Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për tre të arrestuarit, për videon me përmbajtje shqetësuese të xhiruar në Urgjencën e QSUT-së.
Albi Bocaj, 18 vjeç dhe Patrik Kaço, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë pasi kanë çuar 17 vjeçaren në spital, pasi nuk ishe ndjerë mirë në lokal. Në urgjencë, adoleshentët ende të dehur, kanë bërë një video ku shihen duke ngacmuar shoqen e tyre.
Veprimi i adoleshentëve është cilësuar si ngacmim seksual dhe ata janë arrestuar. Në video duket edhe një sekses funeralesh, Evarist Pasha, i cili qeshte me veprimet e adoleshentëve. Gjykata, ndaj Evarist Pashës ka dhënë maën e sigurisë arrest me burg, pasi ai më herët ai është dënuar për tentativë trafikimi droge dhe armëmbajtje pa leje.
Dy të rinjtë Albi Bocaj dhe Patrik Kaço, sipas prokurorisë akuzohen për moskallëzim krimi, ndaj gjykata vendosi hetim në gjendje të lirë. /j.h
Vetem forcimi i regjimit spitalor, mund te eleminoje shume difekte dhe te nxjerre jashte loje keta felliqesira funeralesh qe lumturohen me vdekjet duke i kthyer ne fitime lekesh! Ligji per denimet e adoleshenteve te behet me i rrepte sepse jane pikerisht ata qe po bejne krime dhe hskelje ligjore pa fund!