Reagon ambasada franceze në Tiranë: Shtypi, gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen

7 Janar 2015, 18:12Kronika TEMA
Reagon ambasada franceze në Tiranë: Shtypi, gazetarët në

Ambasada franceze në Tiranë ka reaguar pas sulmit terrorist ndaj selisë së gazetës “Charlie Hebdo”.

Ambasadori francez shprehet se ndihet i prekur nga solidariteti i treguar nga shqiptarët për këtë rast.

Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës « Charlie Hebdo » në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve.

Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes: shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen.

Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit.

Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez.

Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar, thuhet në deklaratën e ambasadës.

5 komente në “Reagon ambasada franceze në Tiranë: Shtypi, gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen”

  1. Billy1 says:

    Mire, o Ambasasdor mire, por prite kur te flase Berisha dhe Basha, se Francen e ka mbytur krimi dhe qeveria socialiste e Holande eshte e zhytur deri ne fyt ne krim e korrupsion.
    Vetem PD do ta cliroje Francen nga krimi. Prandaj Berisha i ben thirrje popullit Francez te cohet ne protesta masive per rrezimin e qeverise se krimit deri ne ardhejn e PD-se ne pushtet.

  2. dom says:

    Haha,lerini pordhet,respektoni te tjeret!Duhet te beni reforma edhe ju ,jo vetem ne!Njiheni mire ne bote per pordhacerine tuaj!Edhe Shqiperise i keni borxhe historike!Franca e “emancipuar” ka nevoje per emancipim!Franca,nje regres,nje karakurve e vjeter!

  3. iBaba says:

    Je suis Charlie!!!

  4. tfgs says:

    Franca dhe gjithe shtetet evropiane duhet te kthejne gyzelet pas ne vatan dhe ndalohen visa-t per leshqenet…………

  5. Andreas says:

    Po..po.. o zoti ambasador, po mos harro se te besosh te shqiptaret eshte njesoj sikur ti besosh nje parashute qe nuk hapet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje