Krijimi i Këshillit Kombëtar të Integrimit, hartimi i një Strategjie Kombëtare për integrimin si dhe trajnimi i specialisteve në drejtoritë e integrimit në ministritë e linjës do të jenë disa prej prioriteteve kryesore të punës së Ministrisë së Integrimit Evropian në vitin 2015.
Kështu u shpreh sot Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në një takim me gazetarët në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian, ku foli mbi objektivat e rëndësishme që pritet të realizohen në vitin 2015, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Duke renditur marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian nga Shqipëria në qershor si arritjen më të madhe të vitit 2014, Gjosha u shpreh se këtë vit puna ka nisur me rishikimin e udhërrëfyesit për 5 prioritetet kyçe të BE.
Për këtë tha Gjosha, “ka nisur puna për koordinimin me ministritë e linjës. Puna e bërë do të bëhet publike në takimin e fillim shkurtit . Kjo do t’i paraprijë takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë në fund të shkurtit me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Dialogu i Nivelit të Lartë Shqipëri- BE do të vijojë edhe gjatë këtij viti”.
Një prioritet që renditi ministrja Gjosha për këtë vit është krijimi i Këshillit Kombëtar i Integrimit, i cili do të japë idetë sesi mund të ecë Shqipëria në procesin drejt integrimit evropian. Në ktë Këshill nuk do të marin pjesë vetëm përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës, por edhe aktorë nga shoqëria civile dhe nga fusha e biznesit”.
Gjosha u shpreh se nuk ka formulë për ngritjen e këtij Këshilli, do të jetë Komisioni parlamentar i integrimit ai që do të vendosë strukturën e këtij Këshilli. Ministria ka dorëzuar propozimin në Kmision dhe pret që Komisoni të mblidhet sa më parë dhe të ngrihet ky Këshill.
Ndërkohë Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Integrimit është një tjetër prioritet i punëssë ministrisë gjatë këtij viti. Ministrja Gjosha u shpreh se me anë të kësaj strategjie do të hartohet puna për çdo institucion lidhur me procesin e integrimit. Shumë shpejt do të bëhet finalizimi i strategjisë dhe do të bëhet publike në detaje”.
Sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ministrja Gjosha theksoi se, “nuk ka datë për hapjen e negociatave. Nuk mund të ketë datë kur bëhet fjalë për vazhdimin e procesit. Procesi i hapjes së negociatave po ecën në rrugën e duhur, nuk ka një datë, nuk mund të ketë një datë. Por procesi i integrimit evropian po ecën në hapat e duhur. Reforma në drejtësi është një ndër reformat kyçe nga e cila do të varet hapja e negociatave”.
Gjosha u shpreh se do vijojnë takimet bilaterale për procesin e integrimit sepse, theksoi Gjosha, në procesin e integrimit ndihmon shumë marrëdhënia e mirë me vendet e tjera.
Ndërkohë gjatë këtij viti shtoi Gjosha “do të bëhet ristrukturimi i drejtorive të integrimit në ministritë e linjës. Do të bëhet trajnimi për ekspertët që do të merren me shkrimin, monitorimin dhe implementimin e projekteve të BE. Kemi hyrë në një fazë të re decentralizimi ku janë institucionet shqiptare ato që i bëjnë të gjitha fazat e projketit, që nga shkrimi, monitorimi dhe në fund implementimi”.
Për këtë shtoi Gjosha, punë do të bëhet edhe pas hapjes se negociat, pasi do të ketë nevojë për ekspertë në disa minisitri. Duhet nivel i lartë negociuesish. Në disa ministri po punojmë për të patur drejtoritë me ekspertë”.
Sipas Gjoshës ky ristrukturim bëhet për të thithur sa më shum fonde të BE-së në të ardhmen nga inistitucionet shqiptare.
Lidhur me punën për 5 prioritetet e BE, ministrja Gjosha u shpreh se, kemi marrë përgëzime nga partnerët tanë nërkombëtarë për ecurinë në refomën në adminsitratën shtetërore dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, ku së fundmi ka pasur operacione të mëdha.
“Është bërë punë shumë e mire me reformën në administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës. Gjithsesi reformat do të vijojnë. Jemi përgëzuar dhe për prioritetin e 5-të, për të drejtat e njeriut. Sigurisht në vitin e ardhëshm fokus do të ketë edhe punësimi”.
Sa i përket çështjes së pronave që ka qenë një prej pikave më shqetësuese për BE-në, Gjosha u shpreh se “çështja e pronës është shumë e rëndësishme. Ka qenë e pezulluar. Tani që po flasim po diskutohet për këtë çështje dhe në do bëjmë publike edhe procedurat që do të ndiqen për këtë prioritet, që ka qenë i lenë në harresë”. /gj.k/
Ku e keni bere kete shkolle per gazetari, qe i shkruani dy here te njejtat fjale? Fjalet e personit qe i referoheni i shkruani edhe nje here, por sipas mendjes tuaj.
Thjesht Europa don ne burg shefin tuj mi zoje pak me te shtrenguar po do tija mbrrije
Nuk e lexova fare artikullin se s’ka asnje vlere.Mjafton te dish se kush ka folur.Zonja eshte aty per imazh dhe jo se ka bere ndonje gje te hajrit.Llafe boshe nuk duam me se u ngopem.
Bllah, bllah, bllah.
Po e beni reformen pse nuk e beni, o Gjosha.
Ca jane keto ministre tralala zura nje gale mor aman mjere ne