Operacioni për shpëtimin e personave që ndodhen në bordin e tragetit “Norman Atlantic” vijon, ndërsa mes pasagjerëve të evakuar janë edhe 11 shtetas shqiptarë nga 22 me pasaportë shqiptare që ndodheshin në bord.
L Gelvin Dervishi, këshilltar për mediat në Ministrinë e Jashtme, thekson se gjendja shëndetësore e personave të shpëtuar është shumë e mirë.
“Në bordin e anijes “Norman Atlantic”, sipas konsullatës shqiptare në Athinë ishin 22 shtetas me pasaportë shqiptare, 11 prej të cilëve janë evakuar dhe tashmë ndodhen në portin e Barit, ndërsa pjesa tjetër pritet të evakuohet në orët në vijim”, tha ai.
Sipas tij, shtetasit e evakuar janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Operacioni ndërkombëtar po vijon dhe në orët në vazhdim priten përditësime të reja lidhur me evakuimet.
Ndërkohë mediat italiane njoftojnë se Prokuroria e Barit ka ngritur një grup hetimi për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti në Adriatik, si dhe nëse do të ketë përgjegjës për këtë incident, që deri më tani zyrtarisht numëron vetëm një viktime me nënshtetësi greke.
Në listën e pasagjerëve të evakuar në bordin e anijes “ABY JEANNETTE” ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:
1. Refik Aliko
2. Sheraf Aliko
3. Donika Aliko
4. Jonel Lamcaj
5. Festim Cuci
6. Hasie Cuci
7. Brunilda Cazo
8. Jorgo Kristo
MPJ informon se anija “ABY JEANNETTE” ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen.
Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja:
9. Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin “Copertino” të Leçes jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptarë:
10. Albert Mane
11. Alban Skëndaj
Kanë mbërritur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /gj.k/
bravo qe kemi me ne fund nji shtet qe interesohet per shtetasin e tij !
kujtoni mender Rrumpallen Berishiane ,qe nuk bente vaki ti binte ndermend nji xhest i tille ne raste te ndryshme problematikash apo fatkeqesishe! munde edhe te thoshin qe pse hipen tek ai traget……nuk kishte pak te tjere !!
ku ne ambasada ishin komplet listat familiare te ca Xhozave,me vellezer ,niper e ku di une dhe andej nga Franca ,ne mos gaboj ,,,ca Mal Berisha,qe nga emri,me vjen tia plas te qeshurit,…….bravo per shtetin shqiptare !
krenare per te !
Detari :: Jam plotesisht dakort me tyje .po e ndjek qe nga mengjezi i dites se djeshme ne rainews dhe do konfirmoja ate qe shkruan se tashti ne shqipetaret Kemi nje shtet me te vertete ( e permendin shtetin shqipetare – minstrat italian , te mbrojtjes dhe te jashteme si dhe krueministrit italian ) dhe ne shqipeetaret duhet te jemi krenare per kete .edhe shteti yne me Pak forca , por e rendesishme eshte qe jep kontributin e tij per shpetimin e personave qe gjenden ne kete traget .
Bravo edhe konsullatave tona ne itali e greqi qe shume shpejt u interesuan per qytetaret e saj .
–“” te njejten gje beri edhe qeveria Berisha ne 97 , i shpetoi emigrantet e katerit te radit qe te mos vuanin dhe i la ne fund te detit “” —