Anija me flamur moldav,e cila ka dhënë alarmin SOS në Korfuz, mësohet se është me emigrantë sirianë.
Sipas marinës greke, emigrantët janë braktisur nga skafistët. Sipas autoriteteve greke kushtet e detit nuk janë të mira, deti është shumë i fryrë dhe era fryn me 49 kilometra në orë.
Referuar mediave greke, sinjali është kapur fillimisht nga autoritetet italiane të cilat më pas ia kanë përcjellë atyre greke. Menjëherë marina greke është nisur për të verifikuar raportimet pasi ishte shumë pranë zonës pasi ishte përfshirë në operacionin e shpëtimit të tragetit Norman Atlantic.
Nga Korfuzi janë dërguar dy helikopterë, ndërsa një anije tjeter ndodhet tashmë në zonë.
Sipas mediave italiane dhe atyre greke anija ishte nisur drejt Kroacise, por krejt papritur ka ndryshuar drejtimin e saj për në Itali.
Admiral Nikolaos Patrinos, kreu i Gardës Bregdetare thotë se një telefonatë nga një pasagjer ka shkuar përsëri në pozicionin e anijes 10 milje nga Korfuzi. “Ne jemi duke u përpjekur për të lokalizuar anijen dhe për të kuptuar se cilat anije janë në afërsi.” Patrinos shtoi se pasagjerët janë pa ujë, ushqim dhe batanije.
Paralajmërimi për anijen Blu Sky vjen dy ditë pas zjarrit që perfshiu Norman Atlantikut, nga e cila deri tani rezultojnë 11 të vdekur dhe rreth 179 të humbur sipas raportimeve, ende kontradiktore./j.h
Pune gerqish, varu Tourkopordhosin!
Se shpejti Lindja e Mesme, do “zhvendoset e pushtoje” Europen. Perendimi i hap dyert e keta me vone i presin kokat.
Jam i bindur qe ata do perfundojne ketu ne Itali sepse E MAJTA ITALIANE eshte “e semura” e Europes qe ska respekt per popullin e saj qe eshte katandisur si mos me keq e pa pike shprese lere çderdellin çilimiu Renzi!