brezit tënd, sepse brezi jonë nuk ka ditur ose nuk ka mundur, të parandalojë krimet raciste dhe derivatet sektare – të veprojë në mënyrë që bota në të cilën ti do të vazhdosh të jetosh të jetë më e mirë se sa e jona. Është një ndërrmarrje shumë e vështirë, pothuajse e pakalueshme. Është një ndërrrmarrje ndarjeje dhe shkëmbimi me të tjerët. Dua të them se bëhet fjalë për një luftë. Pa dyshim, fryma e së keqes është e pranishme kudo dhe mjafton pak erë që ajo të përhapet dhe të konsumojë gjithçka rreth teje. Por është një luftë tjetër e cila është në diskutim, ti e kupton: një luftë kundër padrejtësisë, kundër braktisjes së disa të rinjve, kundër harresës taktike në të cilën ne lëmë një pjesë të popullsisë (në Francë, por edhe në botë), duke mos ndarë me të të mirat e kulturës dhe shanset e mirëqenies shoqërore.

Tre vrasës, të lindur në Francë, kanë tmerruar botën nga barbaria e krimit të tyre. Por ata nuk janë barbarë. Ata janë prej atyre që ne mund ti ndeshim çdo ditë, në çdo çast, në shkollë, në metro, në jetën e përditshme. Në një pikë të caktuar të jetës së tyre, ata bien në krim sepse kanë frekuentuar vende të këqija, sepse kanë dështuar në shkollë, sepse jeta e tyre nuk u ofronte veç një botë të mbyllur ku ata nuk kishin vend, besonin ata. Në një pikë të caktuar ata nuk kanë qenë zotër të fatit të tyre. Fëshfërima e parë e hakmarrjes që kaloi i përqafoi, dhe ata morën për fe atë që është veç një tëhuajsim i saj.

Duhet të shërojmë mjerimin e shpirtrave

Kjo zbritje në ferr është ajo që duhet ndalur, përndryshe ky marshim kolektiv nuk do të jetë veç një moment, nuk do të ndryshojë asgjë. Asgjë nuk do të bëhet pa pjesëmarrjen e të gjithëve. Duhet të thyejmë getot, të hapim portat, ti japim çdo banori të këtij vendi një shans, të dëgjojmë zërin e tij, të mësojmë prej tij aq sa ai mëson nga të tjerët. Duhet të ndalim së ndërtuari një tëhuajësi brenda kombit tonë. Duhet të shërojmë mjerimin e shpirtrave për të shëruar sëmundjen që gërryen themelet e shoqërisë sonë demokratike.

Unë mendoj se është kjo ndjesi që të ka prekur kur marshoje në mesin e kësaj turme të madhe. Gjatë këtij çasti të mrekullueshëm, barrierat e klasave dhe origjinave, diferencat e besimeve, muret që ndajnë qeniet nuk ekzistonin më. Kishte vetëm një popull të Francës, të shumëllojtë dhe unik, divers dhe që rrihte me të njëjtën zemër. Shpresoj, që prej kësaj dite, të gjithë ata, të gjitha ato që ishin me ty të vazhdojnë të marshojnë në kokën e tyre, në shpirtin e tyre dhe që pas tyre fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre të vazhdojnë këtë marshim.

*Le Monde

http://www.postbllok.com/leter-sime-bije-te-nesermen-e-11-janarit-2015/

11 komente në “Letër sime bije, të nesërmen e 11 janarit 2015”

  1. ivani i madh says:

    ti mire e ke qe i ke bere leter sat bije po keta familjaret e 21 janarit tone kane bere nje thes me letra si drejt Europes dhe ne Shqiperi dhe si degjon asnje qe nga sakati ne presidence, Rama e deri tek gjykatsi me i thjeshte per vrasjen e bijve te tyre nga teroristet e veshur me pushtet qe akoma na cajne menderen neper fb e tv .Kur ata tani te kishin mare denimin e duhur .

  2. lili says:

    E kuptoni tash pse ky meriton Nobel e tij?

    1. adi says:

      ka bere dhe kadareja leter publike…per l.bashen i thoshte terhiqu lerja rames dhe ksaj rradhe…sa duan shqiptaret ta pastrojne shpirtin e tyre smjafton uji i oqeaneve te gjithe botes…mjafton te lexosh shumicen e komenteve te njerezve

    2. adi says:

      ka bere dhe kadareja leter publike….per l.bashen i thoshte terhiqu lerja rames dhe ksaj rradhe.sa duan shqiptaret ta pastrojne shpirtin e tyre smjafton uji i oqeaneve te gjithe botes.boll te lexosh shumicen e komenteve te njerezve

  3. sarandjoti says:

    Kseno mahi plus kseno fovibaraz inat,meri,atentat, vrasje,lufte….

  4. gent says:

    Jepi respekt, shtëpinë tënde, rrogën tënde, gruan dhe fëmijët dhe zgjidhet problemi, se këtë kërkojnë, apo jo – kërkojnë të jenë dikushi në Francë, edhe kur nuk e meritojnë.
    Jepua pra, që nesër nuk ka më terrorista por vetëm zotër të pashpirt.
    Trap pacifist që shpreson se raca është sipërfaqësore kur është themelore në garën për fitore.

  5. Kapelja says:

    Po prisni more djema se sjemi ne kohen e xhahit Enver se vetem Enveri e mbante fjalen si sot te bente gjygjin mineseret e kishe vendin o ne spaç te Mirdites o ne pushkatim, kurse sot kane ndryshuar gjerat mlidhet parlamenti kur i do kokrra e qefit mbasi kane bere nja nje minje seana pastaj vendosin per heqen e imunitetit, pastaj mbasi e kane miratuar shkon te presidenti, ne qofte se presidenti e firmos, pastaj shkon ne gjykate, rri nja tre kater vjet ne sirtaret e gjykates, deri sa te harrohet si ato qe u mbyten ne otranto, kesoj gjyqetaresh kemi ne.

  6. Alban Guri says:

    Ja si flasin burrat, jo si Kadare oportunisti genjeshtar, qe po mos te kishte marre nderet dhe ofqiqet qe morri nga franca, do ta kishit paer si qen qe kafshonte nga krahu tjeter, pro islmaikeve, pro vendeve te botes se trete, si dikur kur kafshonte nen mbrojtjen e Nexhmijes, se Enveri nuk e besoj ta donte kete lloj servili te peshtire  Por gjithmone ama, gjitmone ne sherbim te çiftuve, fshehurazi ?
    Shkrimtar i Madh mund te jesh vetem nese je nje Njeri i Madh.
    Kurse Kadaren e njofim te gjithe, eshte nje meskin i vogel, instrument pushtetesh, hajdut i vogel i doreshkrimeve te te tjereve gjate kohes kur ata ishin ne burg e ky sundonte bashke me kryetaren e tij Nexhmijen.
    Me ndihmen e Feçor Shehut morri nje mal me doreshkrime nga Arkivi i Ministrise se Brendshme te asaj kohe, doreshkrime qe i perkisnin nNjerzve te Medhenj qe u shuna ne burgje.Ky i mori, i retushoi dhe u vendosi firmen e tij. Sot e gjith diten ben te njejten pune, duke na u shitur si ‘krijues i madh” ky depresiv gjysmak, i dale nga Sokaku i te Marreve !!!

    Vini re mire, beni diferencen mes shkrimtarit dhe qytetarit francez, dhe provincjalit pa identitet qe drishet e perpelitet si krimbat, me nje synim te vetem. Jo krijimtarin e paster, elitare, te vertetn, por vizibilitetin e tij, rritjen e emrit te tij neper bote (pa merite) !!!

  7. liburn says:

    Lerni ore keto perralla meruni me realitetin e terorizmin e vertet qe eshte zionismi e mosadi i izraelit lerni perrallat me mbret. Mjafte shpekulluat me njerzimin tashe e njeshekull. Teroristet me te medhenj e me te rrezikshem ne bote jan Zionistet dhe mosade.

  8. Shqipe says:

    Historite e lajmet, letrat e posullet, opinionet e analistet, politikanet e katranet, gazetaret e zagaret jane kthyer gjithe ne nje varge tespiesh ne duar te matrapazeve ne sheshin e pazarit, ku edhe pse tellalli u ben reklame asnjeri nuk degjoj te bleje nje varge me te tilla tespie, madje as pleqte.
    Njerezit u ngopen me hipokrizi e genjeshtra demokratike.Dy kahet e kampet e kunderta si: luksi dhe farferia, e bardha dhe e zeza, e mira dhe e keqja, demokracia dhe komundizmi, pronari dhe skllavi I shekullit modern, realiteti dhe genjeshtra jane ato qe e kane futur boten ne nje kolaps ku ende nuk dihet se si dote jete fundi dhe cili do te jet I fituari!!!

    ZOTI na ruajte nga te paudhet!!!!!!!!

    1. .,.,., says:

      me mire te kishe pjerdhur o shqipe se ke shkruar keto gjjera pa asnje lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje