Mungoi në ditëlindjen e shokut, 5-vjeçari gjobitet me 24 USD

20 Janar 2015, 20:03Lifestyle TEMA
Mungoi në ditëlindjen e shokut, 5-vjeçari gjobitet me 24 USD

Babai i Alexit, Derek, tregoi se i biri i tij u gjobit me 24 dollarë javën e kaluar, nga nëna e një djaloshi që pati ditëlindjen.

Ai e mori vesh atë nga nëna e djaloshit që pati ditëlindjen.

“Mendova se ishte një shaka.

Jam pa fjalë”, deklaroi Derek.

Derek theksoi se Alex e ka pasur në plan që të shkojë në këtë feste, por se u hutua pasi kaloi kohë me gjyshërit e tij.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë formë kontakti me familjen e shokut.

Në anën tjetër, Julie Lawrence, nëna e djaloshit që pati ditëlindjen, tha se familja e Alex kishte kontaktet e saj.

“Të gjitha detajet ishin në ftesën e festës. Ata kishin gjithë detajet e duhura për të më kontaktuar”.

Derek deklaroi se refuzoi pagesën e gjobës, pasi Julie e hodhi faturën.

“I thashë se duhej të fliste me mua së pari e jo ta hidhte faturën tek çanta e djalit.

Do solidarizohesha me koston e mungesës së Alexit, por thjesht nuk mund ta besoj atë që bëri ajo”, ka thënë Derek.

Besohet se Lawrence e ka “kërcënuar” Derekun me dërgim të çështjes në gjykatë.

7 komente në “Mungoi në ditëlindjen e shokut, 5-vjeçari gjobitet me 24 USD”

  1. ziku says:

    hahahhaha sa loqe femer

  2. Ad says:

    I nderuar babai i Dereck-ut !

    Beji nje propozim kesaj Zonjes se lenduar.

    Ftoje edhe ti ne ditelindjen e djalit tend dhe mbushja mendjen qe te mos vije djali i saj tek ju.

    U lame-

  3. 17nentori says:

    Bej nje leter demek per shokun e djalit, qe ta lexoje dhe mamaja e tij, ku ti kerkosh te “negociosh” nje shume me te vogel se 24 dollare jane “shume”.
    Me siguri kalamajte do angazhohen me lojen e re te “negociatave” dhe mamaja do qetesohet qe me ne fund kalamajte po bejne ate qe duhet te bejne …. Te lozin.

    P.s. Kur te ftojne diku duhet thu thosh do vesh apo jo dhe mos ta zvarritesh sidomos per pune kalamajsh. Kur ben gabim dhe nuk u thua atehere pranoje gabimin, bej dicka per tjetrin qe te ka pritur edhe sikur te paguash nje ” fature” te vogel.

  4. veterani says:

    Po e vertet ne gjermani nse nuk shkon femija ne nje eskursion te planifikuar nga shkolla qysh me pare je i detyruar te paguash nje gjobe deri 200$.

  5. merita says:

    kjo gjobe eshte nje mesazh per ne. ne kete vend ku administrata te demton interesat, shteti gjithashtu, ku nga mos kryerja e detyres humbet jeten ne rruge se perpara ke gropa, ke dhera, ske ndricim dhe askush nga ne nuk kerkon zhdemtim.
    kush eshte gjobit ne kete dreq vend se te ka lenduar, demtuar, cenuar, shqetesuar????
    prandaj kjo gjobe te jete nje mesazh per ne, qe sa here cenohemi te padisim dhe te bejme qe gjithkush te paguaje, ndryshe zvarre do terhiqemi edhe 100 vjet.

  6. myself says:

    Eshte pune “inati”, se $24 nuk te bejne as te pasur as te varfer. Djali nuk ja shkuar ne ditelindjen e shokut, sepse ka pasur te planifikuar me pare (se te kthente pergjigje pozitive) qe te shkonte tek gjysherit. Familja e djalit qe ka pasur ditelindjen, I ka paguar ato para vendit ku do festohej ditelindja.

    Mua me ka ndodhur qe kur bera dasmen, te paguaja ($115 + tax + bakshish per kamerieret)/person. Dhe nje familje prej kater vetesh, te cilet kthyen pergjigje qe do jene te pranishem, nuk erdhen. Pra $590 dollare, I “dogja” kot. Se ka harbuter sa te duash, qe as nuk shprehin keqardhje per ate qe bejne.

  7. ben says:

    Pjese nga jeta e budallalliqeve americane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje