Për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, policia e Tiranës ka nisur një fushatë të gjerë edukimi, mbështetur nga misioni i ndihmës policore PAMECA.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se sanksionet kanë rolin e tyre në minimizimin e aksidenteve, por kjo nuk mjafton.
“Nuk na falet të humbasim jetë njerëzish në rrugët e Shqipërisë. Rrugët tona janë më të sigurta, nëse i respektojmë rregullat. Rregullat janë aty për të na bërë më të sigurt, jo për të na kufizuar lirinë”, tha Tahiri.
Ministri iu referua ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, të cilat kryesisht janë rritje e ndëshkimit me gjobë dhe jo më heqje patente, apo arrest për përdorim alkooli, duke theksuar se roli i vetë shoqërisë duhet të jetë më i fortë.
“Sot hynë në fuqi sanksioni me gjobë të lartë. Por kjo është njëra anë, ana tjetër, është edukimi. Sanksionet nuk mjaftojnë, nëse nuk bëhemi bashkë për t’i bërë rrugët më të sigurta. Më pëlqen shprehja që u tha shpesh në Komisione kur diskutohej drafti ligjor, “më mirë djali në shtëpi pa patentë, sesa patenta pa djalin”, nënvizoi Ministri i Brendshëm.
Në vitin e kaluar, krahasuar me 2013, ishin 157 aksidente më pak, por sërisht numri i tyre mbetet i lartë në shkallë vendi.
Zoti Tahiri. Dy vjet ne pushtet dhe akoma nuk keni rruge me vija te bardha dhe pastaj kerkoni respektimin e rregullave te qarkullimit. Ky eshte nje skandal dhe turp per ju qe pretendoni te na dergoni ne Europe.