Operacioni Xibraka, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit e tjerë

18 Janar 2015, 13:42Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur masën “arrest me burg” për 4 nga 9 të arrestuarit gjatë operacionit që u finalizua me bllokimin e laboratorit te kokaines në Xibrakë. Gjykata vendosi të pranojë kështu kërkesën e Prokurorisë, e cila kerkoi “Arrest me burg” për 4 prej të pandehurve të grupit të arrestuar nga policia mbrëmjen e së mërkurës.

Ndaj të arrestuareve Klement Dalipi, Sajmir Batkun, Gentian Gjonajn dhe Arjan Dalipi rëndojne 6 akuza, ku më e rënda e tyre është “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, e ndjekur nga akuzat e tjera si “trafikim të narkotikëve të mbetur në tentativë”, “prodhim dhe fabrikim të lëndëve narkotike dhe psikotrope”, “prodhim, tregtim dhe përdorim të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”, si dhe “prodhim dhe armëmbajtje pa leje”.

Mesditen e së shtunës , gjykata e krimeve të rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg “ edhe për 5 të arrestuarit e tjerë : Ilir Hyseni, Kastriot Imeri, dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Ëalther Moreno si dhe për nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Nga operacioni “Xibraka”, pati 11 të arrestuar, por dy u liruan menjëherë me urdhër të Prokurorisë, duke qenë se nuk pati prova që i implikonin ata në këtë çështje të trafikut të drogës. Ne cilesin e provave material policia sekuestruoi rreth 116 kg kokainë dhe rreth 4 tonë perziers kokaine. Grupi i strukturuar kriminal dyshohet se ka shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan, me destinacion Europën Perëndimore.

1 komente në “Operacioni Xibraka, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit e tjerë”

  1. Kapelja says:

    Hajde mere vesht kush pasurohet me droge, dhe kush rri ne burg, kush pagoi doli i pafajshem, kush nuk ka leke kalbet ne burg, kjo eshte drejtesia Shqipetare, ta keni te qarte, deri sa te jete Bujar tapalli ne presidence dhe Sali shpellari ne parlament, as nje here nuk do te kete drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje