Shqiptari që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane

19 Janar 2015, 21:45Lifestyle TEMA
Shqiptari që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane

Nga Ruben Avxhiu*

 

John Alite është shqiptari që ndihmoi në rrëzimin e një prej familjeve më të famshme mafioze të New York-ut, për të cilën kishte punuar për vite.

Pas daljes nga burgu, ai ka bashkëpunuar me një gazetar për një libër që tregon historinë e jetës së tij dhe që është pritur me shumë interes, nga media në New York, për detajet e sekretet për Familjen Gambino, një realitet të cilin shumica e amerikanëve e njeh vetëm nga filma si “Godfather”.

Alite (ndoshta një amerikano-italianizim i mbiemrit Haliti) ishte djali i një taksisti, emigrant shqiptar në Queens, New York.

Kur ishte fare i ri në moshë, një xhaxha i tij e mori një ditë në një nga klubet private të bixhozit në Bronx, ku u njoh me mafiozë italo-amerikanë dhe u bë mik i ngushtë me John Angelo Gotti-n. Ky i fundit, ishte djali i një prej kryemafiozëve më famëkeqë në New York, John J Gotti, kryetari i Familjes Gambino.

Të dy të rinjtë i hynë bashkë rrugës së kriminalitetit dhe në vitet 1980 bënë se bashku një numër aksionesh që u sollën qindramijëra dollarë. Alite u bë si djalë shtëpie në familjen Gotti dhe u bë një njeri me shumë rëndësi që në moshë të njomë në organizatën mafioze të Gambino. Mirëpo, duke qenë se ishte me origjinë shqiptare dhe jo italiane, ai nuk mund të bëhej zyrtarisht një prej kapove të mafies.

Kur në vitin 1992, John J Gotti u burgos, ai vendosi që djali i tij të merrte në duar pushtetin e Familjes Gambino. Kjo e fuqizoi shumë shqiptarin që ishte mik me Gottin Junior.

Junior kishte qenë dëshmitari në dasmën e Alites, po edhe ky i fundit e kishte zgjedhur ditën e dasmës në Ditën e Shën Valentinit sepse ishte ditëlindja e Juniorit.

Mirëpo, shqiptari nga Queens kishte një pikë të dobët. Motrën e shokut të tij, Victoria, vajzën e bosit të madh. Të dy kishin një lidhje të fshehtë dashurie por që nuk guxonin ta bënin të njohur sepse ajo ishte martuar me një tjetër mafioz, Carmine Agnello dhe nuk e dinin se si mund të reagonte Familja. Mes mafiozëve nderi i familjes ishte shumë i rëndësishëm.

Mirëpo dikur në mesin e viteve 1990, Alite sulmoi bashkëshortin e Victorias, duke e akuzuar se kishte rrahur të shoqen. U krijua një situatë e rëndë dhe paqja u arrit duke e “syrgjynosur” Aliten larg nga New York-u, në Florida.

Dashuria për vazjën e bosit të vjetër dhe motrën e bosit të ri i dha fund kështu karrierës së shqiptarit në mafien italo-amerikane.

Jeta e John Alites është si një film. Ai u arrestua më vonë në Florida, u arratis në Brazil, u ekstradua mbrapsh në SHBA, pranoi të bashkëpunonte kundër mikut të tij të rinisë, John Angello Gotti-t dhe sapo ka dalë nga burgu pas 10 vitesh.

Ai jeton tani në New Jersey dhe ka botuar biografinë ku lan hesapet me miqtë/armiqtë e kohës së rinisë.

Në qendër të talljes dhe kritikës është ish-shoku i tij i ngushtë, Gotti Junior. Alite flet me një lloj respekti për Gottin e vjetër si një mafioz të zotin që arriti gjithshka me forcat e veta. U bë milioner i fuqishëm ndonëse ishte lindur në një familje të varfër.

Ndryshe nga ai, i biri, nuk kishte as zgjuarsinë e as trimërinë e babait. Alite tregon sesi shoku i tij kishte zakonin e çmendur që shuante cigare në trupin e vet. Ishte njeri me probleme të tmerrshme vetëbesimi.

“Ai është si Kim Jong-un, një fëmijë i përkëdhelur që përfitonte në kurriz të shokëve të tij nga që ishte djali i një babai të fuqishëm”, shkruan Alite në librin e tij.

Ai tregon një rast kur pas një sherri në një klub në Queens, Junior Gotti nxori armën dhe qëlloi duke plagosur një nga djemtë me të cilët po ziheshin. Alite thotë se ishte komplet e panevojshme dhe se puna nuk kishte shkuar te armët.

Mirëpo doli që djali që u plagos ishte nipi i kapos së Familjes Xhenoveze, një prej katër familjeve të tjera mafioze në New York. Kapoja i tyre, Ciro Perrone kërkoi nga Gotti Senior emrin e atij që kishte shtënë që të mos hapej konflikt mes dy familjeve.

Juniori nuk kishte zemër t’i tregonte babait se kishte qenë ai vetë që kishte qëlluar me armë pa qenë nevoja. Shqiptari Alite duke mos dashur të fillonte lufta dhe për hir të shoqërisë, e mori përsër sikur e kishte bërë ai. Për këtë u shpërblye me një të rrahur epike, por paqja u vendos.

“Babai ishte një tiran, kurse i biri një dhjaks”, e përmbledh ai përshkrimin e familjes Gotti, në libër.

Gotti Junior ishte një hajvan që mori në qafë të gjitha familjet mafioze, kur FBI i gjeti në vitin 1997, një liste me të gjithë emrat e atyre që kishin shkuar në dasëm nga të Pesë Familjet bashkë me postet në organizatat respektive dhe shifrën e parave të sjella dhuratë. Rregulli në familje e donte që asnjëherë të mos shkruheshin këto gjëra në letër.

Alite i ka dhënë fund në libër edhe një prej legjendave të kohës. Sipas tij, Gotti Senior, që njihej si “Dapper Don” për veshjet e tij shumë të shtrenjta dhe me shumë shije, në fakt, nuk e kishte fare stil dhe klas. Ai kishte para për të blerë një kostum 2,000 dollarë, po jo aftësinë dhe syrin për të gjetur se cili i shkonte e si duhej kombinuar. Ajo që nuk dihej ishte një ndihmës me emrin “Fat Bob” (Bobi i Shëndoshë) që ishte mjeshtër i veshjeve dhe që zgjidhte komplet gardërobën e supermafiozit.

Libri “Gotti’s Rules: The Story of John Alite, Junior Gotti, and the Demise of the American Mafia” (Rregullat e Gottit: Historia e John Alites, Junior Gottit dhe rënia e Mafies Amerikane”) mund të blihet në treg duke filluar nga 27 janari.

(Bazuar në shkrimet, nga media lokale, për librin në botim.)

*Illyria Press

Nga ditët e rinisë: Nga e majta, John E. Alite, John Gotti Jr. dhe Joseph “Cocaine” O’Kane

 

24 komente në “Shqiptari që u dashurua me vajzën e kapos së mafies italiane”

    1. Mira says:

      Ky duket si një gay….! Këmishë të kuqe dhe gjoks të depiluar…!
      I aftë për të qënë pjesë në ministrinë e Gay 99-s!

      1. aldo says:

        Oo kokrra e katundares..

        1. Charli shoku i Metes says:

          Rrite zagarin te te haje ka..in
          E Halit Halit e tradhetove kaurin me koken e madhe edhe ja hedh fajin te vogles. Ske faj Halit e ke ne gjak kete pune.

  1. tfgs says:

    sa keq me qen…….korrak!

    1. Dervish Malluta says:

      @tfgs, kukuuuuuuu mori zhaba syfryte, sa keq me kene kanack-e si ti, hehehehehehehehe, heu bre, kopa t´u keshe!

  2. Daullja says:

    Publikoni me mire nje figure shqiptare te shquar ne ndonje fushe tjeter sepse ne kete biznes “te shquarit” jane me shumice.Kush eshte i interesuar per filma horrori eshte me e rekomandueshme te lexoje faqet e kronikave te zeza shqiptare.

  3. shkodrani ne vicenza says:

    yp xhixhi,yp xhixhi

  4. palluqi says:

    e mer e!
    kshtu thot ky.
    po kush esht ky tip ne embrion?
    nje bashkpuntor poilicije…
    plehr
    bythqi
    kur shan shoket e vet me te ngusht ca do presesh me>?
    tipik shqiptarqiq.

  5. iliri says:

    Të paska marr në qaf koka e vogël.

  6. Berisha Strazimiri says:

    Mbiemri Alite. Gjirokastrite ,te emigruar ne SHBA rreth viteve 30. Ka akoma ne Tirane ….Vlore…Berat etj. Ska te beje fare me mbiemrin Haliti.

  7. USA says:

    Ja edhe ketu u tregua se shqiptari ka qenë, është dhe do jetë tradhtar. Prandaj ne si popull jemi të shpërndar/përçarë.

  8. raimond vlonjati says:

    Paska qen trap qe e ka mare persiper plagosjen e djalit te mafiozit, per ti ber nder nje muti italian, duke duruar pastaj te rahuren ng ata muter

  9. treporti says:

    Ja dhe shqiptaret e vertete,qe si mijte urithe hapin vrima nen taban.Ne keto vrima u fundosen sulltanet e Turqise,jo me mafiozet e Italise.

  10. Xhixhi says:

    John Gotti jr. Ka shkruar librin e Tij me kujtime dhe komenton se alite ka qene nje figure e paperfillshme ne rjetin e Gotti family. Ai e pranon qe eshte shqiptar dhe asnjeri nuk e afronte per Pune te medha ne rjetin e tyre. Bile e quan frikacak qe bashkepunoi me FBI

  11. mar says:

    Me pak llafe spiun si te gjith shqiptart…..hahhahaha

  12. Indrit says:

    Wtf? Alite na u be Haliti tani?

    Alite jane familje e madhe shqiptare nga Gjiroksatra o Ruben mavria.

    John eshte nga kjo familje.

  13. ilir says:

    Histori e vjeter sa BIBLA.
    Dhe Krishti me Juden shok qen te vegjel dhe tradhtun njeri tjetrin kur u riten.
    Nuk dihet se kush u armiqsu i pari kunder shokut dhe tradhtoi shoqerin!

    1. alite says:

      @Ilir,

      Para se te shkruash idiotsira informohu me pare.
      Vetem kur Krishti mbushi moshen 30 vjec, Ai si Biri i Zotit filloi te predikonte Ungjillin (lajmin e mire), dhe ne kete moment zgjodhi 12 apostujt e tij, mes te cileve dhe Juden Iskariot ose tradhetarin. Juda nje nate perpara Kryqezimit e tradhetoi Krishtin dhe ua dorezoi cifuteve, te cilet ia dorezuan romakeve per ta kryqezuar. Ai duke u kryqezuar mori mbi vete mekatet e njerezimit, por u rigjall ne lavdi dhe triumf.
      Kurse Juda, vari veten ne nje peme. Por mos harro se vetvrasja e Judes pervecse eshte nje ngjarje historike qe ka ndodhur ne boten reale, eshte njehereazi edhe nje metafor qe palajmeron fundin qe i pret edhe shume anti-Krishta te tjere, te cilet do te sillen si Juda. Dasht Zoti jo, sepse Krishti eshte kryqezuar edhe per shpetimin tend, por ne Bibel thuhet se: “Ata qe nuk nuk besojne tek Jezusi jane te denuar qe tani” dmth, do te shkojne ne ferr. Pra Juda e tradhtoi dpd, por edhe komenti yt, ne nje kohe dhe kontekst tjeter eshte tradheti e ngjashme me ate te Judes.

  14. Daniel says:

    Po spiuni. E ben historian si do

  15. Gerr verr says:

    Para brazilit ka qene dhe ne shqiperi ky tipi – personazh interesant. Ju qe shani per pune besnikerie permbahuni pak se besen jua ngriti xhaxhi ne piedestal po te pabese me breza jeni. Keni 100 vjet qe hani njeri-tjetrin e flisni perralla per te tjeret sa ju vjen rasti….

  16. antonio says:

    Po per cfar e nxjerin sikur ka ber ndonje shpikje gjeni ndonje qe ka ber cudi jo kete turpin mos nxirni me nga keto lajme.

  17. redi says:

    Bukeshkale. Mosmirenjohes. I pabese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje