Situata e rrugëve, ARRSH: Ja akset problematike në qarkullimin e mjeteve

6 Janar 2015, 10:48Kronika TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) njoftoi të martën se qarku i Kukësit, i Dibrës dhe ai i Korçës për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta paraqesin vështirësi në qarkullimin e mjeteve, ndaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

“Situata paraqitet e ndryshuar, nga ajo e ditës së djeshme. Në qarkun e Kukësit kanë filluar reshjet e borës”, thuhet në njoftimin e ARSH-së.

Gjatë natës ka patur temperatura të ulëta, që kanë sjellë praninë e ngricave në rrugë. Kontraktorët, sipas ARRSH-së, kanë marrë masa për kriposjen e rrugëve. Bëhet me dije se deri në orën 09:00 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Kukës

Në këtë qark kanë filluar reshjet e borës. Është bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash.
Në aksin Bajram Curri – Qafë Morinë, ka ngrica në rrugë nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse: Bajram Curri-Kam dhe K.Domaj – Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi në aksin Bajram Curri – Qafë Morinë rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Dibër

Vazhdon hedhja e kripës, për shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Peshkopi – Qafë Draj, Qafë Bualli-Krastë. Në aksin Skurraj – Burrel ka patur rënie gurësh në rrugë, por kontraktori ka marrë menjëherë masat për pastrimin e saj. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë, në aksin Qafë Bualli-Krastë dhe në segmentet Muhurr-Qafë Draj dhe Sllove- Kalaja e Dodës. Kalimi me zinxhirë bëhet edhe në aksin U.Qytezës – Zerqan.

Qarku Korçë

Po vazhdon puna për hedhjen e kripës në akset ku ka prezencë të ngricave, pasi temperaturat gjatë natës kanë shkuar deri ne -5 gradë. Afër doganës së Qafë Thanës ka patur një bllokim rruge, jo për shkak të situatës në rrugë, pasi ky aks është plotësisht i kalueshëm, por nga një trajler. Janë marrë masat së bashku me policinë dhe situata është stabilizuar.
Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të qarkullojnë me zinxhirë në orët e para të mëngjesit.

Qarku Shkodër

Gjate natës ka patur temperatura të ulëta, prandaj po bëhet trajtimi me kripë i akseve. Në segmentin nga fshati Vrith deri ne Razëm ka prani ngricash në orët e e para të ditës.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithe akset. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës, pasi temperaturat natën kanë qenë të ulëta .

Qarku Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnje

Qarku Lezhe
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruar. Ne aksin Rreshen – Qafe Bene, ka ngrica ne oret e mengjesit, Edhe ne aksin Rreshen – Tuneli Thirre ka vatra akulli te formuara nga ulja e temperaturave gjate nates. Keto vatra po trajtohen me kripe dhe nuk ka probleme ne qarkullim. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire. Rekomandohet te qarkullohet me zinxhire ne aksin Rreshen-Qafe Bene, per shkak te ngricave ne rruge.

Qarku Tiranë

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.Qarkullimi rekomandohet te kryhet me kujdes ne oret e para te mengjesit, pasi formohen ngrica ne rruge nga ulja e temperaturave gjate nates.

Qarku Durrës

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Qarku Elbasan

Aksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda. Ka shembje aksin Cerrik – Banje, te diga (skarpatat e reja). Rruga eshte me nje kalim per momentin, po punohet. Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane, vazhdon sperkatja me kripe ne vendet ku ka formim ngricash. Duhen perdorur zinxhiret sidomos ne segmentin Lunik –Stebleve . Ne akset e tjera te behet kujdes ne oret e para te mengjesit nga ngricat ne rruge.

Qarku Berat

Ne segmentin Kthesa Gllave – Antena ka prani te ngricave. Edhe ne segmentin Bogove – Kakruke ka prani ngricash ne oret e mengjesit dhe mbremjes. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku.Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Qarkullimi ne segmentin Kthesa Gllave-Antena duhet te behet me zinxhire. Rekomandohet qarkullimi me zinxhire edhe ne segmentin Bogove-Kakruke.

Qarku Vlore

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.
Por ne oret e para te mengjesit te behet kujdes nga ngricat ne aksin e Llogorase.

Qarku Gjirokaster

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje