Vendimi që liroi Arben Muhajn, i cili më pas vrau gruan e vet

20 Janar 2015, 16:54Kronika TEMA

Arben Muhaj, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij në mënyrë mizore, është liruar nga burgu për shkak se, sipas Gjykatës së Apelit, nuk përbente rrezik për shoqërinë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, që është zbardhur nga Ora News mban datën 13 janar 2015 dhe është dhënë nga trupa gjyqtare, me kryetar gjyqtarin Sokol Ngresi, anëtar gjyqtarët Petrit Aliajn dhe Vasil Hanxharin.

Arben Muhaj ishte arrestuar në mars të 2014 për armëmbajtje pa leje, 2 muaj pas një plagosjeje, ku ky kishte mbetur i lëndur nga Arben Zyka, një fqinj i tij me të cilin kishin pasur dhe konflikte të mëparshme.

Në vendngjarje ishte gjetur një dorezë perforcuese grushti dhe nje thikë me kellef, që Muhaj, nuk i kishte përdorur. Më 17 mars 2014 ai arrestohet për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Më 9 tetor 2010 Gjykata e Fierit e shpall fajtor për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe e dënon me 3 vjet burg.

Duke përfituar nga pranimi i fajit gjykata, i uli 1/3 e dënimit duke e lënë ne 2 vjet burg.

Apelimi 

I pandehuri apelon vendimin ku argumenton se Gjykata e Fierit nuk kishte marrë parasysh:

“-rrezikshmerinë jo të lartë të të pandehurit.
U vërtetua se i pandehuri nuk ka patur asnjë qëllim kriminal në mbajtjen e ketyre armeve te ftohta, por ishte nje tregtar ambulant qe shet këto sende.

Vepra penale ka një shkallë të ulet rrezikshmërie shoqërore.

I pandehuri jeton ne nje gjendje familjare te mjerueshme, te rende ekonomike, me nenen e semure, me bashkeshorten dhe tre femije te cilet jane te papune, duke qene ai i vetmi qe kujdeset dhe punon per t’u siguruar minimumin e mbijeteses.

Pendimi i thellë, qëndrimi pohues, rrezikshmëria e ulët shoqërore e të pandehurit
Ka qene I padenuar me pare,

Sjellje shume te mire ne komunitet, si dhe kushtet e veshtira ekonomike familjare.

Prokuroria kundërshton uljen e dënimit dhe kërkon lënien në fuqi të vendimit me këto argumente

– Gjykata e shkalles se pare, ne dhenien e mases se denimit ka mbajtur parasysh rrezikshmerine e vepres penale qe parashikon masa denimi te larta, shkallen e fajit, duke u kryer me dashje, rrezikshmerine e te pandehurit, duke mbajtur sende te tilla gjate levizjes se tij.

–      Nuk rezultojne te provuara sjellja e mire e te pandehurit, mbajtja dhe kujdesi prej tij ndaj nenes se semure.

–      Nuk rezulton qe kjo veper penale te kete rrezikshmeri te vogel, perkundrazi, me rritjen e mases se denimit, legjislatori shpreh rritjen e rreikshmerise se vepres.

Vendimi i Gjykates se Apelit

Gjykata e Apelit me vendim të datës 13 janar 2015 vendos të lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit por ndryshon  mënyren e ekzekutimit për pjesën e pavuajtur të denimit duke u mbështetur në nenin 59 të Kodit Penal

– Në konflikt Muhaj ka qenë vetë i dëmtuari, i plagosuri

-I mbante armët me qëllim për t’i tregtuar si tregtar ambulant, pa qëllim kriminal

Nuk përdori armët e ftohta as për kushtet e mbrojtjes “tregojnë për shkallën me te ulet te rrezikshmerise shoqerore te kesaj vepre penale dhe te vete te pandehurit.”

Ka patur sjellje korrekte, ishte i padënuar dhe kryefamiljar  që duhet të siguronte të ardhurat për familjen e varfër.

-Me kete rast, gjenden te pabazuara pretendimet e ngritura ne apelin kundershtues te prokurorit.

“Pretendimi se kjo rrezikshmeri shoqerore e te pandehurit eshte e larte nisur nga shkalla e fajit pasi vepra eshte kryer me dashje, eshte alogjik.

Me këtë rast, gjykata e Apelit mban parasysh edhe qendrimin per nje kohe relativisht te gjate ne paraburgim te te pandehurit, regjim ky me i rende ne raport me ate ne institutet e vuajtjes se denimit dhe qe padyshim, ka luajtur rol pozitiv ne riedukimin e tij.

Ne te tilla rrethana, gjykata e apelit cmon se ka vend per te urdheruar pezullimin e ekzekutimit te pjeses se pavuajtur te denimit me burgim duke e vene ne prove te pandehurin per nje periudhe tre vjeçare.” mbyllet vendimi i Gjykatës

3 komente në “Vendimi që liroi Arben Muhajn, i cili më pas vrau gruan e vet”

  1. tfgs says:

    pune araboshqipfolesish,varu kkkkkkkkkkkk……….

  2. Salistani nga Albanistani says:

    Ato qe e kane gjykuar kete kafshe ,jane ca felliqesira qe po na shkatarojne

  3. Tani/Tirane says:

    Ti tfg duhet te kurohesh.nuk je mire nga mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje