Pas operacionit blic që Policia e Shtetit ka nisur mbrëmjen e së premtes në akse të ndryshme rrugore dhe në ambiente , si lokale apo edhe shtëpi policia ka publikuar të dhënat e para të operacionit.
Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 12 persona, 5 për armëmbajtje pa leje, 2 për armë të ftohta(thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.
Në 3 raste janë kapur armë dhe municione pa leje, në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autor të arrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autor të arrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek 10 kapsolla detonatore dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatore me filita të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.
Gjithsej janë kontrolluar 235 ambjente kryesisht bare,lokale nate dhe te lojërave te fatit.
Janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete.
Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.
Qindra forca policore janë angazhuar në kontrolle në kryqëzime, klube, makina, banesa për armë dhe të kërkuar. Operacioni ka nisur pas një urdhëri të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në operacion marrin pjese forcat Renea, Forcat Speciale, FNSG dhe ato të Rendit. Ky operacion do të zgjasë disa ditë dhe synohet goditja e çdo elementi kriminal.j/.h
po ndonje mandat kontrolli marrin keta kur kontrollojne lokale dhe ambjente te tjera?? se keta kerkojne nga qytetaret zbatimin e ligjit po e shkelin vete me te 2 kembet.
shtet policor.Rezultatet do ti shohim me 21 qershor.
Uroj qe te vazhdoje keshtu vetem se per ata qe kane arme pa leje beni nje ligj ku te paguajne nje gjobe te rende dhe ti behet kontroll ne shtepi dhe per cdo arme te gjetur te shtohet gjoba.Vetem keshtu nuk do mbaje me njeri arme pa leje.
Shteti qe eshte shtet te ben te kercesh maje kalemit kur nuk je ne rregull.Po vriten njerezit me lehte se qente njehere e nje kohe.
me keto kontrolle shtepi me shtepi po na kujtojne vitin 1997. jemi ne 2015,kanditat per ne europe. ka mundesi te respektohen me shume te drejtst e njeriut. nuk mund te behen kontrolle pa nje mandat.
me ligjin kunder terrorrizmit keta jane te lire te shkelin kure te duan..te drejtat e njeriut demokrat
Atje po vriten njerez cdo dite ti kerkon mandat,siguria ne shqiperi eshte zero te vret tjetri pse me shef, arrestoni keta plera ose futuni plumbin dhe vellai im po te jet nuk me vjen keq te jetosh me frike ne 2015 boll, duhet pergezuar policia e shtetit per aksionin te gjithe te barabarte para ligjit, hajde ne europ dhe kundershtoje patrullen e policise te mesojne keta si te behesh njeri me kultur te bosh burgun te paguash dhe nje gjobe qe sa here ti shikosh ne rruge te dridhesh se po te jesh vetem dhe ata dy ti kopsisin mire letrat
Po edhe Brisku ne 96 – 97 bente raprezalje
Duhet mandat nqs hyn ne banese !!!
Nqs jo ekzekutohet polici si qen sepse ne shtepi te vras si vjedhes