Reshjet e shiut, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore

19 Janar 2015, 10:37Kronika TEMA

Reshjet e dendura të shiut përgjatë dy ditëve kanë sjellë vështirësi në qarkulimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Bëhet me dije se deri në orën 09:00 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik prej rreshjeve të dendura.

Elbasan

Aksi Librazhd-Steblevë është i hapur. Ka rënie gurësh të herëpashershme gjatë gjithë aksit Qafë Thanë – Murrash, por pastrohet vazhdimisht. Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Ka patur rënie gurësh gjatë natës në aksin Elbasan – Peqin, por aktualisht është e pastruar. Rënie dherash në rrugë ka patur edhe në segmentin Banjë -Drizë dhe po punohet për pastrimin e tyre. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Fushë Stude–Steblevë. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës. Të bëhet kujdes nga ana e mjeteve sidomos kur kalojnë në segmente ku ka rrëshqitje të rrugës.

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet dhe kujdes me shpejtësinë. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Vlorë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Gjirokastër

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sepse nga shirat mund të ketë rënie dherash e gurësh në rrugë.

Korçë

Ka rreshje të dendura shiu. Gatishmëria është e plotë. Kalueshmëria kryhet pa probleme. Qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë vetëm në aksin Korçë – Dardhë. Në të gjithë akset e tjera qarkullimi kryhet normalisht. Të bëhet kujdes nga mjetet duke respektuar shpjetësine, sepse si rezultat i shirave mund të ketë rënie gurësh e dherash, të cilat sjellin vështirësi në qarkullim.

Kukës

Ka rreshje të vazhdueshme shiu në të gjithë qarkun. Kjo ka sjellë që në shumë akse të ketë rënie dherash dhe gurë në rrugë. Është punuar gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm për pastrimin e tyre dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij qarku.

Dibër

Si rezultat i shirave, në disa akse ka patur rënie dherash në rrugë. Janë marre masa për pastrimin e akseve. Në të gjithë qarkun qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë.

Shkodër

Në te gjithë qarkun ka rreshje të vazhdueshme shiu, dhe si rezultat në disa akse të Pukës ka patur rënie dherash dhe gurësh në rrugë. Janë marrë masat për pastrimin. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e këtij qarku.

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në levizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnjë, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë

Ka rreshje shiu të vazhdueshme. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku dhe lëvizja bëhet pa zinxhirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje