Rikthehen shpërthimet me eksploziv.
Mëngjesin e sotëm një mjet tip Benz ka shpërthyer pranë Shkëmbit të Kavajës në Durres.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mjeti ka qenë në lëvizje gjatë kohës që ka shpërthyer, ndërsa dyshohet që lënda eksplozive ti jetë vënë gjatë natës, raporton Ora News.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur Ardian Trota, që është dërguar për ndihmë në spital.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.