Vetëvrasja në Lezhë/ 16-vjeçari i dha fund jetës se iu mërzit jeta me bagëti, pasi kishte braktisur shkollën

13 Janar 2015, 10:18Kronika TEMA

Një 16-vjeçar i dha fund jetës dy ditë më parë në fshatin Tresh të Lezhës.

Ai u vetëvar në një pemë, larg syve të familjarëve të vet.

Policia ndërkohë, ka zbardhur arsyet e mundshme të kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se 16-vjeçari kishte braktisur shkollën për arsye financiare.

Adoleshenti e kalonte ditën duke ruajtur bagëtitë, por kjo duket se e ka çuar në depression.

Për këtë arsye, ai ka ndërmarrë veprimin fatal të vetëvrasjes./b.l

6 komente në “Vetëvrasja në Lezhë/ 16-vjeçari i dha fund jetës se iu mërzit jeta me bagëti, pasi kishte braktisur shkollën”

  1. goni says:

    Fajin e ka Saliu.Rrofte kryeministri im Edvin Kristaq Rama me tre lapsa ne xhep.Shpresoj qe here tjeter ti fuse ne….

  2. Kritiku says:

    Sa shpejt nxirret perfundimi qe personi ne fjale eshte vetevarur? Po ekspertiza mjeko-ligjore i eshte bere atij dhe nese “PO”, kaq shpejte e vertetuan keta “eksperte” qe me shume rrine kafeneve se sa merren me punen? Po sikur ta kene varur te tjere dhe te dukej sikur eshte vetevarur? Perse ore njerez injorante dilni ne perfundime kaq te shpejta, pa folur me pare organi perkates? Na mbyten gazetaret analfabete qe shkruajne lajmet menjehere dhe i vendosin perfundimet siç duan vete. Gjejne dhe disa injorante neper polici qe japin mendimet e tyre kuturu sepse duan qe te flasin ata te paret perpara ketyre injoranteve gazetare(qe i japin nje lek si lemoshe ketyre policeve).
    Keni gjetur nje fjale magjike “vuante nga depresioni” dhe me kete mbuloni me dashje apo pa dashje krime qe mund te jene bere. Sa vete gjoja jane vetehedhur apo vetevarur dhe menjehere u eshte vene epiteti “vuante nga depresioni”, por ne fakt ata duhet te jene bere pre e nje krimi qe duhet zbardhur.
    Na mbyti injoranca mediatike edhe instituticionale!

  3. liu says:

    kritiku . jam dakort me ty ia futin kot ne shume raste gazetaret ketu ne tema nuk jane ne dijeni se car ndodhi dhe bejne ekspertin

  4. ALB. says:

    FAMILjARE,MBANI AFER DHE NGROHtE FEMIjEt tUAj,BENI C’ESHtE E MUNDUR QE tI MBANI LARG DEPRESIONIt E StRESEVE tE NDRYSHME,SIDOMOS MOSHA E ADOLESHENCES ESHtE E RREZIKSHME PER AKtE tE tILLA DEPRESIONI.
    C’DO AKt I tILLE ESHtE PERGjEGjESI FAMILjARE NE RADHE tE PARE DHE SHOQERORE E DYtA.
    I SHKOFtE SHPIRtI NE PARAjSE.

  5. pjetri says:

    treshi nje fshat i thjesht si populli i vet .dikur ferme ku lulezonte lulja ne maje te shkembit,sot nje germalle ,gjithcka e len pas dore dhe njezit e ikur per nje jet me te mire.kontrasti i madh ,nga njera ane te rinj me makina lluksoze frekuentues te lokaleve me te shtrejta ne tirane nga ana tjeter te rinj qe punojne per nje cop buke .nuk esht aspak e turpshme te punosh per buken e gojes dhe te jesh krenar per ate qe ben ajo qe te irriton esht perbuzja nga “te arriturit e mirqenies”qe ndodh fatkeqesisht.dikur ishte nje damke per gjith fisin nje qe vidhte qofte dhe gjera te nevojshme per te jetuar ,sot esht mburrje te demostrosh vjedhjet,dhunen,mashtrimin dhe drogen.fatkeqesisht niveli ka rene shum poshte dhe esht shume e veshtire qe njezit mos te kene te tilla probleme .nuk jam ne dijeni te ngjarjes por jam i sigurte qe shkaqet qe coj ket te ri ne moshen me te mire te jetes per ti dhen fund asaj ,nuk do te mesohen kurre.gjithmone aty te kroi ose te burimi do te ket nga nje version te ndryshem

  6. Arjan says:

    Po Pse si shite bagetine mor trap dhe ja mbathje neper bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje