Mashtrimi me shitjen e apartamenteve në Tiranë, ja si ta shmangni

13 Janar 2015, 20:11Kronika TEMA

Çdo qytetar që kërkon të blejë një apartament në ndërtim e sipër, referuar një kontratë sipërmarrjeje, mund të bjerë fare lehtë viktimë e mashtrimit nga ndërtuesit.

Kjo pasi në Shqipëri nuk ekziston një regjistër për lejet e ndërtimit, në të cilin noterët të verifikojnë nëse objekti është shitur më parë apo jo.

Kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushi shprehet se tek noteri bëhet thjesht një kontratë shitjeje që verifikon palët, por nuk ofrohet një sistem ku të kontrollohet nëse ka patur shitur të mëparshme.

Si Dhomë Kombëtare kemi kërkuar që të realizohet, që në raste organet kompetente lëshojnë lejet e ndërtimit të regjistrohen diku, me gjithë projektet.

Me këtë rast, noteri përpara se të përpilojë kontratën bën një verifikim të apartamentit që do të prenotohet nëse është i lirë ose jo dhe më pas noteri përpilon kontratën dhe më pas ajo të çohet dhe noterizohet në këtë zyrë, në mënyrë që qytetarët të jenë të garantuar për pronën që prenotojnë”, thotë Sadushi.

Vetëm për 2014 gati 100 qytetarë në Tiranë, ranë pre mashtrimeve të tilla, ku i njëjti apartament u është shitur disa personave

Ne nuk e verifikojmë dot nëse një apartament është shitur më parë. Me të pasur mundësinë e verifikimit në një regjistër, atëherë noterët janë të sigurtë në dokumentin që noterizojnë”, thotë Sadushi.

Rasti më i fundit kur Prokuroria mbylli hetimet për mashtrim bën fjalë për administatorin e firmës “Drini”, Hajdin Zyberajn, i cili dyshohet se ka mashtruar 36 qytetarë sipas një skeme të tillë.

Gjatë një intervistës prokurorja Ida Ahmetliu shprehet:

“Hetimi i rasteve të mashtrimit, sidomos në ndërtime ka qenë një nga kërkesat speficike që Prokurori i Përgjithshëm që ka paraqitur para trupës së prokurorëve në Tiranë.

Hetimi i këtyre veprave penale është specifik, pasi qytetarët kanë shpenzuar të gjithë kursimet e jetës së tyre, me qëllim për të blerë një banesë, një dyqan dhe në fund zbulojnë që jo vetëm janë mashtruar, por kanë humbur të gjithë kursimet e jetës së tyre.

Në rastin e ndërtimeve këto raste paraqesin sensibilitet maksimal, pasi numri i personave të dëmtuar mund të jetë 10, 20 ose edhe më shumë”. /TCH

9 komente në “Mashtrimi me shitjen e apartamenteve në Tiranë, ja si ta shmangni”

  1. tfgs says:

    vend korrakesh,vari kkkkkkkkkkkkk………….

    1. Majestiku says:

      Prap ti o vlleh m..i?Mbylle ore qenefin se mban ere gjithandej kur flet.

  2. Kapter Jari says:

    Si Grida Duma ?

  3. Sali Rama says:

    “Ja si ta shmangni” thuhet në titull, po i vetmi shpjegim, sesi ta shmangim ne lexuesit, është tek komenti i këtij idiotit lart, që mund të kuptohet si “Vk këtij vendi korrakësh dhe ik bli shtëpi jashtë”! Bravo Tema, gazete korrake!

  4. mergim tari says:

    “TEMA”

    Ndoshta une jam i gafet dhe nukpo e kuptoj nga ky shkrim se si shmanget mashtrimi me shitjen e apartamenteve.

    Une jam i interesuar ne kete pike dhe do tju lutesha shume a mundet te me shpjegoje njeri se cfare procedure duhet ndjekur per te shmangur mashtrimin, pasi shkrimi nuk me thote gje…..

  5. Ben says:

    Gallata me e madhe eshte se zgjidhjen ose sugjerimin e jep nje super hajdute,noteria Mimoza Sadushi,qe me aktet noteriale qe ka bere,ka marre ne qafe me dhjetra pronare trualli,duke i tjetersuar pronat.Kjo eshte Shqiperia,hajduti therret kapeni hajdutin.

  6. shp says:

    Noteret jan pika lidhse e mashtrimit,,dhe noteret duhet me damshperbly te damtumin.Noteri asht si dikur qe ju leshin leket nje te tretit.

  7. arber1468 says:

    Po projekti i pajisjes se ndertesave qe kur marrin leje ndertimi dhe apartamenteve individuale ne hipoteke kuptohet me shenimin apartament i paperfunduar? Ai u trumbetua me te madhe qe do realizohej qe ne 2013. Kjo do te bente te mundur unifikimin e cdo apartamenti qe ne momentin e lejes dhe shmangien e abuzimeve. Nese dikush guxon e thot qe projekti eshte i parealizueshem atwhere une me plot goje i them genjeshtar. Ky projekt perfundon ne nje muaj dhe eshte shume i lire per tu mirembajtur. Po ketu duan te vjedhin edhe ligjvenes dhe kuptohet qe ndiqen me pas nga ligjzbatues.

  8. gs says:

    pse nuk marrin ne interviste GRIDA DUMEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje