Rritja e sigurisë rrugore dhe minimizimi i numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë, është qëllimi i disa ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat i bashkangjiten përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Kështu nisur nga dita e sotme, datë 8 janar, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin rrugor , si rrjedhojë dhe gjobat e shumëfishuara dhe patenta me pikë.
Ligji i ndryshuar sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kane varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.
Risi tjetër e projektit është dhe detyrimi për drejtuesit e mjeteve që t’i pajisin automjetet me ndenjëse të posaçme për fëmijët deri në 12 vjeç. Po ashtu, personat që do të merren me transport pasagjerësh do të pajisen me leje të veçantë drejtimi.
Po ashtu, me ligjin e ri ndryshon edhe masa administrative e vendosjes së gjobave, kryesisht për mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet dhe vjedhjet.
Po ashtu rrisin kohëzgjatjen e kurseve të të detyrueshme për tu pajisur me patentë , për rrjedhojë tarifa më të larta ku aktualisht kushtonte 37 mijë lekë dhe me ndryshimet e reja ligjore, sipas pronarëve të autoshkollave vlera e tij nuk do të jetë më pak se 50 mijë lekë. /gj.k/
Cmimi 37 mije dhe 50 mije shume i larte.Aq ma teper ne nji vend fukara.Nga ma i vecanti i fukarenjeve.
po ke ndenjeset esht problemi po 12 vjecaret sot jane me tre universitete. po shikoni ato patentat qe merren me leke nen dore nga te paaftit …… kete shikoni ju se po i merrni ne qafe njerezit…..
Tani do kapet Policia me ndenjesen e femijeve… O Rilindje… Po gocat 12 vjec sot bejne sex o te uruar .. Cfare BEHET keshtu .. Merruni me ata QE flasim ne cellular gjate drejtimif te makines , ose ata qe I bien borive si te cmendur .. Zoti Tahiri .. Behuni SERIOZ JU lutem .. O ZOTI BRACE .. A do I flasesh ketyre TI mo , Apo SI e ke hallin..
Hahahahahah o lum si ne per kete Shtet qe kemi
ORE CFARE JANE KETO QE BENI JU PSE NUK REGULLONI RRUGET SIPAS STANDARTEVE ME TE GJITHA SINJALISTIKAT DHE SEMAFORET POR DO MERENI ME FAMILJARET E NDERSHEM QE DO TE COJNE FEMIJET NE SHKOLLE APO NE KOPESHT. MERRUNI ME DOKUMENTAT E MAKINAVE TE TE GJITHE PUSHTETAREVE DUKE FILLUAR QE NGA LART DERI TEK AI POLICI I THJESHTE SE JANE ME TARGA FALLCO DHE PA DOK. TE RREGULLT OSE PA DOGANE DHE MERRUNI ME ATA QE KALOJNE ME SEMAFOR TE KUQ OSE ATA QE JANE TE DEHUR ME DROGE E ME ALKOL POR MOS U MERNI ME FAMILJARET E NDERSHEM QE SKANE MESE TI PAGUAJNE GJOBAT E MAJME QE PO I VENDOSNI FUKAREJVE SE MAFJOZEVE NUK JU A MBAN AS TI NDALONI NE RRUGE E JO ME TJU PRISNI GJOBA.