U nisen për ne mort, po nuk mund te përcillnin te afërmin e tyre per ne banesën e fundit.
Mes hidhërimit te humbjes se familjarit te tyre, familja Lala ne Mat u përball edhe me pamundësinë e varrimit te tij, pasi ura qe te çon per ne varreza është e pakalueshme, raporton Vizion Plus.
Familja ndodhet ne komunën Baz te rrethit te Matit, ndërsa varrezat me te afërta janë ne fshatin përtej lumit.
Por, për te arritur atje duhet përshkuar ura prej druri, e cila është teje e amortizuar.
Te ndodhur para nje situate te tille, familja Lala është detyruar te shtyjë varrimin.
Për situatën ka reaguar edhe kryeplaku i fshatit, i cili ka kërkuar nga instancat qeveritare ndërhyrjen për zgjidhjen e problemit te kësaj familje.
Ura ka vite ne kete gjendje dhe e vetmja mënyrë kalimi per ne fshatin tjetër behet nëpërmjet varkave.