Rrahin barbarisht dhe e filmojnë 17-vjeçarin në Fier, pse u kishte ngacmuar shoqen në Facebook

20 Janar 2015, 11:24Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit.

Tre persona kanë rrahur barbarisht një 17-vjeçar, pse u kishte ngacmuar shoqen në Facebook.

Për këtë arsye, tre të dyshuarit janë arrestuar nga policia.

Të arrestuarit janë 20-vjeçari Mirenc Bibo, 24-vjeçari Bruno Rapushi dhe 25-vjeçari Andi Turku, të tre banues në Fier.

Sipas policisë, ata kanë marrë me forcë të riun me inicialet K.M dhe e kanë çuar në një fabrike të përpunimit të këpucëve.

Aty e kanë lidhur dhe kanë filluar ta rrahin në mënyrë të dhunshme.

Gjithë skenën e dhunës, ata e kanë filmuar.

Ngjarja është denoncuar nga disa dëshmitarë./b.l

4 komente në “Rrahin barbarisht dhe e filmojnë 17-vjeçarin në Fier, pse u kishte ngacmuar shoqen në Facebook”

  1. mario says:

    e dashura mos te hapi fb nqs nuk do te ngacmohet

  2. stela says:

    Polica ti japi nga nje dru te mire tani, qe ta mbajne mend per gjithe jeten. Cecenet!

  3. PrapambetjetOsmane says:

    Albanine e mori turku i vu zjarr …….

  4. tfgs says:

    pune turqish,varu kkkkkkkkk………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje