Partia Demokratike ka akuzuar policinë përmes Koordinatores për marrëdhëniet me publikun Grida Duma, për mosmarrjen e masave pas dhunimit të gazetarit të RD-së Telnis Skuqi.
“Dhunimi i gazetarit Telnis Skuqi, 50 m larg komisariatit, është një këmbanë alarmi për dhunimin e fjalë së lirë”, tha Duma, përmes një konference nga selia e PD-së.
Ajo sulmoi më tej policinë e Gjirokastrës, me pretendimin se nuk merrnin kallëzimin e Skuqit.
Por Ministria e Brendshme përgënjeshtroi deklaratën e opozitës, duke publikuar një pjesë të dëshmisë së gazetarit Skuqi.
“Vetë shtetasi Skuqi në denoncimin e bërë në Polici është shprehur: “Dua të theksoj se nga ana e policisë, pas denoncimit që unë kam bërë janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe nuk kam asnjë ankesë në adresë të tyre, pasi janë përgjigjur në kohë dhe në mënyrë profesionale”, thuhet në dëshminë para oficerit të policisë gjyqësore.
“Ripërsërisim domosdoshmërinë për të lënë Policinë e Shtetit të bëjë detyrën. Kjo është më e lehtë edhe për vetë opozitën, sesa të shpikë lloj lloj mashtrimesh që nuk i beson dot më askush”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Cfare emri ti vesh kesaj …me thoni ju. Kur kjo di dhe ka shume per te thene per vrasjen e bankierit…dhe me tej…????!!!!!
Policia ben shume mire qe i pergjigjet korit te mashtruesve ,se keto po ndjejne qe po i vjen fundi i tyre politik dhe nen skenaret e kryemashtrusit Sali, vazhdojne avazin. Gazetari ne fjale mos eshte personi qe ka diktuar dhe avionet B 52 qe uleshin ne delvine per te marre drogen e Lazaratit dhe ka merita te medha per prova qe nuk u faktuan kurre . Por policia si qytetar I Republikes se Shqiperise i takon me ligj ta mbroje. Ky eshte shoku i gazetarit me fame boterore ,Larry Kingut shqiptar Artur Canit qe nuk ja sheh njeri emisionin, qe nuk dime se cfar ndodhi me ate kriminelin qe donte ta vriste u kap apo ishte mashtrim.
Nuk jam ne brendesi te problemit, pro u surprizova, qe nxorri prape ne skene kete gojoren P.I.DH.-i (Partia e Idealeve te Dhjetorit.
Ne shqiptaret kemi nje shprehje “mos e ngacmo m.tin, se vje ere”. Keshtu eshte dhe puna e gesaj gojores Suma, qe nxjerr PIDH-i neper konferenca.
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Grida del ne konference shtypi per tu dukur, per te treguar veshjen dhe krehjen se nuk ka gje per te thene.
E kane katandisur opoziten pa ide pa mendim. Dalin njeri pas tjetrit nga Basha deri tek Strazimiri dhe nuk thone asgje. Vetem me shpifje e akuza ndaj individeve te vecante qe pergenjeshtrohen dhe asgje tjeter nuk servir kjo opozite opinionit publik.