Çipa: Atentati ndaj Shullazit dhe vrasja e Sterjos, jo lidhje me njera-tjetrën

7 Janar 2015, 19:04Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipame një deklaratë për mediat dha versionin zyrtar të dy ngjarjeve të rënda të ndodhura mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 4 persona dhe u vra një 42-vjeçar.

Çipa ka shprehur edhe njëherë angazhimin e Policisë së Tiranës për zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve që sipas tij nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Çipa gjithashtu ka pohuar edhe arrestimin në flagrancë të efektivit Roland Meta, për vrasjen e Arjanit Sterjos.

“Policia e Tiranës është e angazhuar për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura mbrëmjen e së hënës. Në orën 19:45 është marrë njoftimi për të shtëna në Rrugën e Kavajës.

Ka shkuar menjëherë një patrullë e gatshme e policisë si dhe një patrullë e Shqiponjave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sërë gëzhojash të kalibrave të ndryshme.

Në distancë 1 km nga vendi i ngjarjes, në rrugën “Him Kolli” është gjetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterjo Alias.

Ndërkohë nga Spitali i Traumës është marrë njoftim se ka shkuar i plagosur Pajtim Serjani dhe nga një spital privat kishte shkuar efektivi Roland Meta”, sqaroi Çipa.

Ai tha më tej se viktima Arjanit Sterjo ka tentuar të vrasë, Pajtim Serjanin, Denis Ramanin, Ditmir Reçin dhe efektivin Roland Metën, por është qëlluar nga ky i fundit.

“Sterjo ka tentuar të vrasë shtetasit Pajtim Serjani, Denis Ramani, Ditmir Reçi dhe Roland Meta. Është arrestuar në flagrancë polici Roland Meta, për kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Bëjmë me dije se Meta është pranuar në polici në vitin 2005”, tha Çipa.

Kryepolici i Tiranës ka njoftuar për ngjarjen e dytë të ndodhur në Qafën e Kasharit ku mbeti i plagosur Emiljano Shullazi. Ai ka deklaruar se mes dy ngjarjeve nuk ka lidhje.

“Rreth orës 20:30 është njoftuar për shkëmbim zjarri në Qafën e Kasharit. Pas kësaj është marrë njoftimi nga Spitali i Traumës se kanë mbërritur të plagosur E. Shullazi dhe G. Dani.

Të dy këta shtetas kanë qenë duke udhëtuar me një automjet dhe janë qëlluar me armë nga një mjet tjetër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 24 gëzhoja të kalibrave të ndryshme, një krehër pistolete dhe një krehër automatiku.

Dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Për zbardhjen e rrethanave janë shoqëruar në polici 32 shtetas, ndërsa hetimet kanë nisur për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim ndaj një ose më shumë personave”, ka thënë Çipa. /gj.k/

4 komente në “Çipa: Atentati ndaj Shullazit dhe vrasja e Sterjos, jo lidhje me njera-tjetrën”

  1. SOCIALISTI ZHGENJYER says:

    MQS E PASKE ME DESHIRE ME SQARU SE KUR JANE EMERUAR NJEREZIT NE PUNE NA SQARO TE LUTEM PAK EMERIMIN E NUSES TENDE NE BANKEN E SHQIPERISE G. PETROM…SI SPECIALISTE E BURIMEVE NJEREZORE NE DATE 21.111.2014 NE TE NJEJTEN KOHE KUR KJO BANKE ESHTE NEN HETIM NGA ANA JUAJ!!!! A ESHTE KY KONFLIKT INTERESI O ZOTI ME KOKEN ME XHEL???? ANKOHESHIN KUR E KISHTE PD SE NE BANKE EMEROHESHIN VETEM FEMIJET E PUSHTETAREVE PO PSE KETA TE PS CFARE PO BEJNE NDRYSHE!!!!!!! PSE SE ARRESTUAT SHULLAZIN, PSE SJU BE EKSPERTIZA PEE GJETJEN E FAKTOREVE PLOTESUES TE QITJES(barutit) NE DUART E TIJ!!! NORMALE QE JO SE SAIKEQ TAHIRI E RUAN PER PRESIONE SHULLAZIN.
    I VETMI QE ARRESTOHET POLICI KUR AI VETEM KA BERE DETYREN EDHE KY ME KOKEN ME XHEL THOTE ESHTE EMERUAR NE 2005 E CRENDESI KA KJO O TOÇ, ATJE KU ISHE TI SHEF TE AI KOMISARIAT ESHTE EMERUAR PSE SE NDALOVE TI????

  2. Al says:

    Nuk e di se si mund ti kaperceje dikush kushtet e vetembrojtjes me plumba ne bark.. Hapni e rregulloret o zoteri. Cfare thote ligji 8901? Kush ishte minimumi i pershtatshem i forces ne ke rast? O gazetare te dhjere ju te temes ose profesionista leshi keta te policise.

  3. Mentari says:

    Policika qen ne vetmbrojtjen e jetes setij por edhe ne mbrojtjen e jetes se tre qytetareve te tjere.Ore po eshte ne veteky zedhenes apo eshte i droguar?Cfar do te thot ky se ai Polici i ketij shteti kishte hyre ne polici me 2005 qe edhe atehere ishte ne pushtet po kjo Parti esotme?ik ore gomar kullot ato bagetite e Laberise se cdo kuader prej laberie bejne me mire kullotje sesa sherbim te ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje