Abuzoi me detyrën, arrestohet punonjësja e postës

9 Janar 2015, 10:37Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56-vjeçare me detyrë punonjës poste, e cila duke shfrytëzuar detyrën e saj ka përvetësuar shpërblimin e një veterani lufte.

Ngjarja bëjnë të ditur burime nga Policia e Vlorës, ka ndodhur në pikën e postës në Novosele, ku në pranga ka rënë punonjësja N.L, e cila tashme do të ballafaqohet me akuzën për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

56-vjeçarja dyshohet se ka përvetësuar një pjesë të shpërblimit të dhënë për festat e fundvitit qytetarit me iniciale N.R, me statusin e veteranit, ngjarje kjo e ndodhur më 29 dhjetor të vitit të shkuar.

Vetë personi i dëmtuar u paraqit në polici për të bërë kallëzimin, pasi kishte kuptuar se çfarë i kishte ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje